Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur brenda Komisariatit nr 3, në Tiranë.
Dy shtetase, përkatësisht të moshave 38 dhe 29 vjeç kanë dhunuar një oficere policie.
Sipas njoftimit të policisë, dy shtetaset kanë dhunuar për shkak të detyrës, oficeren në hyrje të Komisariatit. Si rezultat ato janë vënë në pranga nga efektivët.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan: M.A., 38 vjeçe dhe R.A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.














