• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet për shpërdorim detyre ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako

17:18 : 06/06/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Disa urdhër-arreste janë lëshuar për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, mes tyre edhe për Vangjush Dakon, i cili është arrestuar për shpërdorim detyre këtë të Martë.

Sipas burimeve pranë SPAK, janë 10 masa arresti të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme dhe të miratuara nga Gjykata për akuzat e shpërdorimit të detyrës, dhe falsifikimit të dokumenteve. 7 prej tyre janë masa sigurie “arrest në burg” të dhëna në mungesë, ndërsa tre të tjerat më të buta.

Dako është marrë në pyetje në SPAK disa ditë më parë. Ai ka qenë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme edhe në muajin Mars. Asokohe burime thanë se ai u pyet për një objekt që ka ndërtuar disa kate pa leje, të legalizuara me procedura që dyshohen jo të rregullta. Objekti më pas pësoi dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Për çështjen ka pasur një kallëzim më herët nga banorët e këtij pallati.

Burime thonë se urdhër-arrestet që po ekzekutohen këtë të Martë kanë lidhje pikërisht me këtë rast.

 

1 nga 9
- +

Sipas burimeve, Dako akuzohet dhe për një procedurë tenderimi. Kallëzimi për parregullsi në këtë tender është bërë nga deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në 2021 pas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka përllogaritur se në këtë rast, shtetit i është shkaktuar një dëmin prej 180 milionë lekësh të vjetra.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Avokati i Dakos Petrit Ismaili tha për mediat se arrestimi u bë nën trysni. “Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai. Ndërsa në një deklaratë për një emision televiziv, avokati zbuloi se masa e arrestit me burg u dha sot nga GJKKO. Sipas tij, akuza për rastin e parë (atë të pallatit) është në kufijtë e parashkrimit.

Emri i Vangjush Dakos doli edhe në përgjimet e dosjes 339, që zbuluan lidhjen e zyrtarëve të lartë me persona me precedentë të theksuar kriminale me qëllim shit-blerjen e votave apo ndikim në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Hetimet për çështjen e krimit zgjedhor u ndanë më tej nga akuza në fraksion të dosjes 339, megjithatë ndaj asnjë zyrtari nuk janë ngritur akuza penale, deri më sot.

Ish-kryebashkiak i Durrësit për tre mandate ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij. “Unë jam akullore”, do të deklaronte ai në një emision televiziv disa vite më parë.

Ndërkohë, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur person “non grata”, Dako “ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.

Urdhër-arrestet e tjera

Përveç ish-kryebashkiakut, urdhër-arrestet nga GJJKO janë firmosur dhe për Adhurim Qehajajn, Adrian Bulkun, Fiqiri Farrukun, Ermal Laman, Fatmir Ejupin, Adnan Tocillën, Meri Semini, Ferzilet Hajdërin, Djana Dedjan.

Fiqiri Farruku është ndërtuesi i pallatit që u shemb nga tërmeti i 2019-ës, ku sipas hetimeve të SPAK, u ndërtua pa leje.

Ndaj tij, si dhe ndaj inxhinierit të firmës që Faruku zotëron, “FAKLE SH.P.K”, është lëshuar masa e sigurisë së arrestit me burg.

E njëjta masë është lëshuar dhe për 4 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrës.

Ndërsa për tre prej tyre është dhënë në mungesë masa e arrestit shtëpiak.

Etiketa: spakVangjush Dako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Tragjike/ Humbet jetën në aksident futbollisti 18-vjeçar i Livornos

TË GJITHA

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş