• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse zgjedhja e pasardhësit të Khameneit është aq e ndërlikuar?

08:39 : 02/03/2026
në BOTA
Iran's Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei speaks during a televised message in Tehran, Iran, February 9, 2026. Office of the Iranian Supreme Leader/WANA (West Asia News Agency)/Handout via REUTERS

Iran's Supreme Leader Ayatollah Ali Khamenei speaks during a televised message in Tehran, Iran, February 9, 2026. Office of the Iranian Supreme Leader/WANA (West Asia News Agency)/Handout via REUTERS

Vdekja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, shkaktoi tronditje në të gjithë Lindjen e Mesme. Tani, pyetja është: kush do ta zëvendësojë atë?

Të dielën, një ditë pas sulmit ajror izraelit që shkatërroi ndërtesën ku gjendeshin Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë, nga gërmadhat vazhdonte të dilte tymi.

Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, udhëheqësi suprem i Iranit ka luajtur rol vendimtar në udhëheqjen e vendit, duke shërbyer gjithashtu edhe si lider shteti.

Boshllëku në krye tani rrezikon ta destabilizojë gjithë regjimin. Udhëheqësit iranianë po përpiqen të sigurojnë që strukturat e pushtetit që qeverisin vendin, të mbeten funksionale, dhe ky proces përfshin edhe gjetjen sa më shpejt të një pasardhësi për Khamenein.

Ai do të bëhej udhëheqësi i tretë suprem i Iranit dhe do ta merrte drejtimin në kohën kur zyrtarë amerikanë kërkojnë hapur rrëzimin e Qeverisë teokratike, që ka sunduar këtë vend që nga viti 1979.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Si funksionon?

Zyrtarisht, organi përgjegjës për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e postit të liderit suprem është Asambleja e Ekspertëve, e cila ka 88 anëtarë meshkuj dhe përbëhet kryesisht nga teologë të vijës së ashpër. Një paralelizëm të qartë diku tjetër në botë nuk ka.

Megjithatë, një entitet i ngjashëm mund të jetë Kolegji i Kardinalëve i Kishës Katolike Romake: të dyja janë organe elitare klerike, të përfshira në zgjedhjen e një lideri suprem. Por, kanë dallime të thella në bazën ligjore, mënyrën e përzgjedhjes së anëtarësisë, lidhjen me shtetin dhe kontekstin fetar.

Përbërja dhe funksionimi i Asamblesë u vunë nën vëzhgim nga viti 2014, kur Khamenei iu nënshtrua një operacioni për prostatë.

Pas ndërhyrjes, flitej se ai kishte probleme të mëdha shëndetësore, dhe ish-presidenti Ali Rafsanjani foli publikisht për çështjen se kush do të mund të vinte pas tij.

Rafsanjani, i cili shihej si rival i Khameneit, më vonë u margjinalizua nga klerikët e vijës së ashpër, të cilët nuk e pëlqenin mbështetjen e tij për demonstratat e ashtuquajtura Revolucioni i Gjelbër, që shpërthyen në vitin 2009.

Ai u largua nga posti i kryetarit të Asamblesë dhe vdiq në janar të vitit 2017. Këto përplasje edhe ofruan një pasqyrë të manovrave politike që karakterizojnë organet qeverisëse të Iranit.

Sipas disa raportimeve, një komitet 3-anëtarësh brenda Asamblesë, prej vitesh, mban një listë me pasardhës të mundshëm, e cila thuhet se nuk është parë as nga anëtarët e tjerë.

Ish-presidenti Ebrahim Raisi shihej si pasardhës i Khameneit dhe besohej se po përgatitej për ta pasuar atë. Por, ai vdiq papritur në maj të vitit 2024, kur helikopteri në të cilin udhëtonte, u rrëzua. Kjo krijoi një pengesë të madhe në procesin për gjetjen e pasardhësit të Khameneit.

Pra, Asambleja e Ekspertëve zgjedh se kush e pason Khamenein?

Zyrtarisht, po. Por, në realitet, situata është më e komplikuar. Kjo, pjesërisht për shkak të kërcënimit ekzistencial që po përjetojnë autoritetet, si pasojë e sulmeve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Iranit, kur posti i udhëheqësit suprem lirohet, një këshill i përkohshëm udhëheqës – një lloj këshilli i luftës – e merr vendimmarrjen derisa të emërohet një lider suprem i ri.

Në këtë këshill të përkohshëm, udhëheqës janë presidenti Masud Pezeshkian – i cili nuk është klerik – si dhe kreu i sistemit gjyqësor të Iranit, Gholamhossein Mohseni Ejei.

Të dielën, një organ tjetër vendimmarrës, i njohur si Këshilli i Përshtatshmërisë, njoftoi se Alireza Arafi do të jetë anëtari i tretë i këshillit të përkohshëm udhëheqës.

Arafi, një klerik i afërt me Khamenein, shërben si një nga dy zëvendëskryetarët e Asamblesë së Ekspertëve.

Në vitin 2020, Arafi u emërua nga Khamenei udhëheqës i të gjitha seminareve të vendit – një veprim ky që sugjeronte se ai i plotësonte kriteret fetare për t’u bërë udhëheqës i ardhshëm suprem.

Arafi shërben edhe në një organ tjetër vendimmarrës – Këshillin e Gardianëve – i cili përcakton nëse ligjet janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Islamike dhe gjithashtu verifikon kandidatët zgjedhorë.

Pra, Arafi do të jetë pasardhësi i Khameneit?

Jo domosdoshmërisht. Në vitin 2018, Khamenei emëroi një aleat konservator, Sadeq Larijani, për të shërbyer në Këshillin e Përshtatshmërisë. Në të njëjtën kohë, Larijanit iu dha edhe një vend në Këshillin e Gardianëve.

Këto lëvizje u panë si përpjekje e Khameneit për t’i margjinalizuar të moderuarit dhe për t’i forcuar zyrtarët më konservatorë. Pastaj, është edhe Mojtaba Khamenei – njëri nga gjashtë fëmijët e udhëheqësit të ndjerë.

Gjatë protestave kundër establishmentit më 2009, kishte thashetheme se Khamenei i ri është pretendent i fortë për të pasuar të atin.

Djali i Khameneit besohet se ka ndikim të konsiderueshëm prapa skenave dhe lidhje të ngushta me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila luan rol dominues në çështjet ushtarake, politike dhe ekonomike.

Por, pas vdekjes së Raisit, kur çështja e trashëgimisë së Khameneit ishte në vëmendjen e publikut, një anëtar i shquar i Asamblesë së Ekspertëve tha se Khamenei ishte kundër sundimit të trashëguar. Dhe, kjo dukej se përjashtonte Khamenein e ri.

Një tjetër kartë e egër ëshë IRGC-ja, e cila do të dëshirojë t’i mbrojë interesat e saj të gjera. IRGC-ja ishte mbështetëse besnike e Khameneit.

Megjithatë, përveç Khameneit, sulmet ajrore izraelite dhe amerikane duket se kanë vrarë edhe shumë – ndoshta dhjetëra – zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë pjesëtarë të lartë të IRGC-së./ REL

Etiketa: Ali KhameneiIranlufteSHBAsulme

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, segmenti që mirëmbahet nga "Alko Impex" burim rreziku

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom