• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trita Hospital/ Zbulohet klinika ku ndërroi jetë biznesmeni italian pas ngushtimit të stomakut

14:20 : 07/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Biznesmeni Italian Massimo Ferro ka ndërruar jetë pasi ngushtoi stomakun në spitalin TRITA HOSPITAL në Tiranë, me pronare në letra Lindita Hoxha. TRITA HOSPITAL është denoncuar në vijimësi për papërgjegjshmëri, mashtrim dhe ngatërrim të analizave, shmangie të protokolleve mjekësore, ndërsa dyshohet për pastrim parash.

(Lindita Hoxha)

Italiani vdiq më 22 dhjetor të kaluar në QSUT, disa ditë pasi kishte bërë ndërhyrjen kirurgjikale për ngushtimin e stomakut, me qëllim për të humbur peshë. Sipas denoncimit të familjes, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Udhëzimi i vetëm i dhënë kishte qenë që të qëndronte pa ngrënë që nga mbrëmja e një dite më parë.

(Massimo Ferro)

Prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar në listën e të dyshuarve mjekun kirurg Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Andrea Formiga është lidhje e Lindita Hoxhës në Tiranë.

(Andrea Formiga)

Kush qëndron pas Trita Hospital?

Në prill 2023, Lindita Hoxha themelon kompaninë e shërbimeve mjekësore Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë. Si administrator ortakja e vetme e kompanisë cakton Arli Sherifin.

Lexo edhe:

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

Kreu i një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar

Kompania Trita Hospital, me kapital 100 mijë lekë, mbulon një spital në qendër të Tiranës, një investim me vlerë miliona euro.

Historiku i biznesit të zonjës Hoxha nis 8 vite më parë, me kompaninë Dermo Life Akademi, për zhvillimin e aktivitetit në fushën e estetikës. Dermolife Academy, një shkollë profesionale me dy programe studimi, është gjithashtu një investim qindra mijëra euro, me burim të errët.

Në vitin 2022 themelon kompaninë Dermolife për kryerjen operacioneve të ndryshme shendetësore, ndërsa në 2024 hap farmacinë Trita. Kompanitë nga viti 2017 deri në 2022, kanë bilance të brishta dhe nuk justifikojnë investimin për ndërtimin e spitalit Trita.

Historia e vdekjes së biznesmenit

Sipërmarrësi italian 54-vjeçar nga Camposampiero, ishte i vendosur të humbiste peshë. Pas vitesh dietash që kurrë nuk kishin pasur sukses, Massimo Ferro vendosi t’i besonte një klinike private në Milano që premtonte një zgjidhje të qëndrueshme në kohë, shkruan Corriere della Sera.

Në klinikën private i propozuan një udhëtim për në Tiranë, ku mund të regjistrohej për ngushtimin e stomakut, një ndërhyrje që zvogëlon organin. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Massimo Ferro vdiq më 22 dhjetor në Shqipëri. Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës Andrea Girlando mori si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietisten Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Të hënën në Padovë do të kryhet autopsia mbi trupin e Massimos, ndërsa mjeku ligjor i caktuar nga prokuroria është doktori Antonello Cirnelli.

Teknika laparaskopike

Në dhjetor, kontakti i Ferros me kirurgun ishte bërë përmes mesazheve WhatsApp, ku ishin dhënë informacionet, kostot dhe udhëzimet logjistike. Çmimi i operacionit, 4.400 euro, ishte shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë eurot që kërkoheshin në Itali. Gjatë vizitës më 6 dhjetor 2025, Ferro u paraqit me djalin e tij të madh. Kirurgu i shpjegoi ndërhyrjen, duke e siguruar mbi teknikat laparaskopike dhe shpejtësinë e procedurës. Pavarësisht që pacienti ishte me diabet tip II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u planifikua për më 18 dhjetor në Tiranë, në klinikën “binjake” të asaj milaneze. Testet para-operatore, që Ferro nuk arriti t’i kryente në Itali, u shtynë për ditën para ndërhyrjes në Tiranë.

Pa udhëzime

Sipas asaj që denoncoi familja (avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti), asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk ishte respektuar: nuk kishte trajnim dietic paraprak, as vlerësim multidisiplinar, as përgatitje specifike para operacionit. E vetmja udhëzim ishte që natën para operacionit të mos hante asgjë. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor me gruan e tij.

Temperatura dhe simptomat

Ditën pas operacionit, ai telefonoi familjarët duke i siguruar se “shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasardhëse diçka ndryshoi. Ferro dukej gjithnjë e më i lodhur, nuk reagonte dhe glicemia e tij mbeti e lartë. Më 20 dhjetor shfaqet temperatura që arriti 38 gradë dhe u trajtua me qetësues. Më 21 dhjetor, me temperaturë që arriti 39 gradë dhe me vështirësi të rëndë në frymëmarrje, ai u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Atje iu bënë analiza, por antibiotiku, sipas denoncimit, u dha vetëm në mbrëmje, para se të kthehej përsëri në klinikë. Gjatë natës, gjendja e Ferros u përkeqësua. Mëngjesin e 22 dhjetorit pësoi arrest kardiak brenda klinikës. U reanimua dhe u transferua me ambulancë në reanimacion në spitalin publik. Pasdite mjekët raportuan se gjendja ishte e qëndrueshme, por në mbrëmje gruaja u thirr urgjent: kur arriti, Massimo Ferro kishte vdekur tashmë prej orësh.

Sot, familjarët denoncojnë se askush nuk ka arritur të tregojë me siguri shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi,” shkruajnë gruaja Romina dhe fëmijët. /Prapaskena.com

LEXO EDHE:

Vdekja e biznesmenit italian në klinikën private në Tiranë/ Nisin hetimet për kirurgun dhe dietologen

Etiketa: biznesmenItaliItalian Massimo FerroLindita Hoxhanderhyrje kirurgjikaleTRITA HOSPITAL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Itali, polici humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

16:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kreu i një organizate kriminale në Itali, arrestohet në Mançester shqiptari i shumëkërkuar

10:30 : 23/06/2026
BOTA

E rëndë në Itali/ Nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas i jep fund jetës

11:18 : 22/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët e Genovës në Itali sërish në protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

19:50 : 21/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu në Itali, i riu shqiptar kapet në zonën ku banonte e dashura e tij

13:48 : 19/06/2026
Para

"Voto Sarën"/ Skema mashtruese që po përhapet me link në WhatsApp, mund të vjedhë të dhënat

TË GJITHA

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş