• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ku do me dalë Elisa?

20:30 : 21/04/2026
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Arion Sulo

Elisa Spiropali në fundjavë shkroi se qeverisja është kthyer në një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni.

Po ashtu ditë më parë, bënte një skaner të shpejtë, por mjaft acid për PS-në, si një parti që ka ndërtuar një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe heshtja e përshtatja shpërblehen, ndërsa meritokracia është thjesht një fjalë. Pjesa më e fortë e qëndrimit të fundit të marsit kishte të bënte me faktin se në maxhorancën e sotme ndihet frikë për të folur, frikë nga pasojat për karrierën politike, por edhe më gjerë, te familjarët, bizneset apo punët e tyre.

Javën që shkoi, një gjë e tillë ndodhi me vetë ish-kryetaren e Kuvendit. Tatimorët u urdhëruan të kontrollonin bizneset e bashkëshortit të saj për shkak të sjelljes politike të Spiropalit. Bastisja e biznesit të burrit është një detaj i rëndësishëm për të treguar dhe kuptuar reagimin e qeverisë ndaj kritikave të saj, por mbi të gjitha për të kuptuar sesa seriozisht e ka Elisa rrugën që ka nisur. Deri tani, ajo ka thënë se nuk do të heshtë, edhe pse e kanë këshilluar ta bëjë këtë, edhe pse është e ndërgjegjshme se testet e vërteta, me më shumë pasoja për këto qëndrime parimore, janë ende duke ardhur. Deri tani ka thënë se do të bëjë të kundërtën, dhe nuk është se ka thënë pak.

Për shumëkënd që ka kohë që denoncon këtë qeverisje, fenomenet që Elisa përmend nuk janë zbulim, por të thëna nga një socialiste që deri dje ishte ministre e Jashtme dhe kryetare e Kuvendit, ato marrin vlerë.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Nuk është pak që në PS, nëntë vite pas Ben Blushit, i cili ishte i fundit që artikulonte alternativë politike ndaj asaj që kishte nisur të ekzekutonte Rama, dikush guxon të denoncojë degradimin e kësaj partie dhe kësaj qeverie.

Nuk është pak, po të kemi parasysh se PS i ngjan sot një reparti ushtarak, ku të gjithë ngritën dorën për të rrëzuar kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, duke dalë kundër narrativës për mbështetjen e drejtësisë dhe duke marrë koston e përplasjes së parë reale me BE-në që nga ardhja në pushtet. Spiropali, edhe pse me vonesë, e ka bërë këtë.Por, përtej kësaj dobie jo të vogël për kushtet ku ndodhemi, pyetja që shtrohet është se ku do të dalë Elisa me këto denoncime të forta?

A është kjo një betejë personale me Belinda Ballukun dhe po kërkon të rimarrë pozicionet e humbura? Nëse Rama e shmang Ballukun, a do të qetësohej Spiropali? A po kërkon në mënyrë parimore vendosjen e disa rregullave që janë shkelur dhe kaq? Apo është e qartë se rruga që ka nisur do ta çojë në mënyrë të pashmangshme në përballje me Ramën?

Znj. Spiropali ka të drejtën të vendosë se çfarë do të bëjë me karrierën e vet, por nga skaneri që ajo i ka bërë PS-së dhe qeverisë është e qartë se vetëm Edi Rama është përgjegjës për nivelin e demokracisë, meritokracisë, arrogancës, heshtjes, frikës apo edhe paligjshmërisë në parti dhe qeveri. Spiropali e di mirë se urdhri për kontrollet në bizneset e burrit të saj mund të jetë dhënë nga Belinda Balluku, por jo pa lejen e kryeministrit, siç di po aq mirë se ishte Rama ai që e shkarkoi nga posti i ministres së Jashtme.

Spiropali e ka të qartë se pas mungesës në votimin për imunitetin e Ballukut shkaktoi hakmarrjen e kësaj të fundit, por ama ishte Rama që kërkoi që asnjë votë e grupit të PS të mos ishte kundër Ballukut dhe ishte po Rama që e largoi nga drejtimi i qarkut të Tiranës, duke e deleguar në Njësinë 2.

Ndaj, më shumë se denoncimet, aftësia personale apo epërsia morale, në situatën e krijuar rëndësi ka që Elisa ta ketë të qartë se betejën e ka me Edi Ramën dhe, akoma më shumë, rëndësi ka që ta ketë të mbledhur mendjen se do ta bëjë këtë betejë. Nëse nuk e bën do të mbetej thjesht një inat personal apo rivalitet femëror.

Etiketa: Edi RamaElisa Spiropaliperplasje verbalepsqeverisje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026
Para

Goditet grupi i drogës në Spanjë, dënohen me burg shqiptarët

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş