• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mes vetëlavdërimit dhe sulmeve ndaj drejtësisë, mediave dhe qytetarëve

19:31 : 20/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama po i përdor gjithnjë e më hapur rrjetet sociale si një mur propagande, ku vetëlavdërohet për nderimet që, sipas tij, i bëhen nga shtete të huaja dhe sulmon këdo që e kritikon: gjyqtarë, prokurorë, media, gazetarë, opozitë dhe madje edhe qytetarë.

Reagimi i fundit i Ramës ishte ndaj seancës së sotme të Gjykata Kushtetuese, e cila po shqyrton kërkesën e dy shoqatave të gjyqtarëve për rritjen e pagave.

Kryeministri e cilësoi procesin si “farsën më të shëmtuar të imagjinueshme”, duke u ndalur te fakti që seanca nuk po transmetohej drejtpërdrejt për arsye teknike.

Sulmet ndaj drejtësisë

Sulmet e Ramës ndaj sistemit të drejtësisë nisën pas arrestimit të Erion Veliaj, kur kryeministri kontestoi publikisht vendimin, sulmoi prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes dhe paralajmëroi se nuk do të pranonte më “paraburgime me një të rënë të lapsit dhe noterizime në Gjykatën Speciale”.

Lexo edhe:

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

Më pas, Rama e zhvendosi vëmendjen te ndërtimet pa leje nga veriu në jug, të cilat për tre mandate me radhë kishin qenë të padukshme për qeverinë e tij, por që sapo dolën në sipërfaqe, ai nuk mund të rrinte pa dënuar publikisht autorët.

Retorika u ashpërsua edhe më tej kur në orbitën e drejtësisë ra zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Rama akuzoi SPAK për tejkalim kompetencash dhe deklaroi se grupi parlamentar i PS-së nuk do të miratonte heqjen e mandatit të saj, hap që më pas çon në arrestim.

Ndërkohë, reagimi i sotëm ndaj Gjykatës Kushtetuese vjen vetëm dy ditë përpara vendimit të saj nëse pezullimi i Ballukut (apo i një ministri) është kushtetues ose jo, ndërsa paralelisht Rama ka nisur të duartrokasë SPAK-un, institucion që deri dje e sulmonte.

Mediat në shënjestër: nga “kazani” te “tenxheret”

Sulmet e kryeministrit nuk ndalen te drejtësia. Mediat janë prej vitesh një nga objektivat e tij të preferuara. Këtë herë, jo më “kazan”, por “tenxhere politike mediatike”.

Në reagimet për letrën e Presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Bordin e Paqes, Rama sulmoi mediat për raportimet e tyre, duke i akuzuar për manipulim dhe dezinformim.

“Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!”, shkroi Rama, duke shtuar: “Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB – GËNJESHTËR. Shqipëria do të paguajë 1 miliard euro – GËNJESHTËR. Palestinezët do të vijnë në Shqipëri – GËNJESHTËR.”

Reagimi i Ramës erdhi pasi në media qarkulloi një artikull i Bloomberg, i cili raportonte se anëtarësimi në Bord shoqërohet me një kosto financiare të konsiderueshme. Kryeministri deklaroi se Shqipëria nuk do të paguajë asgjë dhe përgënjeshtroi edhe opozitën, e cila pretendonte se ftesa ishte dërguar për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

Por ëndrra e “ftesës personale” nuk zgjati shumë. E vërteta doli shpejt në pah. Sipas listës së publikuar nga Bloomberg, letra e Trump ishte një procedurë standarde, e dërguar dhjetëra vendeve të botës. Deri më tani, janë identifikuar të paktën 50 shtete të ftuara, ndërsa lista pritet të bëhet publike plotësisht në Forumin Ekonomik të Davosit në shkurt 2026.

Në listë përfshihen jo vetëm aleatë perëndimorë, por edhe vende si Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Uzbekistani dhe Vietnami, çka e rrëzon pretendimin se bëhej fjalë për një vlerësim të veçantë për Ramën apo Shqipërinë.

RTSH: nga “mbylleni” te tërheqja

Në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PS-së, Rama kërkoi mbylljen totale të RTSH-së, duke deklaruar: “Nuk e kemi një televizion publik në Shqipëri… U kam thënë: mbylleni. S’kemi për të dhënë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve.”

Më pas, përballë reagimeve publike, ai u tërhoq, duke i cilësuar interpretimet si të shtrembëruara dhe duke folur për “një model shqetësues të përtacisë intelektuale”.

Por sulmet ndaj medias nuk ndalen me kaq Rama përdori edhe një koment të gazetares Klodiana Lala për ta sulmuar publikisht, duke e quajtur “injorancë të ulëritshme”, shpifje dhe dezinformim, pasi ajo ngriti pyetje për funksionimin e inceneratorit të Tiranës.

Polemika pati edhe me Blendi Fevziu, përmes gjuhës denigruese dhe materialeve të montuara, si kundërpërgjigje ndaj kritikave për propagandën qeveritare gjatë përmbytjeve.

“Fajin e ka Saliu”

Ndërkohë që qyteti i Vlorës ishte pa ujë në prag të ndërrimit të viteve, Rama u rikthye te narrativa e tij e vjetër: fajin e ka Saliu. Sipas kryeministrit, problemi lidhej me një tub të vendosur në vitet 2009–2010, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, i cili sot paskësh dështuar duke shkaktuar krizën e ujit në qytet.

Një justifikim që vjen pas 12 vitesh në pushtet, kohë gjatë së cilës Partia Socialiste ka pasur në dorë çdo hallkë të qeverisjes, përfshirë edhe Bashkinë e Vlorës, një nga bastionet e saj më të forta.

Kur fajin e kanë qytetarët

Por për Ramën fajtorë nuk janë vetëm opozita, mediat apo drejtësia, por edhe qytetarët. Dy javë më parë, teksa vendi u përball me përmbytje dhe qytetarët përpiqeshin të shpëtonin atë pak pasuri që kishin, kryeministri nuk zgjodhi terrenin e përmbytur, por rrjetet sociale për të dhënë verdiktin: faji ishte i qytetarëve, sepse ata hedhin mbeturina dhe bllokojnë pusetat.

Në një vend ku qytetarët paguajnë taksa për shërbime publike, sipas kësaj logjike, qytetari rezulton fajtor pse shërbimet nuk funksionojnë./Boldnews.al/

 

Etiketa: drejtesiaEdi Ramamediatopozitarrjetet socialesulme

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026
AKTUALITET

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
Para

“Ke naj ndeshje të sigurt?”/ Zbardhen bisedat mes policëve që vinin baste: Hë mo tigër, duhet me dorzu lekët e llotos

TË GJITHA

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom