• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së Tik-Tok-ut, ja data

17:54 : 15/12/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata Kushtetuese njoftoi të hënën organizatat e medias se me kërkesë të qeverisë kishte vendosur të shtynte në fillim të shkurtit seancën e caktuar për të martën, ku do të shqyrtohej në themel padia e tyre kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për pezullimin e platformës sociale Tik-Tok në territorin e Shqipërisë.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në datën 15.12.2025, pasi mori në shqyrtim kërkesën për shtyrjen e seancës plenare publike, të paraqitur nga subjekti i interesuara Këshilli i Ministrave, ka vendosur pranimin e kërkesës, si dhe shtyrjen e seancës plenare publike për në datën 05.02.2026”– njoftoi kjo gjykatë.

Por data e seancës e caktuar nga GJK është shumë afër afatit të caktuar nga qeveria për pezullimin për një vit të përdorimit të kësaj platforme sociale, duke e bërë vendimmarrje, sipas organizatave, pothuaj të pavlefshëm

“Është tërësisht praktikë e paprecedentë nga ana e Këshillit të Ministrave një kërkesë e tillë. Kjo gjë në vetvete synon të “fusë në kurthë” Gjykatën në mënyrë që të afrohet sa më shumë afati zyrtar për rihapjen e TikTok”- i tha BIRN-it, Isa Myzyraj, kryetar i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Myzyraj e quan vendimin e GJK-së “të çuditshëm”  dhe të ngjashëm me mënyrën e funksionimit të gjykata të shkallës së parë, ku seancat shtyhen pafundësisht për “tekat” e palëve.

Lexo edhe:

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

“Gjykata duhet ta shqyrtonte me përparësi sepse pretendimet kryesore janë pikërisht që është duke u shkelur e drejta e lirisë së shprehjes, por qartazi Gjykata po jep shembull negativ duke mos e shqyrtuar jo vetëm me përparësi, por edhe duke e shtyrë sepse ‘kërkon’ Këshillit i Ministrave”– thekson ai.

Edhe avokati i palës paditëse, Franc Terihati, e quan të paprecedentë shtyrjen aq të gjatë të seancës së shqyrtimit të çështjes, ndërkohë që sipas ligjit kjo gjykatë duhej të shprehej për çështjen brenda 3 muajsh.

“Padia jonë është bërë që në mars dhe nga momenti kur Kolegji i Gjyqtarëve vendosi të mos pranojë kërkesën për pezullimin e VKM-së nuk kemi asnjë veprim nga gjykata”.

Sipas tij, pavarësisht se kërkesa e Këshillit të Ministrave për shtyrje është juridikisht në rregull duket se ka një tentativë për zvarritje të procesit prej tyre.

Organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë duke e parë si precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

Qeveria vendosi në 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Vendimi u pasua me një kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike (AKEP) për kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend që të bllokojnë qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

TikTok është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm./BIRN

Etiketa: padiqeveriaShqiperiTik Tok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
Para

Në burg prej muajit shkurt/ Bashkia e Tiranës shkresë KQZ-së për rrogën e Veliajt

TË GJITHA

Balla i del kundra Ramës: Të ndalen ndërtimet gjatë sezonit turistik, po u prishim pushimet turistëve

10:55 : 16/07/2026

Sekuestrohen 4 pistoleta “Glock” në aksin Kardhiq-Delvinë, dyshohet se kishin destinacion Sarandën

10:53 : 16/07/2026

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

10:38 : 16/07/2026

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026

Ankimohet tenderi 6 milionë euro për rikonstruksionin e rrugës dytësore të autostradës

10:14 : 16/07/2026

Spiropali paraqet mocionin për hapjen e PS, “thumbon” Ramën: Qytetarëve nuk duhet t’u flasim me arrogancë

10:12 : 16/07/2026

E rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë

09:53 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş