• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist

Pezullimi i vizave për "parazitët shqiptare" nga administrata amerikane, u përshendet nga qeveria shqiptare si ndarje e vlerave të përbashkëta me "aleatin tonë strategjik"

17:56 : 16/01/2026
në AKTUALITET, BOTA, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Vendimi tronditës i administratës Trump për të na renditur edhe ne mes 75 vendeve të cilët nuk do të përfitonin më nga programi amerikan për vizat e emigracionit, u prit në Shqipëri me ndjenjën e vasalitetit tonë të turpshëm ndaj hiperfuqisë.

Një videomesazh i ministres së jashtme, i cili menjëherë u ripostua edhe nga kryeministri Rama, pasi sqaroi domethënien e asaj që kishte ndodhur dhe hodhi poshtë aludimet absurde të opozitës, se Amerika ia kishte hequr vizën Shqipërisë, u shndërrua në dëshminë flagrante të republikës së bananeve në të cilën jetojmë. Në fund të tij ekzaltohej me të madhe aleanca e pathyeshme strategjike me aleatin tonë, e ngritur mbi vlerat e përbashkëta.

Po cilat jane këto vlera? Po të analizohet vendimi i departamentit të shtetit për vende si Shqipëria Kosova, Somalia, Eritrea etj, duket qartë se ai është një dënim kolektiv, që etiketon një komb duke e barabitur individin me etninë të cilës i përket. Ai u paratha nga vetë presidenti amerikan, i cili, ende pa u qetësuar nga ekzaltimi i rrëmbimit të Maduros, postoi në 4 janar, në rrjetin e tij Truth Social, arsyet e vërteta të asaj që do të ndodhte më pas.

Trump publikoi një tabelë me të dhëna për përfituesit e ndihmës sociale në SHBA, të ndara sipas origjinës së familjeve emigrante. Në pasqyrën e emërtuar “Imigrant Welfare Recipient Rates by Country of Origin” rezultonte se 41.3% e familjeve të emigrantëve shqiptarë në Amerikë jetojnë me ndihma sociale. Pra vendimi i fundit, i prodhuar nga shqetësimi për të ndëshkuar përtacët që jetojnë në kurriz të taksapaguesve amerikanë, i penalizonte në në tërësinë e tyre bashkëatdhetarët tanë.

Lexo edhe:

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

Por, kjo lloj logjike, që i shkon për shtat politikave të ekstremit të djathtë të SHBA-së aktuale kundër emigrantëve, ka dy probleme thelbësore. E para ajo vendos standartin e ndëshkimeve kolektive. E dyta, ashtu sikurse dukej edhe në postimin e presidentit Trump ky ndëshkim bëhet mbi baza të etnisë dhe origjinës. Pra mesazhi është: shqiptarët penalizohetn në grup pasi ata klasifikohen si parazitë.

Pikërisht, për të shmangur qasje të tilla përçarëse dhe stigmatizuese praktikat më të mira perendimore, e kanë kthyer në tabu hartimin e statistikave në bazë etnie e aq më tepër vendimarrjet shtetërore të nxitura prej tyre.

Duke injoruar këtë kordon sanitar të vendosur që pas Holokaustit dhe luftës së dytë botërore, administrata Trump, me retorikën e saj antiemigracion, po i rikthehet politikave që nuk duhet pasur frikë të etiketohen si raciste.

Mirëpo, deri këtu, ky mbetet një shqetësim ekskuzivisht amerikan, që ne si qytetarë të botës mund ta denoncojmë me zë të lartë, por nuk kemi asnjë mundësi ta ndryshojme që prej instikameve të provincës sonë të vogël. Prandaj, problemi ynë nuk është as me politikat e instaluara përmes votës në SHBA, as me vetë ideologjinë e MAGA-s. Ai është me sjelljen e qeveritarëve dhe opozitarëve tanë kundrejt tyre.

E këtu shkëlqejnë me të gjithë forcën hipokrizia dhe servilizmi. Si mundet qeveria shqiptare, pikërisht në ditën e kësaj mase me aromë racizmi, kundër qytetarëve të saj, të bëjë një mesazh për këtë temë ku ekzalton vlerat e përbashkëta që ndajmë me partnerin tonë strategjik. A nuk na kanë folur Skëndërbeu dhe Mamica në emër të të tjera vlerave, deri dje. A nuk ishin ata që ekzaltonin kultin e emigrantit, kur pranonin, në tokën tonë refugjatë nga opozita iraniane (që në kohë të Berishës), apo bashkëpuntorët e perëndimit të braktisur në Afganistan? A nuk mburreshim atëhere, në kohën e presidentit Biden, se ne, si vend emigrantësh kishim vlera të përbashëkët me atë Amerikë që nuk i diskriminonte njerëzit në bazë të etnisë? A nuk ka ratifikuar Shqipëria prej dy dekadash konventën evropiane për të drejtat e njeriut, që në nenin 14 të saj thekson se shtetet dhe politikanët nuk mund të përdorin të dhëna etnike/ kombëtare, në mënyra që shkelin dinjitetin apo barazinë?

Me Amerikën e cilave vlerave jemi aleatë ne, atë kozmopoliten dhe të hapurën e deri djeshme, apo me atë ksenofoben e ditëve të sotme? Ku e pozicionon veten opozita shqiptare, e cila nuk gjeti dot asnjë fjalë kundër kësaj mase me ngjyra raciste, po e përdori atë në mënyrën më të ulët të mundshme, si një armë më tepër në luftën brenda llojit? Po qeveria “e majtë”, si u bëka partizane për të drejtat e emigrantëve të huaj që vijë tek ne, por është në gjendje të “ndajë dhe vlera të përbashkëta” me ata që ndëshkojnë kolektivisht emigrantët shqiptarë?

Nga kjo ballo me maska të vjen për të vjellë. Janë pikërisht episode të tilla, si ai i ndëshkimit kolektiv të “parazitëve shqiptarë” në SHBA, ato që na ndihmojmë që të hapim sytë për të kuptuar se në ç’cirk palaçosh është shndërruar skena jonë politike. E populluar nga të tillë që vetëshpallen aleatë të Amerikës edhe kur ajo është pro LGBT-ve edhe kur i ndalon martesat gay; edhe kur financon për çlirimin e Ukrainës edhe kur është e gatshme të sakrifikojë teritore të saj; edhe me atë SHBA- që i mirëpret emigrantët edhe me tjetrën që ngre mure për ta. Aq absurde është kjo sa edhe në një rast si ky i ndërprejes së vizave, ata u reshtuan sërish me superfuqinë, ndonëse ajo mori vendim kundër votuesve të tyre./Lapsi.al

Etiketa: donald trumpEdi Ramaemigrante shqiptareSHBAShqiperivisa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026
BOTA

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026
AKTUALITET

“Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla”

21:07 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026
Para

Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot

TË GJITHA

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026

“Rama u kap në befasi”, Dervishi: Pakënaqësitë po vijnë edhe nga socialistët

21:47 : 25/06/2026

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

21:38 : 25/06/2026

Thirrja e fuqishme para Kryeministrisë: Të shtunën protestë kombëtare

21:31 : 25/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

21:26 : 25/06/2026

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026

“Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla”

21:07 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet