• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Antibiotikun ia dhanë vonë në QSUT/ Zbardhen detaje nga vdekja e biznesmenit Italian në Shqipëri

10:27 : 09/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Massimo Ferro, biznesmenit italian 54-vjeçar, i cili humbi jetën në Tiranë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e stomakut.

Sipas mediave të huaja, pas ndërhyrjes në klinikën private “Trita Hospital”, ai ka shfaqur komplikacione dhe është dërguar në QSUT. Këtu sipas informacioneve, antibiotiku është administruar me vonesë, pavarësisht përkeqësimit të dukshëm të gjendjes shëndetësore.

Biznesmeni italian ishte dërguar në urgjencën e QSUT pasi kishte shfaqur temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një infeksioni të rëndë. Sipas raportimeve të mediave italiane dhe deklarimeve të familjes, ndërhyrja me antibiotik ka ndodhur vetëm në orët e mbrëmjes, çka ka ngritur dyshime për mënyrën e trajtimit mjekësor dhe menaxhimin e rastit.

Familjarët kanë denoncuar gjithashtu mungesën e informacionit të qartë mbi gjendjen reale të Ferro-s dhe shkaqet e vdekjes së tij. “Askush nuk na shpjegoi pse Massimo nuk u kthye më në shtëpi”, citojnë për mediat italiane të afërmit e viktimës, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, mëngjesin e 22 dhjetorit 2025, Massimo Ferro pësoi një arrest kardiocirkulator brenda klinikës private “Trita Hospital” ku ishte shtruar pas ndërhyrjes. Ai u reanimua dhe u transportua në terapi intensive në QSUT. Familjarëve u ishte komunikuar fillimisht se gjendja e tij ishte “e qëndrueshme”, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë dhe u informua se biznesmeni kishte ndërruar jetë prej disa orësh.

Lexo edhe:

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Massimo Ferro, sipërmarrës nga Camposampiero, në provincën e Padovës, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer një gastrektomi, pas vitesh përpjekjesh të pasuksesshme për të luftuar obezitetin. Ai ishte drejtuar fillimisht te një klinikë private në Milano, e cila i kishte propozuar kryerjen e ndërhyrjes në Tiranë, në një strukturë të lidhur me atë italiane, për shkak të kostos më të ulët: rreth 4.400 euro, krahasuar me afërsisht 15.000 euro në Itali.

Mediat italiane raportojnë se kontakti i parë me kirurgun është kryer përmes WhatsApp-it, ndërsa analizat para-operative që nuk ishin realizuar në Itali, janë kryer vetëm një ditë para operacionit në Tiranë. Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 18 dhjetor, ndërsa Ferro kishte mbërritur në Tiranë një ditë më parë, i shoqëruar nga bashkëshortja.

Pas operacionit, gjendja e tij u përkeqësua që nga dita pasuese, me përgjumje të theksuar, reagim të dobët dhe rritje të nivelit të glicemisë. Më 20 dhjetor u shfaqën ethet, ndërsa më 21 dhjetor situata u rëndua më tej, duke çuar në ndërhyrjen e shërbimeve spitalore.

Për këtë çështje, Prokuroria e Padovës ka hapur një hetim dhe ka regjistruar si të dyshuar dy profesionistë të përfshirë në rrugëtimin mjekësor të biznesmenit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të zbardhur plotësisht shkaqet e vdekjes së Massimo Ferro.

LEXO EDHE:

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

Etiketa: biznesmenItalimassimo ferroShqiperi

Lajme të lidhura

BOTA

Kapriçot e motit në Itali/ 16 qytete në alarm të kuq nga i nxehti, paralajmërime për stuhi të forta në Lombardi

16:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026
Para

Identifkohet një nga personat që dhunoi avokatin e Ilir Metës/ EMRI

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş