• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rasti i Ilir Metës, si shembje e propagandës pro Ballukut

17:34 : 18/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka marrë këtë të mërkurë vendim për të çuar dosjen e Ilir Metës në procesin e themelit, duke e bërë tashmë të panevojshme mbajtjen e tij të izoluar.

Por, ndonëse lirimi nga burgu, ka pak gjasa që të ndodhë edhe për shumë kohë, rasti i njeriut që ka ushtruar në kohë të ndryshme, funksionet e numrit 1, 2 dhe 3 të shtetit, është një shembull flagrant që telendis propogandën e sotme të Edi Ramës, kundër paraburgimeve pa gjyq dhe në mbrojtje të parimit të shenjtë të prezumimit të pafajësisë.

Që kur u kap me preshë në duar, në abuzimin me 1.1 miliardë euro në garat publike, kryeministri ka nisur një fushatë për të mbrojtur ish zëvendësen e tij Belinda Balluku, kundër një drejtësie represive, që të plas në qeli pa vendime të formës së prerë, dhe e cila nuk respekton të dënuarit, si njerëz ende të pafajshëm. Me këtë fortunë të ngritur në gotë, Rama justifikoi edhe mbrojtjen e asaj që akuzohet se ka firuar 50 milionë euro tek tuneli i Llogarësë, duke abuzuar njëkohësisht me të gjithë tenderat e unazës së kryeqytetit. Përdorimi i këtyre alibive shërbeu si sfond për mosdorëzimin e imunitetit nga parlamenti, që do ti hapte rrugë arrestimit të saj.

Lexo edhe:

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Por, po të shikohet se çka ndodhur për 17 muaj në qelinë e Ilir Metës i gjithë përgjërimi i Ramës në emër të të drejtave të njeriut dhe sidomos të atyre të paradënuarve ngjan me një shaka bajate.

Sot njeriu që ndihmoi ardhjen e Rilindjes në pushtet është i burgosuri më i persekutuar në Shqipëri. Ndaj tij ushtrohet një dhunë e denjë për diktaturat e një kohe tjetër, duke e privuar deri në elementët bazikë të jetës së përditshme. Madje kjo dhe me çmimin e shkeljes të një sërë të drejtash të garantuara nga kushtetuta e këtij vendi, nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe nga Regullorja Evropiane e Burgjeve. Përpos privimit të së drejtës për të dalë për ajrim, për të folur në telefon, apo për të kryer aktivitet fizik, kreu i partisë të dytë më të madhe në opozitë është ndaluar në mënyrë të paligjshme të kontaktojë me numrin dy të forcës së tij politike, të takohet me deputetë ose eurodeputetë, kur një gjë e tillë i garantohet pa kërkuar leje, të japë intervista apo të komunikojë me publikun, sipas praktikave të konsoliduara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Një pjesë të këtyre shkeljeve, në një dokument të hartuar nga Avokati Popullit konsiderohen si “kufizime të pajustifikuara në ligj”.

Pra, për të pasur një ide më të qartë të asaj që ndodh në qelitë e 313-ës, çka po i bëhet Ilir Metës në errësirrë, është krejtësisht e ngjashme me dhunën, egërsinë dhe primitivizmin që të gjithë pamë, në dritën e diellit, gjatë arrestimit të tij. Ato sekuenca, që e bënë mikun e Ramës, ish kryeministrin italian Renzi, të ironizonte respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri, po përsëriten me të njëjtën frekuencë në birucat e Jordan Misjes.

Jo më kot Ilir Meta e etiketoi kryeministrin para gjykatës si “gardianin de facto të burgut të tij”. Sepse nëse për hetimin, ndalimin apo tani çuarjen e tij para gjykatës, mund të diskutohet nëse SPAK-u veproi ose jo politikisht, nëse për to mund të ngrihen dyshimet për pavarësinë e drejtësisë sonë të re, sistemi i burgjeve, drejtoria tyre, janë të varura direkt nga qeveria. Punonjësit e tyre janë ushtarë të kryeministrit dhe veprojnë, në “shkelje të ligjit”, sipas urdhrave që marrin nga lart.

Prandaj, nëse vërtet Edi Rama do të ishte sadopak i merakosur për standarte si ato të prezumimit të pafajësisë, apo trajtimit me dinjitet të atyre që ende nuk kanë një vendim fajësie të formës së prerë, ai s’do e kërkonte atë me zhurmë për të mbrojtur hajdutët e tij, por do e zbatonte heshtur për atë çka varet drejtpërdrejt nga ai. Dhe ai ka vendosur: një kundërshtar si Ilir Meta duhet persekutuar me metodat e një kohe tjetër, ndërsa denoncimin e mentalitetit të kësaj kohe e përdor në mënyrë të pafytyrë për të mbrojtur ata që kanë firmosur në vend ti tij, siç bëri së fundmi me Ballukun./Lapsi.al

Etiketa: Andi Bushatibelinda ballukuEdi RamaIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026
AKTUALITET

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Bloomberg’: Edi Rama iu lut ‘Sulltanit’ turk, por nuk arriti të sigurojë samitin e NATO-s

11:13 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

10:21 : 15/07/2026
Para

Kush u zgjodh lideri i ri i shtëpisë së 'Big Brother VIP 5'?

TË GJITHA

“Protesta ka detyruar Ramën të bëjë hapa prapa”, aktivisti: Mbreti ka dalë lakuriq

19:31 : 15/07/2026

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026

Mbahet sot protesta e 46-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:04 : 15/07/2026

Grabitet exchange te “Vorri i Bomit”, punonjësja merr 5 mijë euro

18:48 : 15/07/2026

Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?

18:32 : 15/07/2026

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për të përdorur gazin amerikan në të ardhmen

18:21 : 15/07/2026

Pse gratë vuajnë më shumë nga temperaturat e larta?

18:08 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş