• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama po planifikon 20 qendra për emigrantë nga Azia, PD: Pazar personal, rrezik për vendin

16:15 : 05/12/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar ndaj planit të qeverisë për ngritjen e 20 qendrave të pritjes për emigrantët në jug të vendit, duke e cilësuar projektin si “anti-kombëtar” dhe “të mbuluar me mungesë transparence”.

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha se pas hapjes së dy qendrave në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta shtrijë këtë projekt edhe në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet total prej 8 mijë personash.

Sipas tij, projekti është hartuar në ilegalitet të plotë, pa konsultim me publikun dhe pa miratimin e institucioneve vendore. Ai e cilësoi këtë si një “pazar personal të Ramës për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare”, ndërkohë që vendi përballet me shpopullim masiv dhe krizë ekonomike.

Ndërkohë plani i qeverisë parashikon ngritjen e 20 qendrave të pritjes për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, për periudhën 2026–2028, qendrat do të ngrihen në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër secila.

Deklarata e deputetit të PD, Ivi Kaso:

Lexo edhe:

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh,  ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit.

Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre.

Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona.

Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike.

Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.

Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.

Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.

Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta.

Ai duhet të shpjegojë publikisht pse duhen qendra pritjeje në zona turistike si Vlora dhe Himara, të paprekura nga flukset e emigracionit.

Ky vendim vjen kur Rama është zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nuk është gjë tjetër veçse një pazar personal për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare që po e humbet pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.

Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj.

Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si humanist dhe globalist.

Partia Demokratike nuk është kundër të huajve, të cilët vijnë nga zona të rrezikuara, por Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar valë të tilla emigracioni të injektuar dhe kontrolluar.

Për më shumë, Shqipëria nuk e mban dot barrën e rëndë të ksenofobisë që mund të sjellin aksionet e Ramës, i cili, për të përmirësuar imazhin e vet do të dëmtojë vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

LEXO EDHE:

Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen

Etiketa: aziaEdi RamakampePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026
Lajmet e Dites

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026
AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
Para

Sa pa fat Rama, edhe miqtë ndërkombëtarë i dalin të korruptuar

TË GJITHA

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş