• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Dako, Koka, Berberi e Sterilizimi, “show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake

10:10 : 19/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në tre vitet e fundit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) e ngriti stekën e hetimit dhe arrestimit të zyrtarëve të lartë në nivele të panjohura më parë. Eksponentë të rëndësishëm politikë, drejtorë që menaxhonin buxhete miliona euro, provuan përkohësisht qelitë.

Megjithatë, në gjykatë po konfirmohet gjithnjë e më shumë dyshimi i skeptikëve të SPAK-ut se operacionin e kësaj strukture të posaçme hetimore ishin më shumë shoë me pranga se sa brum hetimor.

Shumë çështje të rëndësishme po përfundojnë me dënimin e drejtuesve të rëndësishëm shtetërore vetëm me afatet e paraburgimit. “Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të rasteve më tipike, të cilat kanë nisur, tek-tuk në opinionin publik, kryesisht në rrjete sociale, të krijojnë edhe dyshimin se pas “tolerimit” me dënimin e zyrtarëve, qëndrojnë edhe “pazare” të natyrave të ndryshme, përfshirë ato politike.

Lexo edhe:

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

Vangjush Dako

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, është padyshim një prej personazheve më të rëndësishëm politikë që ka provuar prangar e urdhëruara nga Prokuroria e Posaçme.

Ai nuk ka mbajtur asnjëherë post ministri, por, për nga afërsia me kryeministrin Edi Rama dhe aftësinë e tij për të krijuar i pari sistemin e “patronazhimit” të qytetarëve, Dako padyshim konsiderohej si njeri thuajse i paprekshëm nga drejtësia.

Vangjush Dako ia kishte hedhur të shpëtonte nga dyshimet për vepra të rënda penale, përfshirë edhe ato për bashkëpunimin me krimin e organizuar.

Në foto: Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në gjykatë

Megjithatë, Dako u arrestua në 6 qershor 2023, nën dyshimet për shkelje në dy procedura tërësisht minore, një për një tender dhe një tjetër për një leje ndërtimi. Ai u lirua në shkurt të vitit 2024, në përfundim të afateve hetimore. Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi Vangjush Dakon me 2 vjet e 8 muaj, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.

Lefter Koka

Ish-ministri i Drejtësisë, Lefter Koka, është zyrtari më i lartë i dënuar për atë që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”.

Ai është shpallur fajtor me vendime ende jo-përfundimtare për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera për procedura që lidhen me dhënien me koncesion të tre impianteve inekzistentë të djegies së mbeturinave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Në foto: Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, në gjykatë

Lefter Koka u arrestua në 14 dhjetor të vitit 2021. Megjithëse mbi të rëndojnë dënime të rënda nga vendime që ende nuk janë përfundimtare, Koka doli nga qelia në dhjetor 2025, në përfundim të afateve të paraburgimit.

Rrjepaj-Rrapaj

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, së bashku me ish-ministrin Ilir Beqja, konsiderohen si personazhet kyç të asaj që konsiderohet si “afera e Sterilizimit”.

Në gusht të vitit 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Rrjepajt dhe Rrapajt, nën dyshimet se kanë krijuar një skemë për të shtuar në mënyrë fiktive me plot 50 milionë euro kontratën e koncesionit për “Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale spitalore”. Ndërsa për Ilir Beqjan, gjykata në atë kohë caktoi masën “detyrim për paraqitje”.

Në foto (montazh): Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Në mars të vitit 2026, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj u dënuan me nga 6 vjet burgim, i cili u konvertua në 4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Një muaj më pas, në 17 Prill 2026, të dy ata u liruan nga qelia, pasi kanë shlyer dënimin me kohën e paraburgimit.

Evis Berberi

E njëjta skemë me afatet e paraburgimit duket se po zbatohet edhe për ish-drejtuesin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.

Në 14 Mars 2024, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) e arrestuan Berberin në zyrë, nën dyshimet e “korrupsionit pasiv”. Ai akuzohej se, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh në sektorin privat, ka kanalizuar paratë e tenderave publikë tek kompani që kontrolloheshin prej tij në hije.

Në të njëjtin hetim janë edhe pasardhësi i tij në krye të ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe një ish-vartës i tij, i cili më pas u emërua drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi.

Së fundmi, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 10 vite burgim për Berberin, i cili, nëse shpallet fajtor, përfiton uljen me 1/3 e dënimit, pra maksimalisht 6 vjet. Nëse ndiqet logjika e zbutjes së kërkesave të Prokurorisë nga gjykata, me shumë mundësi, edhe Evis Berberi do të mbyllë llogaritë me këtë dosje vetëm me kohën e paraburgimit.

Ndërkohë, dy të bashkëpandehurit e tjetër, Gjyli dhe Elezi, të cilët janë hetuar me masën e arrestit në shtëpi, është thuajse e sigurt që do të mbyllin gjithçka me “paraburgimin”, pasi edhe Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tyre me pak më shumë se një vit burgim, të konvertuar në shërbim prove.

Për skeptikë të ndryshëm, lirimi i shpejtë i Evis Berberit mund të jetë si një “bonus” edhe për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila, nga liria, pritet të përballet si e bashkëpandehur në një dosje tjetër të ish-kreut të ARRSH-së.

Shefat e “Bankers”

Në Korrik të vitit 2025, Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin ose caktimin e masave të tjera më të buta për thuajse të gjithë zinxhirin drejtues të kompanisë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”.

Ata dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në në vlerën e miliona eurove.

Në foto: Mjediset e Bankers Petroleum

Dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, nën argumentin se personat dhe kompani të tjera bashkëpunëtorë me “Bankers” kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Me kalimin e kohës, asnjë prej të dyshuarve nuk është pas hekurave, për shkak të afateve të paraburgimit.

Etiketa: BankersBurgdenimEvis BerberiIlir RrapajKlodian Rrjepajlefter kokaparaburgimspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026
AKTUALITET

“ZIG-ZAG” në tokën e Ramës”/ Berisha: E vërteta e shkarkimit të Artan Lames!

21:48 : 21/06/2026
Para

Aksident i 3-fishtë në Çermë-Lushnjë/ Një makinë godet barrierën anësore, shoferi ngec brenda mjetit

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş