• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet skema, si i fshihnin të ardhurat kompanitë e ndërtimit dhe agjencitë imobiliare në Vlorë e Sarandë

16:36 : 02/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Drejtoria e Hetimit Tatimor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimeve në Terren, ka vijuar kontrollet në Vlorë dhe Sarandë në kuadër të aksionit për verifikimin e pagave të punonjësve në sektorin e ndërtimit, si edhe të kontratave të shitjes së apartamenteve nga agjencitë imobiliare.

Sipas të dhënave nga terreni, gjatë kontrolleve janë identifikuar agjenci imobiliare dhe kompani ndërtimi të regjistruara, të cilat operojnë me një NIPT të vetëm. Nga verifikimet paraprake rezulton se evazioni fiskal i këtyre subjekteve është kryer në shuma të konsiderueshme.

Paralelisht, janë konstatuar shkelje të tjera që lidhen me mosdeklarimin e punonjësve të ndërtimit në sistemin tatimor. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar njësi kompjuterike me të dhëna, të cilat i janë nënshtruar analizave të specializuara për të identifikuar praktikat e shmangies fiskale.

Kontrollet në terren kanë nisur që më 16 janar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe do të përfshijnë subjektet që nuk kanë respektuar pagat dysheme të përcaktuara nga 1 dhjetori 2025. Pas evidentimit të deklarimit të pagave më të ulëta se realiteti, Tatimet publikuan muajin e kaluar listën e pagave minimale për sektorin e ndërtimit, sipas çdo profesioni.

Sipas kësaj liste, me përjashtim të sanitarëve që kanë pagë dysheme 60 mijë lekë, për të gjithë punonjësit e tjerë nuk duhet të deklarohet pagë nën 80 mijë lekë. Zbatimi i këtij vendimi rrit automatikisht pagën mesatare në sektorin e ndërtimit nga 68 mijë lekë në 85 mijë lekë. Çdo biznes që nuk respekton këtë kriter do të konsiderohet me risk për nëndeklarim dhe do të jetë subjekt i kontrolleve të shtuara.

Lexo edhe:

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

Hetimet janë shtrirë edhe në shitjen e apartamenteve, duke përfshirë verifikimin e parapagimeve kur ato shoqërohen me fatura të rregullta transaksioni, shoqërimin e mallrave me faturë, si edhe deklarimin korrekt të kontratave të qiramarrjes së ambienteve. Tatimet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të përqendruar në të gjithë zinxhirin e aktivitetit ndërtimor dhe imobiliar. /skyweb.al/

Etiketa: Administrata Tatimoresarandevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat e zonës

09:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bie nga çatia e një objekti, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë /EMRI

17:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

14:37 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ketaminë, kokainë dhe ekstazi/ Shisnin drogëra të forta, arrestohen 5 persona në Vlorë

11:25 : 12/07/2026
Para

Boçi: PD do të marrë pjesë në Komisione, vendimet duhet të jenë me konsensus

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş