• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasje dhe përjashtime/ Shabani betohet mes flakadanëve në Kuvend, Peleshi dhe PS miratojnë ligjet

11:31 : 18/12/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Lexo edhe:

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

Seanca e sotme parlamentare, e fundit e këtij viti, ishte e mbushur me tensione e kaos për shkak të hetimeve të fundit të SPAK ndaj Belinda Ballukut për të cilën kërkohet heqja e imunitetit që i hap rrugën arrestimit të saj.

Në një moment, deputetët e PD-së dogjën foton e Ballukut me Ramën.

Përplasje, flakadanë e përjashtime

Seanca u shoqërua me tensione të forta, teksa deputetët e PD zunë vendet e Ministrave dhe nuk u ulën në ndenjëset e tyre. Po ashtu edhe Sali Berisha bllokoi foltoren dhe nuk pranonte të largohej. Ndërkohë deputetë e PD janë përplasur fizikisht edhe me Gardën, teksa kërkonin që këta të fundit të dilnin jashtë.

Nga ana tjetër ata kanë ndezur disa flakadanë dhe kanë hedhur ujë dhe letra në drejtim të Niko Peleshit, por edhe Gardës.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi përjashtoi nga seanca plenare deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.

Berisha zapton foltoren dhe merr fjalën në mes të kaosit: Nuk ka “vidh e ik”

“Ergys Agasi është terrorist, ka marrë dy qytetarë peng për llogari të Ramës dhe familjes së tij”, u shpreh Sali Berisha. Sipas tij po shkelen Kushtetuta dhe ligji.

“Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike. Ne po luftojmë për ligjin dhe për Kushtetutën”, deklaroi Berisha.

Berisha kërkoi që përfaqësues të qeverisë të paraqiten para Kuvendit dhe drejtësisë, duke theksuar se “nuk mund të ketë më ‘vidh e ik’” dhe se parlamenti duhet të funksionojë mbi bazën e ligjit.

“Hajde silleni këtu dhe dëshmoni që jeni të vendosur se i nënshtroheni ligjit”, vijoi ai.

Ai u bëri thirrje mazhorancës që, sipas tij, të mos mbrojë individë të përfshirë në shkelje të rënda dhe të lejojë transparencë të plotë para qytetarëve.

“Nëse doni parlament, sillini të gjithë para ligjit. Qytetarët duhet t’i shohin dhe të dëgjojnë të vërtetën”, u shpreh Berisha, duke theksuar se opozita do të vazhdojë betejën politike për respektimin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

U “bekua” nga Rama si Avokat i Popullit, Endri Shabani betohet në Kuvend mes kaosit, puth opozitën

Endrit Shabani u betua mes kaosit në Kuvend si Avokat i Popullit.

Pas betimit, ai u largua nga salla plenare duke përshëndetur deputetët, ndërsa opozita e cilësoi procesin të manipuluar dhe pa konsensus.

Endri Shabani u zgjodh Avokat Populli më 11 dhjetor 2025, me firmat e Berishës dhe votat e Ramës, proces gjatë të cilit PD u akuzua për tradhëti ndaj demokratëve. Opozita pretendon se firmat ishin vetëm për paraqitjen e kandidaturës në Komision, jo për ta futur për votim në Parlament.

Digjen fibrat, ikën sinjali në Kuvend

Gjatë seancës së tensionuar në Kuvend, sinjali i Kuvendit u shkëput, për shkak se u dogjën fibrat e shërbimit të transmetimit.

Siç shihet, pajisjet që mundësojnë shërbimin janë shkrumbuar, por ende nuk dihet si ka ndodhur.

Digjen fibrat, ikën sinjali në Kuvend

Mes kaosit u miratua rendi i ditës dhe disa prej ligjeve

Rendi i ditës u votua pa diskutime, por nën prezencën e debateve të forta. Pas 1 orë tensionesh, Peleshi mbylli seancën plenare.

Sapo Peleshi deklaroi mbylljen e seancës, deputetët e opozitës ironizuan duke shtuar: “Bravo Dubai!”.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.

4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”.

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, të ndryshuar.

7. Projektligji “Për vullnetarizmin”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”

9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar.

11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.
të

14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

“Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun”

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit, tha se Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun. Sipas tij kryeministri ishte në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

“Balluku nuk vjen në parlament ndonëse duhet të informojë shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është më në fund  siç njoftova edhe 3 ditë më parë se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij mes Lindës e Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojnë Belindën”.

Etiketa: belinda ballukuEdi RamakuvendNiko PeleshiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
Para

Plagosën një 50-vjeçar për xhirimin e gomave në Mamurras, në kërkim dy 18-vjeçarë/ EMRAT

TË GJITHA

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom