• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Ballukut, Brukseli i vë kritere shtesë Shqipërisë

22:51 : 17/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ajo që po ndodh në Shqipëri duket se po shihet me lupë në Bruksel. Është tashmë e qartë se bllokimi i imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku është mbajtur shënim nga vendet më të rëndësishme të Unionit, të cilat kanë caktuar “detyra shtesë” për qeverinë e Edi Ramës për të vijuar rrugën e procesit të integrimit.

Këtë të premte (17 prill) në Bruksel u zhvillua një tjetër takim teknik i Grupit Punues për Zgjerimin dhe Vendeve në Negociata, i njohur si COELA ku në tryezë ishte një draft për Pozicionin e Përbashkët të BE-së (Draft Common Position) për miratimin e udhërrëfyesve të GrupKapitullit të Parë për Shqipërinë.

Ky GrupKapitull, i quajtur “Themeloret”, është një nga më të rëndësishmit pasi përfshin shtetin e së drejtës, drejtësinë dhe institucionet demokratike. Një burim i brendshëm zbuloi për lapsi.al detaje nga diskutimet duke nënvizuar se disa vende të BE-së nuk kanë dhënë dakordësinë për draftin, edhe pse tashmë janë zhvilluar disa mbledhje.

Sipas burimit të lapsi.al, Presidenca e BE-së prezantoi në takim një draft të rishikuar të IBAR, i cili ishte ndryshuar në përputhje me komentet e Shteteve Anëtare të bëra në takimet e kaluara.

Lexo edhe:

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

“Komisioni vlerësoi se teksti i kompromisit është i pranueshëm në formën e tij aktuale, ndër të tjera sepse disa tema adresohen më mirë në kapituj të tjerë specifikë, për të mos mbingarkuar kërkesat e Grupit të Parë” – u shpreh burimi.

Duke qenë se teksti u ishte dorëzuar përfaqësuesve të shteteve anëtare vetëm një mbrëmje më parë, ata nuk kishin ende qëndrime përfundimtare. Megjithatë në diskutimin që u zhvillua, përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Polonisë, Austrisë, Holandës, Belgjikës, Luksemburgut, Greqisë, Estonisë dhe Suedisë konstatuan gjerësisht se teksti me detyrat për qeverinë e Tiranës “kishte lëvizur në drejtimin e duhur”.

Megjithatë, Italia, Estonia dhe Hungaria vlerësuan se drafti ishte tepër kërkues dhe i detajuar, veçanërisht në krahasim me Pozicionin e Përbashkët të Malit të Zi.

I njëjti burim zbuloi se vende të rëndësishme si Holanda, Gjermania dhe Franca patën propozime për ndryshime edhe në disa tema të tjera; ndërsa për Austrinë dhe Poloninë ishte e rëndësishme gjetja e një ekuilibri më të mirë për kriteret ekonomike (kriteret e mbylljes).

Në këtë pikë të diskutimit, Presidenca e Bashkimit Europian u kërkoi Shteteve Anëtare të dërgojnë komentet e reja me shkrim deri në mesditën e datës 22 prill. Drafti për Shqipërinë do të jetë sërish në rendin e ditës të COELA-s në mbledhjen e 28 prillit.

Qëllimi është që të gjendet një tekst kompromisi midis Komisionit dhe Vendeve Anëtare mbi detyrat që i duhen lënë Shqipërisë të cilat sipas asaj që mëson lapsi.al kanë ardhur në rritje.

Ndryshe nga ajo që po ndodh në Bruksel, në Tiranë, kryeministri Edi Rama nuk lë rast pa përsëritur se procesi i integrimit “nuk ka frenim”. Kriteret në rritje të BE-së ndaj Shqipërisë, sipas Ramës janë thjesht “pyetje shtesë” që vendet anëtare po bëjnë.

E vërteta është se ndryshe nga Mali i Zi, që po ecën me mbylljen e kapitujve dhe në fillim të qershorit pret të zhvillojë tryezën e radhës ndërqeveritare me BE-në, në Tiranë, duket se prej votës për mbrojtjen e zëvendëskryeministres të akuzuar për korrupsion, procesi i integrimit ka mbetur në vendnumëro./ LAPSI.al

Etiketa: BEBrukselEdi Ramaintegrimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rama nuk ‘gjen rehat’ as në Bruksel, diaspora lajmëron protestë nesër

21:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
AKTUALITET

Qytetari ironizon Ramën me Kanye West: Me aq para kishte rregulluar spitalet e të gjithë Shqipërisë!

19:56 : 13/07/2026
Para

Noka publikon PAMJET skandaloze: Policët dërgohen "si të lënduar" për statistikë tek Trauma

TË GJITHA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

08:19 : 14/07/2026

Këmbimi valutor, 14 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:13 : 14/07/2026

Temperatura të larta, parashikimi i motit për sot

08:04 : 14/07/2026

Horoskopi për ditën e martë, 14 korrik 2026

23:00 : 13/07/2026

4 mln euro për Kanye West dhe investimet strategjike, Vengu: Është kapitull i mbyllur

22:57 : 13/07/2026

Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila/ Pse zjarri në Llaman mund të jetë i qëllimshëm

22:46 : 13/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişcasibomjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş