• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ish ministri socialist – Erion Veliajt: Vëllai im vdiq nën stresin e arrogancës tënde dhe drejtorit të urbanistikës

14:51 : 20/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë ku akuzon drejtpërdrejt kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliajn, se është palë me mafien e tokave duke i’ua grabitur atë pronarëve të ligjshëm, nën kërcënime mafioze të oligarkëve.

“Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është “engjëll” dhe as “i burgosur politik””, shkruan ai, nisur nga deklaratat e kryebashkiakut, teksa kërkon mëshirë dhe sulmon prokurorët e SPAK nga qelia.

Për të treguar se Erion Veliaj nuk është engjëll, Arben Malaj sjell për herë të parë rastin e vëllait të tij të ndjerë, i cili kishte trokitur në zyrën e kryebashkiakut, ashtu si ish-ministri vetë, por ishin përballur me arrogancë.

Ai shprehet se vëllai i tij ka ndërruar jetë i ndikuar edhe nga arroganca e stresi i akumuluar për këtë çështje.

Lexo edhe:

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Protestat masive/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!

“Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, “dhëndrit të shokut Xhemal”. Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e “shteti jam unë”. Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatê”, ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”, shkruan ish-ministri socialist.

Arben Malaj tregon se aty është përplasur me kryebashkiakun, duke i thënë në sy fjalët e popullit për institucionin që drejton, se atje kishte një mafie të tokave dhe ndërsa ditën bllokoheshin pronarët e ligjshëm, natën oligarkët dilnin në terren dhe u bënin presion për t’u marrë tokën.

“Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave. Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar. Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë. Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.

Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku  kërkonte vetëm  të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm  që të mos ia zaptonin tokën”, shkruan ish-ministri, duke theksuar se qëndrimi i tij nuk ushqehet vetëm nga ky rast, por rasti i vëllait të tij mbështet argumentet “pse Erion Veliaj nuk është engjëll”.

Deklarata e plotë:

Erion Veliaj ka të drejtën të prezumohet i pafajshëm, por Veliaj nuk është”engjëll” dhe as “i burgosur politik”.

Veliaj nuk bën mirë që ofendon një prokurore me metaforën e “gomarit”, pasi cenimi ligjorë i kritereve ligjore dhe masave duhet verifikuar nga institucionet e drejtësisë, jo nga poshtërimet e Veliajt.

Ok, po nëse ndërrohet prokurori dhe akuzat mbeten, çfarë i mbetet Veliajt?

Veliaj nuk është engjëll sepse:

Veliaj dhe Mjaft qenë që ditën e parë skllav vullnetar i Ramës.

Ka keqpërdorur “Mjaft”-in kundër kujtdo që Rama e shpallte armik, midis shumë të tjerëve edhe mua.

Veliaj ka keqpërdorur çdo burim financiar për të ndërtuar lavdinë e tij sipërfaqësore.

Veliaj fshehu transparencën e fondeve ne miloona euro te “Mjaft” duke deklaruar se i kishte humbur laptopi.

Por veprimet ligjore të burimeve të financimit dhe të shpenzimeve.

Nëse është financuar nga fonde të zeza, kjo bëhet vetëm për qëllime të zeza?!

Veliaj terrorizoi fshatarët e varfër që shisnin për mbijetesë fruta dhe perime, praktikë kjo që nuk gjen vend në asnjë cep të asnjë kuadrati në New York.

Veliaj, bashkë me policinë e shtetit, nxorën me dhunë banorët e Astirit dhe të “5 Majit” në palcën e dimrit, duke bërë të qajnë dhe të mallkojnë bashke me fëmijët në krahë e gjysheve, apo duke thithur gazin e helmuar.

Veliaj, i përkëdhelur nga mentori që e shfrytëzoi deri në palcë, krijoi ushtrinë me rreth 36 këshilltarë që paguheshin nga taksat e shqiptarëve.

Ata të gjithë kryesisht kishin portale dhe ngrinin në qiell Veliajn dhe luftonin paçipërsisht çdo individ.

Kurtz, ish kancelari i Austrisë vetëm se ndërtojë të njëjtën skemë ndikimi deformues të votës së votuesve, humbi postin e Kyetarit të partisë, humbi postin e Kancelarit dhe u gjykua për ta dënuar edhe penalishtë.

Veliaj turpërisht sulmonte çdo zë kritik duke i atakuar publikisht se “ishin të tillë sepse i kishin kërkuar leje ndërtimi dhe ai nuk ua kishte dhënë”.

Ky sulm i pashpirt ndaj vëllait tim, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë një vit më parë edhe nën stresin e arrogancës së tij dhe drejtorit të urbanistikës, “dhëndrit të shokut Xhemal”

Kur bashkia shkeli çdo afat ligjor, kërkova një takim vetëm me Veliajn.

U bë në një takim ballafaques me Veliajn, që kishte marrë edhe urbanistin e “shteti jam unë”.

Pa asnjë etikë komunikimi, kur i thashë: “Ktheni përgjigje se e keni detyrim ligjor dhe do të ankohem në rrugë ligjore ne gjykatê”,

ai me një arrogancë që nuk është hasur asnjëherë, m’u përgjigj me një arrogancë përbuzëse: “Ik ku të duash”.

Atëherë në zyrë iu ktheva atij dhe Veliajt se qenka e vërtetë ajo që thotë populli, se në bashkinë tuaj ka një mafie të tokave.

Ju bllokoni ditën pronarët ligjorë, ndërsa oligarkët tuaj natën u bëjnë presion pronarëve ligjorë për t’u blerë tokën me çmime apo koeficientë pjesëmarrjeje shumë më të ulët se tregu.

Në respekt të shpirtit të vëllait tim të ndjerë, jam i gatshëm të dal dëshmitar.

Mediat pranë Veliaj shpifnin se vëllai im kishte kërkuar kullë.

Genjeshtra gjithnjë i ka këmbët të shkurtra.

Menjëherë publikovane rrjetet sociale, kërkesën që vellai I kishte drejtuar Veliajt ku kërkonte vetëm të vendoste një ndërtim provizor druri,vetëm që të mos ia zaptonin tokën.

Qëndrimi im nuk ushqehet vetem nga ky rasti konkret.

Por rasti konkret mbështet argumentet pse Veliaj nuk është engjëll.

Mesazh i përsëritur për Veliajn:

NDAL poshtërimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe cdo kritiku ndaj teje.

Kujdes me metaforën me gomarin/gomarët se të kthehet tek vetvetja.

Rilindasit, ku ju bënlt pjesë si ushtari i mire Shvejk, do të jeni përgjegjës moralë përballë kriminalizimit të një pjese të rëndësishme të institucioneve dhe administratës publike.

Merru me akuzat E.V., jo me gomarët, sepse ata, edhe sipas Dritëro Agollit, në kohën e Rilindjes kanë kohë që janë vënë përpara kalit:

“Në vendin tim e në vendin tënd, Një i marrë, një vend e çmend;

Në vendin tim, në vendin tënd Kalin e lidhin, gomari pëllet; Se kalin e kanë vënë pas gomarit, Dhe gomarin para kalit.

Etiketa: Arben MalajErion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestat masive/ Ish-ministri socialist: Rënia e Ramës, e pashmangshme!

16:36 : 21/06/2026
AKTUALITET

Shtyhet gjyqi Veliaj-Dado në Gjykatën Administrative

15:35 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026
AKTUALITET

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026
AKTUALITET

Rezoluta e PE/ Malaj: Shans i artë për protestën! Mund të imponojnë agjendën në Kuvend

17:17 : 18/06/2026
Para
Foto ilustruese

E rëndë në Dibër! 65-vjeçari humb jetën pasi sulmohet nga kali

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş