• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkullaku: Po u hapën të gjitha letrat e Ballukut, ‘u shemb’ Rilindja!

21:48 : 27/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Armand Shkullaku, ka komentuar këtë të enjte dosjen hetimore të Belinda Ballukut.

I ftuar në Syri TV, Shkullaku thotë se nëse hetimet për Ballukun zgjerohen më tej goditet e gjithë kupola e Rilindjes.

Kjo pasi, sipas tij paratë e tenderave të dyshuar janë përdorur për të ndikuar në zgjedhje, duke sjellë fitore të thelluara për Partinë Socialiste në zona ku tradicionalisht nuk kishte mbështetje të madhe.

Ai theksoi se, nëse hapen të gjitha letrat e Ballukut, ‘del i gjithë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë Rilindjen’.

Shkullaku: Belinda Balluku po hetohet si numri dy i qeverisë, e cila ka ndërhyrë drejtpërsëdrejti në shkeljen e barazisë në tendera. Çfarë do të thotë kjo? E përkthyer ndryshe, kjo do të thotë që Belinda Balluku me porosinë, urdhrin apo bashkëpunimin e kryeministrit, se s’mund ta bëjë ndryshe, ka marrë qindra milionë euro fonde publike dhe i ka trajtuar ato si t’i ketë pasur të gjyshit të ndjerë.

Lexo edhe:

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

Dhe si pasojë, kjo është ajo që unë e thosha vazhdimisht si një nga kritikat e mia ndaj SPAK-ut. Dhe çfarë ndodh? Këta bëjnë korrupsion, pra vjedhin, që këto para, siç ishte PS-ja me radhë, t’i fusin për të vjedhur votat. Dhe çfarë bëjmë ne? Belinda trukon tenderat, del zgjedhjet lokale Dibra 7-0. Qarku. Pra merr të gjitha bashkitë e Veriut.

Po si ka mundësi? Po ka mundësi. Me aq lekë dhe me ata njerëz që ja ka futur, shkon në Fier. Befason dhe Edi Ramën, merr 12 mandate. Po si i ka marrë këto? Dhe është fare e qartë, po të shikojmë vlerën e tenderave, qoftë te tuneli, po marr dy të fundit? Qoftë dhe tre, katër segmentet e fundit të unazës së re që në total na duken kështu janë 450 milionë euro, që janë tenderuar sipas qejfit të këtyre.

Dhe ne kemi parë dhe cilësinë e rrugëve, po s’po hyjmë fare. Pra, kjo është arsyeja pse Edi Rama këtë radhë nuk e ka aq të lehtë që të thotë që shiko, e mbani mend fjalimin e atij që thoshte, shiko tha, ka disa njerëz tha që janë bashkangjitur rrugës tonë tha, po që nuk arrijnë dot t’i bëjnë ballë tundimit njerëzor, janë njerëz të dobët. Tundohen nga paraja, nga…

Nga ata rrugës, devijojnë them. Mbledhin dardha dhe kumbulla mbas shpinës së socialistëve, ata keqpërdorin besimin e socialistëve, këta nuk do gjejnë kurrë strehë dhe mbrojtje brenda Partisë Socialiste. Këtë radhë nuk e thotë dot më. Se është ky vetë që e ka bërë këtë gjë. Elementi tjetër mendoj unë është po prapë që nëse deri dje të gjithë ata që unë përmenda, me përjashtim të Velisë, kanë qenë ish-zyrtarë, pra kanë dorëzuar përpara mandatin e deputetit, pastaj kanë shkuar atje, kanë dhënë dorëheqje nga ministra ose i ka shkarkuar Rama dhe pastaj kanë shkuar në SPAK. Këtë radhë Belinda Balluku ka qenë në detyrë dhe është akoma në detyrë. Kjo është arsyeja mendoj unë që Edi Rama nuk e lëshon.

Sigurisht, këtu ka dy, dy elementë mendoj unë. I pari mund të jetë një lloj frike dhe pasigurie që mund të ketë Rama këtë radhë që, ore si ka mundësi që s’po e kontrolloj dot procesin, nëse nuk e kontrollon dhe unë deri tani nuk kam shenja të them që e kontrollon.

Dhe problemi i dytë është që po u hapën letrat e Belinda Ballukut, unë ju garantoj që aty brenda do dalin të gjithë. Do dalin të gjithë, çfarë njohim ne, pra gjithë ajo që ne e quajmë establishmenti i korruptuar që mban në këmbë organizatën e Rilindjes.

Pra që nga korrupsioni, që nga krimi e të tjerë e të tjerë, do dalin të gjitha sepse ne e dimë, ajo që kemi thënë disa herë kush ka qenë, që dimë kush i cakton tenderat, i dimë kush i ndan paratë në Shqipëri, i dimë kush i merr, e dimë ku i çon lekët mbasi merr tenderin.

Si e ka bërë ky këtë, si e ka ndërtuar ky këtë, si e ka marrë ky këtë, si i bën votat, pra kemi një makineri që për herë të parë, unë që unë e quaj makineria e krimit dhe e korrupsionit, pra është si kupola mafioze që ka një strukturë ku në kokë të padrino dhe poshtë janë rrathët deri te ushtarët më të thjeshtë. Ky mekanizëm deri më sot nuk ishte goditur’.

Etiketa: armand shkullakubelinda ballukuEdi Ramahetimespaktendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026
AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Dyshime për abuzim me fondet/ Arrestohet drejtoresha e Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

20:41 : 15/07/2026
Para

Alimehmeti: Mandati i Berishës përfundon në pranverë, PD duhet të riorganizohet

TË GJITHA

Balla përplaset me Kaprin: Agron Shehaj ka grabitur pronat në Vlorë! E pashë në Google Earth, do qeshë gjithë Shqipëria

12:41 : 16/07/2026

Hegseth vendos të bëhen teste testosteroni për ushtarakët amerikanë

12:33 : 16/07/2026

Ish-kryetarja e FRPD: Me Berishën nuk fitohen zgjedhjet! PD duhet rinovuar

12:19 : 16/07/2026

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

12:11 : 16/07/2026

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026

Video/ Pickford harroi shishen e ujit në fushë, lojtarët e Argjentinës qeshin me shënimet për penalltitë

11:38 : 16/07/2026

IOM: Shqipëria nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

11:32 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş