• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po përgatit SHBA, Arbër Hajdarin, si pasues direkt të Edi Ramës?!

10:31 : 14/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Arbër Hajdari nuk ishte në puntatën e kësaj të marte në poltronën e opinionistit të Big Brother Vip Albania. Në një lidhje direkte me drejtuesin e emisionit, Ledion Liço, aktivisti deklaroi se gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më konkretisht në rezidencën e Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar a Lago.

Mes batutave, Hajdari deklaroi se gjendej në SHBA për të marrë një konkurent VIP për Big Brotherin, megjithëse u la të kuptohej se kjo nuk ishte e vërteta.

Për momentin është e paqartë se cila mund të jetë arsyeja reale që drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe” gjendet në një nga pikat më të rëndësishme politike globale.

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

Krahas rolit të aktivistit, Arbër Hajdari është shndërruar gradualisht në një personazh politik, i pompuar fuqishëm nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, Rama dhe Hajdari u shfaqën shpesh në publik, pasi “Fundjavë Ndryshe” mori përsipër ndërtimin e disa banesave në periferi të Tiranës për familje që kishin mbetur pa strehë.

Falë lidhje të forta me Ramën, Arbër Hajdari, nëpërmjet “Fondacionit Ndryshe”, përfitoi fillimisht një sipërfaqe të konsiderueshme prona publike në periferinë veriore të Tiranës, me qiranë simbolike 1 euro. Këto pasuri, me vendime të mëpasshme qeveritare, i kaluan në pronësi “Fundjavës Ndryshe” dhe tashmë ato janë dhënë me qira për aktivitete tregtare, duke krijuar të ardhura për fondacionin.

Pak javë më parë, në 5 dhjetor 2025, kryeministri Rama i bëri “qokën” e radhës publike Arbër Hajdarit, duke u prezantuar si i ftuari VIP në ceremoninë e 10-vjetorit të krijimit të “Fondacionit Ndryshe”.

Dyshja nuk e fshehu aspak vlerësimin për njëri-tjetrin, ndërkohë që raporti është forcuar akoma më shumë nga fakti që Rama ka emëruar si Kryeinspektor qeveritar Shkëlqim Hajdarin, babain e Arbër Hajdarit, një ish-prokuror që u largua nga detyra para se të niste Vetingu.

Ky rol politik i Hajdarit e vendos atë nën një optikë të re, sidomos pas kësaj vizite që po zhvillon në Mar a Lago. Nuk dihet nëse ai është aty për takime me personazhe të administratës amerikane.

Megjithatë, ky udhëtim i tij, i prezantuar me pompozitet edhe në “prime time” të Top Channel, madje në emisionin më të ndjekur të televizionit, duket se nuk është rastësuar.

“Miku” i tij, Edi Rama, është në pikën më të ulët të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zgjedhja e Presidentit Donald Trump duket se i ka shkëputur fijet e lobimit të kryeministrit shqiptar me administratën amerikane.

Rama është refuzuar të kryejë takime të nivelit të lartë me zyrtarë të administratës Trump. Në aktivitete ndërkombëtare, ai është refuzuar nga përfaqësuesit e SHBA-së, qoftë edhe për të bërë foto kortezie.

Në këtë panoramë, ku Rama refuzohet dhe Arbër Hajdari shkon në Mar a Lago “për të marrë një banor VIP për Big Brother”, lehtësisht mund të ngrihet pyetja: “A po përgatit SHBA, Arbër Hajdarin, si pasues direkt të Edi Ramës?”

Etiketa: arber hajdariEdi Ramafundjave ndrysheSHBAShkëlqim Hajdari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
Para

“Të dënuarit VIP me takime speciale në spitalin e burgut në Durrës, drejtori u merrte nga 1000€”

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş