• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fyeu rëndë Vokshin, deputetët e PD braktisin Kuvendin: Do kërkojmë përjashtimin e Ballës

21:02 : 05/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetët e PD-së, në një deklaratë për mediat, theksuan se ofendimet e kryetarit të grupit socialist, Taulant Balla, ndaj deputetes Albana Vokshi përbëjnë një sulm të papranueshëm ndaj dinjitetit të opozitës dhe institucionit të Parlamentit.

Ata kritikuan ashpër sjelljen e Ballës dhe dështimin e përsëritur të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të garantuar respektin dhe sigurinë e deputetëve opozitarë, duke paralajmëruar se grupi parlamentar i PD-së do të depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës nga Parlamenti si përgjigje ndaj këtij incidenti.

Jorida Tabaku: Sot kryetari i grupit socialist, zoti Taulant Balla, ka ofenduar zonjën Albana Vokshi në mënyrë të përsëritur, jo vetëm një herë, dhe ka detyruar grupin parlamentar të Partisë Demokratike të largohet nga salla. Zoti Niko Peleshi, i cili ka marrë përsipër të drejtojë Kuvendin, duhet ta drejtojë atë bazuar mbi rregulloren. Nuk ka përjashtime për opozitën, ndërkohë që mazhoranca ka të drejtën të flasë me arrogancë, të ofendojë dhe të cënojë dinjitetin. Pastaj çuditemi se pse kjo sallë e parlamentit nuk prodhon më politikë. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes. Kjo është fytyra e qeverisjes me arrogancë, që shkel këdo me këmbë.

Kjo sjellje e papranueshme në sallën e Kuvendit sot duhej patjetër të kishte marrë përgjigjen e merituar nga kryetari i Kuvendit. Zoti Niko Peleshi, për herë të disatë, ka dështuar që të drejtojë seancën dhe t’i ofrojë siguri deputetëve të opozitës për të operuar aty, së pari, dhe së dyti, për të dënuar një sjellje që, në gjykimin tim, në kaq vite në parlament nuk ka ndodhur asnjëherë.

Lexo edhe:

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

Opozita ndodhet në kushtet kur çdo hapësirë e parlamentit është ngushtuar. Ndodhet në kushtet kur nuk ka mundësi të flasë, nuk i jepet e drejta për pyetje, nuk i jepet e drejta për komisione hetimore, por ofendimi kaloi çdo vijë të kuqe. Për këtë arsye, unë së pari i bëj thirrje të gjithë zonjave socialiste ta dënojnë atë. Ta dënojnë sjelljen dhe ofendimin e një kolegeje në këtë parlament.

Së dyti, i bëj thirrje të gjithë organizatave të shoqërisë civile që ky është momenti për të folur. Ky është momenti për të dënuar ata që, nga kjo sallë e parlamentit, shfaqin sjellje të tilla të patolerueshme, të dënueshme, që askush nuk do të kishte dashur t’i dëgjonte as në shtëpitë e tyre, as për familjarët e tyre.

Në fund të ditës, secili prej nesh është edhe njeri. Është familjar. Zonja Vokshi ka dy vajza në shtëpi, të cilat e kanë ndjekur seancën. Si do të ndiheshim ne në qoftë se fëmijët tanë do ta dëgjonin? Si do të ndiheshim ne në qoftë se secili prej kolegëve do të përjetonte një dhunë të tillë, sepse kjo është dhunë verbale.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike nesër do të dërgojë kërkesën për përjashtimin e zotit Balla. Ne jemi të sigurt që zoti Peleshi përsëri nuk do të jetë mbi palët. Jemi të sigurt që nuk do të merret asnjë masë, por pavarësisht kësaj, ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj, ashtu siç do t’i shkojmë deri në fund të gjithë betejave që opozita ka në këtë parlament.

Ne mund të mos biem dakord për shumë gjëra në këtë parlament, por këtu duhet të biem dakord që kur cënohet dinjiteti i një zonje, kjo është një vijë e kuqe që nuk duhet shkelur nga askush.

Ina Zhupa: Jemi në prag të festës së 8 Marsit dhe përpara luleve edhe akteve të fallsitetit që bën qoftë kryetari i Kuvendit, qoftë kryetari i grupit socialist, do të duhet të bëjnë akte qytetarie në sallën e Kuvendit. Ajo që ndodhi sot, në fakt ishte e paprecedent, sepse një fjalor i tillë, jo vetëm që nuk justifikohet, por u munduan që t’i hidhnin hi syve qoftë grave demokrate, qoftë grupit parlamentar, duke bërë lojëra fjalësh me numrat e Bashkimit Europian, ku të gjithë shqiptarët edhe të gjithë qytetarët e dinë se pse përdoret dhe kush ishte konotacioni, pse zoti Balla e përdori atë fjalor. 

Për ne është e papranueshme, si zonja, të gjithë koleget këtu, si opozitë, të gjithë, e kemi të papranueshme sepse nuk ka lindur akoma askush që mund të ofendojë zonjat demokrate, të cilat përfaqësojnë me dinjitet familjen e tyre, përfaqësojnë me dinjitet votuesit e tyre, përfaqësojnë me dinjitet demokratët. Janë nëna, janë motra, janë zonja të nderuara në shoqëri dhe nuk do të vijë një njeri si Taulant Balla dhe t’i cënojë ata në sallën e Kuvendit, pa marrë përgjigjen e merituar, përgjigje të cilën ia dha grupi parlamentar i Partisë Demokratike.  

Sigurisht që ne do të ndjekim të gjitha hapat që kërkon rregullorja, duke iu drejtuar dhe Sekretariatit për Etikën, por nuk është se ne shpresojmë që këta do të zbatojnë rregulloren, sepse këta po bëjnë gjithçka për të hequr çdo hapësirë opozitës, po bëjnë gjithçka që të krijojnë këtu incidente për të kaluar në votim, për të mos lejuar fjalën, për të mos lejuar diskutimin dhe për të trajtuar ashtu siç i trajton ata Edi Rama me nënçmim, me sharje dhe me tallje. Ata duan të trajtojnë parlamentin, por ne nuk jua lejojmë dhe s’kemi për t’jua lejuar.

Erisa Xhixho: Problemi është që këtu kemi një, jo vetëm një parlament të kthyer në një ministri më shumë, jo vetëm një bunker juridik tashmë për të mbrojtur gjithë qeverinë, por kemi një kryetar të parlamentit, i cili në rastet që për një fjalë ka përjashtuar në mënyrë të padrejtë kolegët e opozitës, me javë të tëra, ndërkohë që nuk merr asnjë vendimmarrje për një fyerje shumë të rëndë ndaj një zonje, ndaj një kolegeje, ndaj një nëne në seancë plenare. Kjo jo vetëm është e turpshme, jo vetëm tregon faktin që zoti Peleshi nuk mund të jetë kryetar i kuvendit, tregon qartë anksinë e tij në degradimin e çdo ditëm që i bën parlamentit dhe jo vetëm që nuk ka reflektim, por përkundrazi, vazhdojnë me mashtrime dhe me ndjesa absolutisht jo të ndiera. Të vijë një fyerje në prag të festave të 7-8 Marsit ndaj një gruaje që angazhohet në politikë, dhe duhet ta kemi të gjithë të qartë që nuk është e lehtë të bësh politikë për gratë dhe vajzat në këtë vend, dhe një zonje që përballet me opozitë shumë të fortë në vite e vite të tëra, të kemi këtë fyerje dhe këtë degradim në një parlament i cili duhet të fliste për qytetarët.

Etiketa: kuvendPDTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”, qytetarët marshojnë edhe para selisë së PD: Rama në burg, Berisha në burg

22:45 : 26/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Protesta na dha leksione, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

22:06 : 26/06/2026
AKTUALITET

“Babai im ka qenë themelues i PS në Krujë”, protestuesi: Sot me lot në sy më thotë gabuam me atë parti!

20:02 : 26/06/2026
AKTUALITET

Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

14:48 : 26/06/2026
AKTUALITET

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026
Para

Skandali i gjobës: I ngarkohet qytetarit për kamion, por ai ka veç një Ford

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 28 Qershor 2026

22:59 : 27/06/2026

Maturantët e Lushnjës në kor në mbrëmjen e maturës: Rama, jepe dorëheqjen! (Video)

22:42 : 27/06/2026

“Ju erdhi fundi!”/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, thirrje për dorëheqjen e Ramës

22:09 : 27/06/2026

Bulevardi i mbushur plot, qytetarët nisin marshimin: Rama jepe dorëheqjen!

21:49 : 27/06/2026

Gazetari Stafa ironizon Ramën: Agjenturat e huaja na i lanë spitalet pa ilaçe?!

21:43 : 27/06/2026

Durrsakët denoncojnë: Po blejmë ujë në market edhe për t’u larë, kemi 5 ditë pa furnizim!

21:31 : 27/06/2026

Vuçiç paralajmëroi dorëheqjen, protestuesja në shesh: Merre edhe mikun tënd me vete!

21:17 : 27/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomgrandpashabetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomUltrabetcasibomjojobet girişjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahisgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetgrandpashabet girişultrabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet