Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion mbi të lënduarit gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare, në Spitalin e Traumës janë paraqitur tre efektivë të Policisë së Shtetit me lëndime, të cilët po marrin trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në QSUT është paraqitur edhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili gjithashtu po trajtohet nga mjekët.
Ndërkohë, nuk ka ende informacion për nurmin e qytetarëve të lënduar.














