Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte pranë urës së Telit, në Postribë të Shkodrës.
Raportohet se viktima, ende i paidentifikuar, është gjetur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar Policinë të alarmuar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se personi ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e viktimës.














