• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përmbytjet në Durrës/ Komiteti i Helsinkit: Shteti të mbajë përgjegjësi dhe të dëmshpërblejë qytetarët

15:49 : 23/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si u menaxhuan përmbytjet e ndodhura më 6 janar në Durrës, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund t’u faturohet vetëm banorëve, por duhet të verifikohet roli i institucioneve shtetërore dhe vendore.

Pas një monitorimi në zonën e “ish-Kënetës”,  Komiteti Shqiptar i Helsinkit  raporton se përmbytjet nuk mund të shpjegohen vetëm me hedhjen e mbetjeve apo ndërhyrjet e paligjshme në kanalizime, siç është pretenduar nga qeveria dhe Edi Rama.

Sipas Komitetit, ligji për vetëqeverisjen vendore ua ngarkon bashkive përgjegjësinë për menaxhimin e ujërave të shiut, mbrojtjen nga përmbytjet dhe mirëmbajtjen e rrjeteve të kanalizimeve. Në këtë kontekst, KShH kërkon një verifikim të plotë për të përcaktuar nëse institucionet përgjegjëse kanë kryer detyrat e tyre.

Reagimi i plotë:

Më datë 16.01.2026 një grup vëzhguesish të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, zhvilluan një monitorim të pjesshëm për verifikimin e situatës së përmbyjtjeve masive të datës 6 Janar që kishin përfshirë disa qytete të Shqipërisë prej disa ditësh. Monitorimi u krye në Bashkinë Durrës, ku u zhvilluan takime me banorë të zonës së “Kënetës” dhe kqyrën në terren shtëpitë e tyre të banimit. Gjithashtu u zhvilluan takime me përfaqësuesit e autoriteteve lokale, dukë përfshirë Administratorin e Njesisë Adminitrative Nr. 6, Prefektin e Qarkut Durrës, përfaqësuesin e Drejtorisë së Shërbimeve Rurale, Bujqësisë, Emergjencave Civile në Bashkinë Durrës.

Lexo edhe:

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

Duke marrë shkas nga gjetjet e këtij monitorimi si dhe faktin që përmbytjet prekën edhe qytete të tjera të vendit, gjithashtu, edhe rëndësinë që ka e drejta për një jetë familjarë të qetë dhe detyrimet pozitive që shteti ka për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve, KShH vlerëson të ndajë disa shqetësime dhe rekomandime si vijon:

Autoritetet lokale referojnë si shkaktarin kryesor të përmbytjeve hedhjet pa kritet të mbeturinave që shtetasit kanë bërë apo ndërhyrjet në infrastrukturën e sistemit të kanalizimeve. KShH vlerëson se për të arritur në një konkluzion objektiv, nevojitet një verifikim gjithëpërfshirës, duke mbikqyrur edhe realizimin e detyrave nga institucionet e ngarkuara me pastrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të kanalizimit, si dhe institucionet që kanë të detyrë të mbrojnë mjedisin, konform parimit “ndotësi paguan”. Shteti nuk mund të ngarkojë të gjithë fajin tek banorët, por duhet të marrë përsipër edhe përgjegjësitë e tij duke informuar nëse autoritetet vendore kanë realizuar me përpikmëri detyrat e përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim. Po ashtu, banorët duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Vlen të theksohet se sipas ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për mbledhjen, largimin dhe trajtimin e  ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e  banuara, ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore, mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake (sipas nenit 23 të këtij ligji) si dhe kujdesjen për parandalimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të ndotura, të kanaleve mbrojtëse të zonave të banuara, si dhe rrjetit të kanaleve tretësore të ujitjes dhe kullimit.

Situata e krijuar nga rreshjet e fillimit të këtij viti kërkon hartimin e një plani masash stukturore dhe jostrukturore nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore në shkallë vendi, me qëllim që të parandalohen përmbytje masive të tjera në të ardhmen, nëse ato janë të lidhura vetëm me sistemin e ndërhyrjeve të paautorizuara në kanalizimet e qytetit, në përputhje me parashikimet e kreut II, të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”.

Një pjesë e qytetarëve të pyetur nuk ishin të informuar për procedurat që duhet të ndiqnin pranë autoriteteve lokale me qëllim përfitimin e dëmshpërblimi përkatës. Pjesës tjetër të banorëve që kishin dorëzuar kopje të dokumentacionit të kërkuar për vlerësimin e dëmeve, nuk ju ishte vendosur në dispozicion një kopje e procesverbalit të mbajtur nga komisioni në terren për konstatimin e dëmeve si dhe nuk ishin në dijeni se si do të vijonte procesi i dëmshpërblimeve më tej. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen konform parimit të barazisë, mbi procedurat që duhet të ndjekin për kërkimin e dëmeve, ndërkohë që autoritetet nevojitet të mbajnë dokumentacion që mundëson transparencë si për banorët dhe për vetë institucionin, në momentin që kryejnë verifikime pranë banesave për vlerësimin e dëmeve. Informimi i publikut dhe komunitetit të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore për procesin e vlerësimit të riskut është një prej detyrave kryesore që neni 28, 30 i ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile” i ka ngarkuar Prefektit të Qarkut dhe Bashkive.

Nisur nga situata e vakancave të konstatuara në organikën e Njesisë Adminitrative Nr. 6 (mungonin dy inspektorë dhe administratori po e përballonte i vetëm ngarkesën e krijuar, ku vlerësohej se pranë Njesisë ishin paraqitur rreth 1200-1300 kryefamiljarë për situatën), theksojmë se Njësitë administrative, duhet të jenë të pajisura me personelin e nevojshëm që të përballojë emergjencat civile dhe administrimin e ankesave dhe kërkesave të banorëve.

KShH vlerëson gjithashtu se paraqitja e grupeve të punës në terren, të ngritura nga Bashkia, me distancë kohore nga momenti kur ka ndodhur situata e përmbytjes, mund të ndikojë në objektivitetin e vlerësimit të dëmeve për secilën banesë, qoftë duke ndikuar në uljen apo edhe shtimin e vlerës reale të tyre.

Pavarësisht se në bazë të Urdhërit nr. 01, datë 06.01.2026 të Bashkisë Durrës parashikohej se afati për përfundimin e hartimit të procesverbaleve, si dhe të dokumentacionit teknik-ligjor nga komisioni është 5 ditë nga ngritja e tij, deri në zhvillimin e monitorimit nga KShH procedura e vlerësimit të dëmeve nuk kishte përfunduar ende, ndërkohë që nuk kishte një datë fikse kur synohej përmbyllja e procesit, me qëllim që Këshilli Bashkiak të përcaktonte vlerën e përgjithshme të dëmeve dhe më pas të kryhej verifikimi i këtij akti nga Prefekti i Qarkut, në përputhje me parashikimet e nenit 8 të ligjit nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”.

Së fundmi, KShH thekson nevojën për kryerjen e procesit të vlerësimit, përcaktimit të vlerës së dëmeve dhe ndarjen e dëmshpërmblimeve nga Këshilli i Ministrave në përputhje me parimet e eficencës, efektivitetit dhe ekonomicitetit, brenda një afati të arsyeshëm, pasi disa nga banorët referuan se një situatë e ngjashme përmbytjesh kishte ndodhur edhe para 3 viteve, por dëmshpërblimin e kishin marrë me vonesë, afro 2 vite më pas. Marrim shkas në dhënien e këtij sugjerimi duke patur parasysh kushtet e vështira social-ekonomike të disa prej familjeve të kontaktuara dhe dëmet e krijuara.

Etiketa: DurresKSHHpermbytje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

09:25 : 10/07/2026
AKTUALITET

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformimin digjital të premtuar

20:13 : 09/07/2026
Para

Iu gjetën rreth 2 mijë fara kanabisi në lokalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Vaun e Dejës

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş