• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krahasimi/ Halli i Belës që e fiku përfundimisht yllin e Lalit

Asgjë nuk ngjan në sjelljen që ka aplikuar PS-ja mes rasteve Veliaj dhe Balluku, çka shpjegon edhe se pse kryebashkiaku në detyrë ka përfunduar si lajm kronike

16:16 : 02/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Disa lajme të thata kronike u shpërndanë aty këtu nëpër media ditën e sotme për të pasqyruar procesin që ka hyrë në procedura rutinore ndaj kryebashkiakut të burgosur të Tiranës, Veliaj. A do kalojë dosja e SPAK-ut për gjykim? A do përjashtohet gjykatësja? A do përfaqësohet Lali nga avokati i tij i shkarkuar apo nga ajo e caktuar kryesisht?

Prej kohësh tashmë, që kur fitoi betejën kundër shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese në fillim të nëntorit 2025, Erion Veliaj nuk përbën më një lajm politik dhe titujt për të kanë rrëshkitur në rubrikat e kronikave gjyqësore. Hapësirën e pamatë që pushtonte ai, tashmë e kanë mbushur peripecitë e zv/kryeministres Belinda Balluku me drejtësinë dhe mbrojtja e paprecedentë që asaj po i bën kryeministri dhe forca e përbashkët politike.

Rivaliteti Veliaj- Balluku ka qenë realisht tejet i fortë kur ata kishin të dy një pushtet të pakufizuar. Ai vijoi të përflitet edhe kur i pari u rrëzua politikisht. Menjëherë pasi “Lali” u mor i pandehur nga SPAK-u, qarqe shumë pranë mazhorancës akuzuan Belën se po luante fijet pas kuintave, se ajo fshihej pas denoncuesit inekzistent Nesti Angoni, se ajo kishte nxjerrë nga Albcontrol, që e kontrollonte, levizjet e Veliajt me avionë me biznesmenë.

Por, pushteti pa rival i Ballukut përkrah Ramës, nuk zgjati më shumë se 8 muaj. Ajo u mor gjithashtu e pandehur dhe në dosjen e publikuar të përgjimeve të saj, krimet për të cilat dyshohet janë ku e ku më të rënda se akuzat ndaj Veliajt.

E megjithatë trajtimi i diferencuar u vu re kur të dy u vunë përpara të njëjtit strart: do të mbroheshin apo jo nga Rama?

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

Kundër/ Veliaj mori përkrahje jo më shumë se dhjetë ditore, me një mbledhje të organiizuar të grupit parlamentar, me një miting në shesh dhe një përplasje duarsh të Ramës mbi tryezën e punës. Pastaj shefi i qeverisë u tha të tijëve: boll me mbrojtjen e tij dhe akuzat kundër SPAK-ut.

Pro/ Mbrojtja e Ballukut vazhdon prej dy muajsh dhe në PS nuk ka më orientim për të heshtur kritikat ndaj drejtësisë në përkrahje të saj.

Kundër/ Në bashkinë e Tiranës, Rama kërkoi menjëherë spastrimin e gjithë besnikëve të kryetarit, duke e detyruar këtë të fundit të griste letrën e delegimit të kompetencave tek nënkryetarja që kishte caktuar vetë dhe t’i çonte ato te Anuela Ristani.

Pro/ Belinda Ballukut, ndonëse për një kohë të pezulluar nga gjykata, kryeministri i ka lënë kompetencën të caktojë njerëzit e saj të afërt në krye të OSSHE-së dhe ARSH-së.

Kundër/ Për të parin Rama kërkoi shkarkim nga detyra dhe zgjedhje të reja në kryeqytet, në mënyrë që “mos pengohej puna në Tiranë”.

Pro/ Për të dytën, ndonse SPAK e ndaloi të hynte në zyrë, kryeministri e mbajti vendin bosh, madje edhe duke renditur publikisht punët që po mbeteshin pa bërë ngaqë zv/kryeministrja nuk kishte më të drejtë firme.

Kundër/ Në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesit ligjorë të kryeministrisë u rreshtuan kundër Veliajt, pro shkarkimit të tij.

Pro/ Po aty, përfaqësuesit ligjorë të Ramës, bashkë me atë të presidencës dhe kuvendit u shfaqën në krah të Ballukut, duke mbrojtur të njëjtën kauzë, se ajo nuk mund të pezullohej nga detyra.

Pikërisht kjo qasje diametralisht e kundërt, që dëshmon se njërin Rama e ka lëshuar ndërsa tjetrën po e mbron, ka sjellë si pasojë edhe çbalancimin e hapësirës së kontrolluar mediatike që po i kushtohet dy ish delfinëve të dikurshëm të Ramës.

Balluku është në faqet e para dhe mbetet një lajm politik. Veliaj është rrokullisur shumë më poshtë, në titujt e kronikës. E para shkakton debate. I dyti është flakur në harresë.

Edhe tani, kur të dy kanë marrë tatëpjetën, rivaliteti vijon dhe Bela duket sikur edhe në hall e ka fituar etapën e fundit të luftës për jetë a vdekje brenda çiftit që dikur vetëquheshin ‘vëlla e motër”/Lapsi.al/

Etiketa: belinda ballukuErion VeliajGjykata Kushtetuesespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Belinda Balluku ku i ke çu paret e popullit?”, minatori: Rama dhe Berisha të japin llogari

20:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
Para

Zbulohet skema, si i fshihnin të ardhurat kompanitë e ndërtimit dhe agjencitë imobiliare në Vlorë e Sarandë

TË GJITHA

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş