• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Call-Centrat mashtrues zhvendosen në periferi të Tiranës: Vilat luksoze të kamufluara si turizëm mjekësor

20:53 : 19/04/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dy ditë më parë, policia e shtetit doli me këtë komunikatë, ku fliste për zbulimin e një ambienti ku ushtrohej Call Center.

Se çfarë ka ndodhur atë ditë, dhe si rrodhën ngjarjet, do jua tregojmë tani, hap pas hapi, me detaje.

Sepse ne ishim aty, dhe hymë të parët në brendësi të strukturës ku kryhej ky aktivitet kriminal.

Zanafilla e kësaj historie nis tre muaj më parë, kur pas denoncimeve tona të vazhdueshme, pronarët e call centerave mashtrues, ndërruan strategji, duke mos u ndjerë më të sigurt në kullat e qendrës së Tiranës.

Për këtë të fundit nuk mund të vihet bast, sepse ne provuam, jo vetëm të afrohemi, por edhe të hyjmë brenda ambientit të një vile që ishte shndërruar në call center mashtrues.

Lexo edhe:

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Protesta për dorëheqjen e Ramës, mes qytetarëve edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së

Është e mërkurë 16 Prill 2026, dhe jemi drejtuar për në Bërzhitë, atje ku në një resort mes gjelbërimit, është instaluar një call center mashtrues, me rreth 150 punonjës.

Në realitet, pas një informacioni nga brenda, kishim më shumë se një muaj që e mbanim në vëzhgim, duke dokumentuar hyrje-daljet, dhe punën që bëhej çdo ditë, me qëllim të vetëm mashtrimin e shtetasve të huaj, me investime fiktive online.

Dhe kamuflimi i këtij aktiviteti, ishte turizmi dentar në Shqipëri.

Pasi kemi vëzhguar përditë me radhë, duke zbuluar të vërtetën, dhe për më tepër kur kemi kuptuar se lëvizjet e fundit në policinë e shtetit po preknin personat që nuk lëvizën asnjë gisht pas denoncimeve tona të vazhdueshme, vendosëm që ishte momenti i duhur për të ndërhyrë… Për më tepër kur kuptojmë që personat që kujdesen për sigurinë për momentin nuk ndodhen në vendin e punës.

Ndaj në këtë situatë, Piranjat vendosin të hyjnë në këtë ambient.

Ndërsa ne jemi përballur me grupin e parë, dikush me shpejtësi fik dritat, mesa duket me qëllim që t’i japë kohë kolegëve për t’u larguar…

Punonjësit janë të gjithë në panik dhe tërësisht të hutuar, aq sa nuk dinë se nga duhet të dalin.

Ata të shpërndarë në çdo cep të vilës, nuk dinë më se nga të ikin, ndërkohë që parkingu jashtë është në kaos total.

Ndërkohë nga brenda vilës, punonjës të tjerë vazhdojnë të dalin, dikush duke vrapuar, dikush duke mbuluar fytyrën.

Në momentet kur të gjithë po ikin nga sytë këmbët, një objekt i zemëruar, vjen thuajse me vrap drejt nesh, duke ulëritur dhe duke kërkuar të na heqë kamerën nga duart.

Këtu duhet të sqarojmë njëherë e mirë diçka… Jo ky objekt që as vetë se di se çfarë kërkon, por as të tjerë përpara e pas tij, nuk mund të na pengojnë të bëjmë punën tonë, në shërbim të qytetarëve dhe të vërtetës, pavarësisht tentativave të tilla të dëshpëruara.

Ndërkohë që arratia masive e mashtruesve grupe-grupe vazhdon…

Jo vetëm hajdutë, por edhe arrogantë dhe gojëpisët…

Si p.sh. ky objekti tjetër që në dalje të vilës shpalos arsenalin e fjalorit të shtëpisë dhe familjes së tij.

Për të gjithë ata që nga tastiera do të nisin justifikimin e këtyre individëve dhe sjelljes së tyre arrogante, duhet të sqarojmë, që këta të rinj e të reja, pjesë e call centerave mashtrues, janë me vetëdije të plotë bashkëpunëtorë në vjedhje.

Ata zgjohen çdo ditë me idenë se kë do të mashtrojnë dhe kujt do t’i zhvasin paratë e kursyera, dhe kjo bëhet një lloj mënyre e të jetuarit. Mjafton të shihen veshjet dhe mjetet e tyre luksoze për të kuptuar se cili është projekti i tyre afatgjatë.

Struktura është e ndarë në 15 ambiente zyrash, në të cilat operonin rreth 100 persona, mes operatorëve dhe konsulentëve financiarë, të gjithë tashmë të larguar në panik…

Por me sa duket dikush ka kërkuar të marrë masat që asnjë material të mos ngelte në dorën tonë, dhe ka ndërhyrë në sistem nëpërmjet një programi që komandon kompjuterin nga distanca…

Siç thamë më herët, call centeri mashtrues ishte kamufluar me shërbime për turizmin mjekësor, dhe për ta fshehur sa më mirë këtë aktivitet, ishin vendosur tabela reklamuese të këtij aktiviteti fantazëm.

Gjithashtu punonjësit, ishin të gjithë të pajisur me kontrata individuale pune, të firmosura nga punëdhënësi Franc Korteshi.

Ndërkohë në territorin e vilës ka mbërritur patrulla e parë e policisë, dhe pak minuta më vonë mbërrijnë edhe agjentët e krimit ekonomik.

Puna jonë është mbyllur këtu, duke e lënë gjithçka në dorë të organeve ligjzbatuese, të cilët shpresojmë që në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme që kemi patur me ta, të bëjnë me përgjegjshmëri punën e tyre.

Dhe në fund një thirrje për drejtorin e ri të policisë së shtetit: Zoti Hitaj, shpresojmë që situatën me call centerat mashtrues, ta merrni me të njëjtën energji dhe seriozitet siç keni marrë protestat e opozitës./ Piranjat

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Piranjat Show (@piranjatofficial)

Etiketa: Bërzhitëcall centermashtrimTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis marshimi nëpër Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

21:44 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protesta për dorëheqjen e Ramës, mes qytetarëve edhe ish-zv.ambasadori i OSBE-së

21:02 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas çiklistin në vijat e bardha

16:37 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës shtrenjton parkimin, banorët 15 mln euro në vit për qëndrimin e mjeteve

08:08 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Skandal në QSUNT/ Mjeku kirurg harron fashot në bark pas operacionit, institucionet mbyllin sytë

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş