• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullat e Tiranës, Balliu: Lavatriçja e parave të drogës me bekimin e qeverisë

17:25 : 12/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, ka deklaruar ditën e sotme se kullat shumëkatëshe në kryeqytet janë kthyer në një lavatriçe të parave të drogës dhe korrupsionit, një proces që sipas tij zhvillohet me mbështetjen e qeverisë.

I ftuar në Syri TV, Balliu u shpreh se sektori i ndërtimit në Tiranë është kthyer në një mekanizëm të pastër për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit, duke deformuar tregun dhe duke e bërë të pamundur për qytetarët blerjen e banesave.

Sipas tij, çmimet stratosferike të apartamenteve dhe njësive tregtare në kullat e reja nuk justifikohen nga ekonomia reale, por nga fluksi i parave të paligjshme që derdhen në këtë sektor.

Balliu theksoi se pjesa më e madhe e financimeve nuk vjen nga bankat, por nga burime të paidentifikuara, ndërsa akuzoi qeverinë se ka lejuar dhe favorizuar këtë skemë, duke bashkëpunuar me elementë të krimit të organizuar në dëm të ekonomisë dhe qytetarëve shqiptarë.

“Rrogat që ka në Shqipëri, qoftë edhe rrogat më të mira, e bëjnë të pamundur blerjen e një apartamenti në një kullë sot, sepse ato apartamente shkojnë 5.000 deri në 7.000 euro metri katror. Ndërkohë, për të blerë një dyqan në këto kulla, çmimi shkon deri në 20.000 euro për metër katror. Kjo është nonsens për një vend si Shqipëria, me rroga qesharake.

Lexo edhe:

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

Më lejoni t’ju shpjegoj pak se çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit. Nuk ka diskutim që aty ka para droge, por bashkë me to janë edhe paratë e korrupsionit. Pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit nuk është një çështje që e ka ngritur vetëm opozita; e ka ngritur edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Antimafia Italiane. Madje, ju kujtohet kur edhe ’Ndrangheta kërkoi të vinte në Tiranë pikërisht për të investuar në sektorin e ndërtimit.

Problemi është që ky pastrim ka rritur fiktivisht çmimet e tregut dhe ka masakruar këtë sektor. Ka dëmtuar biznesmenët e vërtetë që kanë ndërtuar prej vitesh, të cilët sot e kanë të pamundur të ndërtojnë me kostot që ka sjellë kjo qeveri, për shkak të taksave të rritura për sektorin e ndërtimit. Por kësaj qeverie nuk i intereson, sepse partnerë në këtë sektor nuk ka biznesmenë të vërtetë, por kartele droge.

Së dyti, nuk është opozita që e thotë një fakt tronditës, i cili normalisht do të kishte merituar një hetim, por nuk kam shpresë se do të bëhet ndonjë hetim, sepse këtu janë të gjithë të përfshirë. Vetëm 22% e financimeve të këtyre ndërtimeve masive plot 14 milionë metra katrorë të ndërtuar gjatë këtyre viteve, ku janë shpenzuar miliarda euro vijnë përmes kredive dhe bankave. Pjesa tjetër janë skema “nuk e di”. Kjo është skema e Edi Ramës: para të patreguara, të pashpjeguara se çfarë janë dhe nga vijnë. Këto janë pjesërisht para korrupsioni dhe para droge.

Në këtë aspekt, kjo përbën një problem shumë të madh për ekonominë, sepse kërcënon stabilitetin ekonomik dhe tregon se, pas inkriminimit të institucioneve të shtetit, parlamentit dhe politikës në tërësi, tani kemi edhe inkriminimin e ekonomisë. Ky inkriminim mund t’i shërbejë Edi Ramës dhe disa faktorëve të tjerë, por qytetarëve nuk u shërben aspak.

Nëse një biznesmen i rregullt do të marrë një dyqan me qira apo do të blejë një të tillë, ku metri katror është rritur fiktivisht nga pastrimi i parave, ai do t’ia kalojë këto kosto konsumatorit duke rritur çmimet. Prandaj rriten edhe çmimet e tjera. Nëse hap një dyqan fruta-perimesh në një nga këto ndërtesa, kostot janë shumë të larta për biznesmenin dhe ai do të detyrohet të rrisë çmimet. Në fund, gjithmonë paguan konsumatori.

Duke parë që Departamenti i Shtetit e konsideron këtë një çështje serioze, që Antimafia Italiane e sheh si problem serioz dhe që Bashkimi Europian e trajton si një diskutim të rëndësishëm, ka edhe një aspekt tjetër: ne kemi aleatë si Mbretëria e Bashkuar. Çfarë po ndodh me paratë e drogës? Ato vijnë, pastrohen në Tiranë përmes sektorit të ndërtimit dhe, pasi pastrohen, përdoren për të blerë pasuri të paluajtshme në Britaninë e Madhe. Për Britaninë e Madhe, kjo është bërë një problem i madh.

Ka edhe një element tjetër interesant: në të gjitha rastet, edhe në botë, biznesmenët zakonisht marrin kredi për të ndërtuar. Edhe presidenti aktual i Amerikës, dikur biznesmen në nivele të larta, ka ndërtuar kulla përmes transaksioneve bankare dhe kredive. Kështu funksionon biznesi në gjithë botën. Ndërsa këtu tek ne, këto ndërtime bëhen me parapagim. Pra, duket sikur “biznesmenët” tanë janë më të pasur, por në fakt nuk janë biznesmenët, janë kartelet. Megjithatë, ka edhe biznesmenë të ndershëm që kanë vite në këtë sektor dhe që sot po përpiqen të mbijetojnë.

Këta biznesmenë, edhe kur ndërtojnë, e bëjnë thjesht për të mbijetuar në treg, sepse nuk u del llogaria për shkak të taksave të larta. Prandaj ky sektor është i masakruar.

Një element tjetër që vlen për t’u studiuar është fakti që kartelet shqiptare, sipas raporteve të Antimafias Italiane, janë ndër të vetmet në botë që e kryejnë pastrimin e parave në vendin e origjinës. Normalisht, organizatat kriminale shmangin vendin e origjinës, sepse aty njihen dhe kontrollohen më lehtë. Ndërsa në rastin tonë, ato ndihen më të sigurta këtu, i pastrojnë paratë në Shqipëri dhe më pas blejnë pasuri në Europë  në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Itali, Francë e kudo tjetër.

Në këtë aspekt, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe kryeministri do të duhej të vinte dhe të përballej me këto fakte. Ka edhe një problem themelor: është kryeministri ai që firmos ndërtimin e kullave. Dhe pastaj thotë se nuk është çështje kartele.

Pra, ky është një problem serioz që kërkon transparencë dhe përgjegjësi”,- ka deklaruar Balliu ndër tjera.

Etiketa: Edi RamaKlevis Balliukullapastrim parashPDTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
Para

Kriza aktuale në Hormuz rikthen kujtimet e “luftës së cisternave”

TË GJITHA

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufturorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş