• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i Ramës: “Mirlinda Karçanaj jeton me qira”. Drejtoresha e AKSHI-t ka 5 shtëpi (dokumentat)

18:33 : 19/03/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në fund të dhjetorit 2025, kryeministri Edi Rama shpërndau në publik një mashtrim të rëndomtë, sa i përket gjendjes financiare të (ish) Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, e cila është në “arrest shtëpie”, nën dyshimet se është pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në “shkeljen e barazisë në tendera”.

Në takimin e fundvitit me gazetarët, Rama vlerësoi maksimalisht ekipin institucional të AKSHI-t, duke kritikuar të gjithë ata që besojnë se Karçanaj është përfshirë në manipulimin e tenderave me vlera miliona euro.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

“Në krye të skuadrës së AKSHI-t është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij”, deklaroi Rama në atë konferencë.

Deklaratat e kryeministrit janë tërësisht të pavërteta, bazuar në dokumentat e depozituara nga vetë Mirlinda Karçanaj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Në deklaratat e pasurisë, të siguruara nga “Boldnews.al”, nëpërmjet një kërkese për informacion, rezulton se Mirlinda Karçanaj dhe bashkëshorti i saj, Artan Babaramo, me funksion drejtor drejtorie në administratën qendrore të Tatimeve, është pronare e 5 apartamenteve, një ullishteje, si edhe disa llogarive bankare.

Në foto: Drejtoresha (e shkarkuar) e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke hyre në ambjentet e SPAK

Mbrojtja me element mashtrues që Rama u bën në publik bashkëpunëtorëve të tij të kapur në shkelje ligjore është një sjellje që ai e ka dëshmuar që në fillimet e qeverisjes së tij.

Ai ironizoi këdo që e konsideronte ish-kryebashkiakun socialist të Kavajës, Elvis Roshi, si “përdhunues” dhe “të përfshirë në trafik droge”, derisa Prokuroria e Përgjithshme i konfirmoi këto të dhëna në vitin 2016.

Në vitin 2017, Rama hodhi poshtë të gjithë akuzat ndaj ish-ministrit të tij kampion të Brendshëm, Saimir Tahiri, për përfshirje në trafik droge, ndërkohë që ky i fundit u dënua në vitin 2022.

Kryeministri ka realizuar mbrojtje publike me element që besohet se janë të rremë edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj e deri tek (ish) zv.kryeministrja, Belinda Balluku.

Por, duke u rikthyer tek drejtoresha, tashmë e larguar, e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, deklaratat e Ramës se ajo jeton “një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij”, janë tërësisht të pavërteta, bazuar në dokumentat zyrtare.

Karçanaj me 5 shtëpi

Mirlinda Karçanaj është një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit Edi Rama. Në maj të vitit 2007, ajo emërohet Drejtoreshë e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, kur institucioni drejtohej nga Rama.

Karçanaj largohet nga Bashkia në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet lokale të vitit 2011. Sapo Rama mori pushtetin në vitin 2013, Mirlinda Karçanaj ishte një ndër emërimet e para të tij. Ajo u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në 7 tetor 2013, post që e mbajti për më shumë se 12 vjet, deri sa dha dorëheqjen, në shkurt 2026.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, të dorëzuar në vitin 2007, Mirlinda Karçanaj deklaron se jeton në një apartament me sipërfaqe 94 metra katrorë, i ndërtuar në periudhën e komunizimit dhe i privatizuar në vitin 1994 me vlerë 20 mijë lekë të reja. Ajo thotë se zotëron 25 përqind të këtij apartamenti, në bashkëpronësi me familjen e saj të origjinës.

Në foto: Apartamenti i parë i Mirlinda Kaçanaj (deklarata e vitit 2007)

Në vitin 2016, kur kishte mbushur tre vjet në krye të AKSHI-it, pasuria e paluajtshme e Mirlinda Karçanaj merr një hov të rëndësishëm.

Së pari, ajo deklaron se ka kryer rivlerësimin e apartamentit që ka në bashkëpronësi me prindërit. Vlera e apartamentit të periudhës së komunizmit vlerësohet në shumën 13.4 milionë lekë të reja.

Katërfishohet vlera e apartamentit brenda vitit

Më tej, Karçanaj deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 136 metra katrorë, për shumën 65 mijë euro. Ky apartament është në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj, Artan Babaramo, i cili në atë kohë mbante funksionin e Përgjegjësit të Sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Në foto: Deklarata e pasurisë e Mirlinda Karçanaj, viti 2016

Sipas vetëdeklarimit të Karçanaj, burimi i krijimit të apartamentit është mbyllja e dy llogarive bankare të bashkëshortëve, konkretisht 34 mijë euro në emër të zonjës dhe 31 mijë euro në emër të Babaramo.

Për këtë apartament ka një zhvillim interesant. Vetëm një vit pas blerjes, e konkretisht në 2017, Mirlinda Karçanaj i bën rivlerësimin.

Në foto: Apartamenti i Karçanaj u rivlerësua me 4-fish brenda vitit

Vlera e tij kapërcen në 24.5 milionë lekë të reja ose rreth 4 herë më shumë, një lëvizje që nuk duket shumë normale në tregun e pasurive të paluajtshme.

Shtëpi në plazh

Viti 2016 duket se ka qenë viti i investimeve të rëndësishme në familjen e drejtoreshës së AKSHI-it.

Çifti Karçanaj-Babaramo blejnë edhe një apartament në zonën turistike të Qerretit, në Kavajë. Shtëpia në plazh ka sipërfaqe 60 metra katrorë dhe është blerë për shumën 17.300 euro.

Në foto: Pamje nga plazhi i Qerretit, Kavajë

Për burimin financiar, Karçanaj deklaron se ka mbyllur një depozitë bankare në shumën 1.5 milionë lekë të reja, ka përdorur një gjendje cash në shumën 750 mijë lekë të reja, si edhe ka përdorur rreth 1.5 milionë lekë, të cilat janë siguruar nga pagat që kishin marrë bashkëshortët për 5 muajt e parë të vitit 2016.

Apartamente trashëgimi

Në vitin 2022, pasuritë e paluajtshme të familjes së Mirlinda Karçanaj pësojnë rritje, kësaj radhe falë trashëgimisë.

Drejtoresha, tashmë e shkarkuar e AKSHI-t, deklaron në formularin e pasurisë së atij viti se është bërë pronare e një apartamenti me sipërfaqe 75 metra katrorë. Vlera e transaksionit është zero lekë, pasi ajo e ka përfituar këtë aset si trashëgimi.

Në foto: Deklarata e pasurisë e Mirlinda Karçanaj, viti 2022

Gjithashtu, Mirlinda Karçanaj deklaron se në të njëjtin vit, pra në vitin 2022, është bërë pronare e një ullishteje, me sipërfaqe 1500 metra katrorë, gjithashtu falë trashëgimisë.

Ndërkohë, po në të njëjtën kohë, bashkëshorti i saj, Artan Babaramo, i cili tashmë ishte emëruar Drejtor Drejtorie në Tatime, deklaron se është bërë bashkëpronar në një apartament me sipërfaqe 58 metra katrorë.

Në foto: Deklarata e pasurisë e Artan Babaramo, bashkëshort i Mirlinda Karçanaj

Ai deklaron se këtë apartament e ka përfituar nga trashëgimia ligjore dhe pjesa takuese e tij është 10 përqind.

Të dhënat e formularëve të pasurisë tregojnë se Mirlinda Karçanaj ka në total 5 pasuri të paluajtshme apartamente dhe duket tërësisht e paqartë se përse kryeministri Edi Rama duhet të mashtronte publikisht, duke e konsideruar ish-shefen e AKSHI-it si një zonjë që “jetonte në shtëpi me qira”.

Ndoshta Mirlinda Karçanaj mund të jetojë vërtetë në shtëpi me qira, me shumë mundësi zgjedhja e saj. Por, kjo nuk e bën aspak të pastrehë, siç synoi ta prezantonte Rama para opinionit publik.

LEXO EDHE:

Abuzimet me tenderat/ SPAK e la në “arrest shtëpie”, Mirlinda Karçanaj i delegon kompetencat vartëses (EMRI)

Bela në prag të kryeministrisë dhe belatë në derën e Ramës!

Etiketa: akshiapartamenteEdi RamaMirlinda Karcanajpasuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bushati: Koncerti i Kanye West u përdor për të larguar vëmendjen nga protesta

22:12 : 13/07/2026
Para

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i PS tregon masat që duhet të marrë qeveria

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş