• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllet pas 1 ore protesta e opozitës, Berisha apel të rinjve: Bashkohuni për të drejtat tuaja

19:41 : 08/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ashtu siç pritej, ka zgjatur fiks 1 orë protesta e sotme e opozitës, 8 dhjetor, para godinës së Kryeministrisë, vend të cilin kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar “Sheshi i Lirisë”.

Para se në foltore të ngjitej për të folur kryetari Berisha, fjalën e morën përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe deputetë opozitarë. Mes atyre që mbajtën fjalime ishin edhe ish-Studentë të Dhjetorit 1990, me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë dhe lëvizjes studentore.

Në Ditën e Rinisë, Berisha theksoi se “gjenerata Z ka përmbysur diktatura mizore në vende të ndryshme të botës dhe është bërë zëdhënëse e betejës për liri të shoqërisë njerëzore”.

“Të mbajmë misionin deri në fitore sepse Edi Rama, është armik i egër i lirive të shqiptarëve!”, u bëri thirrje qytetarëve.

“Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta. Por ata vazhduan dhe fituan. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD. Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, e idealeve të dhjetorit”, deklaroi Berisha.

Lexo edhe:

Taulant Balla si Bashkim Gazidede në ’97, sheh agjentura të huaja pas protestave

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

Berisha i bëri thirrje të rinjve të protestojnë pasi politikat e Ramës kanë shtyrë ata të largohen nga vendi nga pmaundësia ekonomike.

“Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve. Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë.

Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi. Rrënoi shkollat.
Rrënoi të ardhmen e tyre.

Të rinjtë shqiptarë sot kanë si alternativë të vetme largimin, largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria.

Miq, të gjitha këto janë apel, janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe.
Të përballemi me çdo çmim, të përballemi me çdo kusht, të përballemi për dinjitetin tonë, të përballemi për të ardhmen tonë, të përballemi për vendin tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë.”

Kreu i demokratëve në fjalën e tij bëri thirrje mes të tjerash për mobilizim të protestave të fuqishme nga opozita dhe demokratët, deri në largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit.

Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë.

Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.

Teksa PD mban protesta për të rikthyer pluralizmin, javën e fundit ka pasur zhvillime jo fort të favorshme për këtë forcë politike. Ish-deputeti demokrat, anëtar Kryesie, Ervin Salianji, e ka thënë publikisht se ky subjekt politik ka nevojë të riformatohet.

Megjithatë, përtej pritshmërive, ai u pa në protestën e sotme. Më herët, ai ka bërë me dije se bashkë me Ilir Alimehmetin, si dhe disa nga demokratët më të votuar në zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur një tur takimesh nëpër qytete, për hapjen dhe ripërtëritjen e Partisë Demokratike.

Etiketa: opozitaprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Taulant Balla si Bashkim Gazidede në ’97, sheh agjentura të huaja pas protestave

13:05 : 30/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin kazanin e plehrave tek dera Kuvendit: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

11:56 : 30/06/2026
AKTUALITET

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026
RAJONI

Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë

15:42 : 29/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët mblidhen edhe në Connecticut, protestë kundër Ramës: Jep dorëheqjen!

14:53 : 29/06/2026
AKTUALITET

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:22 : 29/06/2026
Para

Makinat lëkunden në rrugë, pamje nga tërmeti i fuqishëm në Japoni (Video)

TË GJITHA

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

15:48 : 30/06/2026

Policia dhunon qytetarët në protestën për largimin e Edi Ramës

15:41 : 30/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, autobusi kthehet përmbys

15:30 : 30/06/2026

Arben Shehu takon Ambasadorin turk në Shqipëri, fokus bashkëpunimi mes KLSH dhe Gjykatës Turke të Llogarive

15:25 : 30/06/2026

EMRAT/ Ja kush janë protestuesit e shoqëruar nga Policia pas përplasjeve para Parlamentit

15:15 : 30/06/2026

Arrestimi dhe dhunimi i protestuesve/ Protesta zhvendoset te Drejtoria e Policisë

14:58 : 30/06/2026

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron për vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi

14:50 : 30/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelercasibom girişcasibomcasibom güncel girişKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet günceldeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisnakitbahisJojobetjojobetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetimajbetbetciojojobetcasibomJojobetmarsbahis giriş