Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në afërsi të tunelit të Skërficës, në segmentin rrugor Gjirokastër–Delvinë.
Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se një mjet i rëndë (maune) është përmbysur pasi rruga dyshohet se ishte e ndotur me naftë, duke e bërë të rrëshqitshme sipërfaqen.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka reaguar në kohë dhe ka shmangur përplasjen me automjetet që lëviznin përpara tij.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
në














