• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kushtetuesja i ‘ngriu’ dekretin/ Osmani: Arsyet pse shpërndava Parlamentin

21:16 : 09/03/2026
në RAJONI

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar këtë të hënë situatën me zgjedhjen e presidentit dhe pse mori vendimin për të shpërndarë parlamentin. 

E ftuar në Syri TV, ajo ka deklaruar se vendimi i saj nuk ishte politik, por një detyrim kushtetues.

Ajo shprehet se shpërndarja e parlamentit ishte thjesht formalizim i një situate që, sipas saj, ishte parashikuar qartë në Kushtetutë në rast se vendi nuk zgjedh president brenda afatit të përcaktuar.

Sipas saj, deri në momentin e fundit të gjithë aktorët politikë kishin qenë të qartë për këtë skenar.

“Nëse deri më 5 mars nuk zgjidhej presidenti, atëherë vendi automatikisht do të shkonte në zgjedhje dhe parlamenti do të shpërndahej”, u shpreh Osmani, duke shtuar se ky interpretim nuk ishte kontestuar më parë nga asnjë forcë politike.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

Presidentja theksoi se në asnjë moment nuk ka ndërhyrë në procesin politik për zgjedhjen e presidentit të ri, duke deklaruar se kishte zgjedhur të mos dalë publikisht gjatë negociatave për të mos ndikuar në proces. Ajo shtoi se kishte shprehur gatishmërinë që t’ia kalonte detyrën çdo kandidati që do të zgjidhej nga parlamenti.

Osmani: Në asnjë moment. Në asnjë moment dhe nuk do të jetë ashtu as tash e tutje. Përkundrazi, sikur dikush të mendonte që ky dekret është nxjerrë për ndonjë interes personal, sikur dikush të mendonte që vërtet vlerësimi ynë ka qenë që bën të ketë edhe 60 ditë shtesë, a nuk do të më përshtatej pikërisht mua që t’i kem edhe ato 60 ditë shtesë?

Nuk ka, nuk ka këtu nervozizëm të momentit, sepse edhe arsyeja pse unë nuk kam dalë në publik deri pasi u kalua afati kushtetues ka qenë për shkak se unë nuk kam dashur në asnjë moment të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ka qenë shumë e qartë që partia fituese ka vendosur të shkojë me emra krejtësisht të tjerë, që të përkrahë emra krejtësisht të tjerë, që mos të përkrahë kandidaturën time dhe përkundër kësaj, unë nuk kam dalë në publik dhe ta tregoj këtë fakt të.

Unë kam qenë e bindur deri në momentin e fundit, pajtim për cilindo emër. Dhe ju e dini, kanë qarkulluar emra të ndryshëm, kryesisht nga parti të caktuara, mirëpo në asnjë moment nuk kam ndërhyrë, nuk kam dalë publikisht, sepse për mua ka qenë e rëndësishme që të kem mundësi që një presidenti të ri t’ia bart detyrën dhe këtë ja kam përcjellur edhe Lëvizjes Vetëvendosje që unë jam gati që jo vetëm t’ia bart detyrën presidentit të ri, këdo që ata e zgjedhin, por në të njëjtën kohë të jem kontakt i atij presidenti edhe për muaj e vite të tëra, t’i bart kontaktet, t’i bart të gjitha mundësitë të cilat i kemi ndërtuar bashkë me ekipin tim gjatë këtyre pesë viteve në presidencë dhe të sigurohemi që projektet e rëndësishme që kanë filluar në mbështetje të Kosovës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’ia bartim presidentit të ri.

Pra, të jem në dispozicion të plotë të presidentit të ri, kushdo që do të jetë ai. Kjo ka qenë ajo çfarë kam ofruar unë. E nesërmja, do të thotë, e nesërmja ka qenë nga mesnata në fakt, detyrim kushtetues i cilitdo president që të nxjerrë dekret. Arsyeja e vetme pse unë kam dalur në mëngjes ka qenë sepse ne kemi pasur të paralajmëruar vizitën në familjen Jashari dhe është dashur që të nisem nga Prishtina në orën 9:00 të mëngjesit, prandaj edhe kam dalë në konferencë rreth orës 8:45, sepse pastaj gjatë tërë ditës unë nuk do të kisha mundësi që të shpalos para popullit të Kosovës arsyet e këtij vendimi, i cili po e përsëris, nuk ka qenë i imi.

Është thjesht pasojë, është thjesht formalizim i një pasoje që e ka shkaktuar fatkeqësisht kuvendi. Dhe kemi ardhur në fakt në këtë situatë pa asnjë nevojë. Unë jam e bindur që kjo do të tejkalohej, por megjithatë tash jemi në një situatë krejtësisht tjetër. Por ju e thatë me të drejtë. Në qoftë se vërtet do ta bëja një akt të tillë nga interesi personal, mua shumë më shumë do të më përshtatej sikur t’i kisha 60 ditë shtesë për të biseduar sërish me partitë politike duke filluar nga partia më e madhe, apo të shtyheshin zgjedhjet pafundësisht që unë, në qoftë se e kisha pasur për qëllim të marr pjesë në proces zgjedhor, të kisha kohë të përgatitesha, të ndërtoja struktura.

Pra, në asnjë mënyrë mua nuk më është përshtatur një proces zgjedhor në këtë moment. Njeriu i fundit të cilit do t’i shkonte në interes personal një dekret i tillë, jam unë. Dhe cilido që mendon me kokë të ftohtë, cilido që mendon racionalisht, do ta kuptojë kështu’,

Etiketa: kuvendpresidentvjosa osmani

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

22:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti

11:53 : 22/06/2026
AKTUALITET

Opozita bojkoton seancën, mazhoranca miraton me 84 vota pro amnistinë penale

19:03 : 18/06/2026
Para

Lapaj: Rama “studio ligjore” për Ballukun! Ja pse e mbron

TË GJITHA

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026

Sulmi mbi anijen e mallrave në Ngushticën e Hormuzit, OKB ndalon evakuimin e 11 mijë marinarëve të bllokuar

11:40 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet