• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur një “fshatar” nxjerr nga binarët Ramën dhe tre ministra

13:44 : 31/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Qëllimi ishte i qartë në Divjakë: Rama dhe tre ministrat do flisnin, ndërsa sallë do dëgjonte e në fund të duartrokiste. Por, mjafton qoftë edhe një individ, në kuptimin e plotë të fshatarit që mban frymën e tij dhe familjes me djersë të derdhur në arë, që “i fortndrituri” të nxihet nga disa fjalë mëse normale.

Më shtrëngimin e mikrofonit në duar kryeministri foli për “akseset madhore në bujqësi”, sesi fshatarët duhet të bëheshin të mëdhenj e thithnin fondet që sipas tij “janë aty” dhe në fund u tha se kishte ca angazhime tjera dhe se fshatarët e Divjakës të vijonin të dëgjonin ministrat, Pëtritin e Financave, Andisin e Bujqësisë dhe Belindën me dy atribute: si zëvendëskryeministri dhe e deleguara politike e qarkut Fier.

“Ore, do mbaj familjen unë, se nuk e mbaj dot me fjalë,” u dëgjua fermeri. “Janë 500 veta këtu,” tha Rama. “Të njëjtin hall kanë,” erdhi përgjigjja. “Më dëgjo mua tani. Nuk ekziston në një ekonomi të hapur mbyllja e kufijve të produkteve. E kuptove?”

Debati vazhdoi derisa Rama e mbylli: “Mos ta zgjasim këtë muhabet se është muhabet kot. T’i mbyllim kufijtë që ti të shesësh mallin, kjo nuk ekziston”. “Dakord… ne s’kemi forcë,” tha fermeri, duke ngritur supet, në shenjë dëshpërimi. Megjithatë burri i vrarë nga puna, por me fjalët që tregojnë nder për djersën, tha se punonte deri në 20 hektarë tokë me prodhime të ndryshme, por mbytej si nga futja e produkteve nga jashtë ashtu edhe nga mosmbështetja nga ana e qeverisë.

Lexo edhe:

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

Mjaftoi vetëm një zë nga qindra të pranishëm që regjia e propagandës të “çmendej” edhe më shumë se elita politike që ndjen se njerëzit kudo kanë pakënaqësi dhe laku që shtrëngohet ndaj tyre nga vetë të pushtetshmit, mund të këputet një ditë. Pas fjalës së Ramës, regjia qeveritare mbylli shfaqjen, duke lënë të vijonte me një fermer që ngriti shqetësimin dhe shumë të tjerë që kanë të njëtin shqetësim, por para djersës së tyre të shkuar dëm nga keqeverisja, kanë zgjedhur nënshtrimin dhe heshtjen.

Bujqësia është në ditët e saj më të zeza, e kushtezuar edhe nga ndërprerja e fondeve të IPARD, pas skandalit të abuzimit me mbi 30 milionë euro që në vend të bujqësisë shkuan për oligarkë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë, pa asnjë lidhje me bujqësinë.

Një shkëndijë e vogël ndezi tymin në kokën e kokave të mëdha të politikës, po ashtu edhe heshtjen e thellë të Ballukut, e cila dukshëm në Divjakë nuk ishte si herët e tjera, pasi hallet e saj dhe të bosit të madh shkojnë përtej arave ku mbi një milionë banorë mbajnë frymën mes vuajtjes, pasigurisë dhe abuzimit me fondet e destinuara nga Europa për ta, por që përfunduan si “karfica” në kokën e hajnisë së pushtetit. Ndërsa sektori që i ofron më shumë vendit mëton në mbijetesë SPAK-u i madh është mpakur nën vete para batërdisë së AZHBR dhe ministrisë së Bujqësisë, në kohën kur drejtohej nga Krifca e Rilindjes, pavarësisht se dosjen e kanë gati nga hetimet e OLAF në Bruksel.

Etiketa: abuzim me fondetdivjakeEdi RamafermereOLAF

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
Para

Bulqizë/ Humb jetën një person në një stok kromi

TË GJITHA

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş