• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve”/ “The Sun”: Si i shpëtoi shqiptarja bandave kriminale

23:04 : 25/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Nga Robin Perrie dhe Etthan Singh, THE SUN

Për këdo që e shihte në rrugët elegante të Battersea-t në Londër, Debora Krasniqi nuk dukej ndryshe nga nënat e tjera moderne të zonës.

Por pas imazhit të kuruar dhe jetës luksoze fshihej një realitet krejt tjetër: ajo ishte bashkëshortja e Flamur Beqirit, shqiptarit të përfshirë në krimin e organizuar, i cili u ekzekutua brutalisht në pragun e shtëpisë së tyre natën e Krishtlindjes 2019.

Beqiri, i shpallur më herët ndër më të kërkuarit në Suedi për trafik droge, u qëllua me dhjetë plumba përpara syve të Deborës, e cila në ato momente mbante në krahë djalin e tyre të vogël. Sulmi, që më vonë u cilësua nga prokuroria britanike si pjesë e një lufte të përgjakshme mes dy grupeve të mëdha kriminale suedeze, tronditi opinionin publik në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjashtë vite pas atij mbrëmjeje makabre, Debora ka nisur një kapitull të ri, larg dhimbjes dhe të shkuarës së errët. Sot ajo jeton në Dubai dhe punon si juriste në firmën ndërkombëtare të avokatisë ADG Legal, me zyra në godinën luksoze Burj Gate Tower. Në profilin e saj profesional theksohet se i është bashkuar firmës në vitin 2023, me një diplomë të klasit të parë në drejtësi dhe një master në praktikë ligjore.

Lexo edhe:

Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

500 mijë euro nga Dubai për eliminimin e “Sakatit” dhe “Qorrit”, bandat e Vlorës në luftë edhe për kumarin?

Burime të afërta me Deborën thonë se ajo ka kaluar një transformim të jashtëzakonshëm: “Ajo ka përjetuar një nga traumat më të rënda të mundshme. Por vendosi të rindërtojë jetën e vet nga e para – dhe ia doli,” tha për The Sun një person i njohur me historinë e saj.

Debora dhe Flamuri ishin njohur në Holandë, ku ai pretendonte se punonte në industrinë e muzikës. Ajo ka pohuar se nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në aktivitetet e paligjshme. Vitet e fundit përpara vrasjes, Beqiri jetonte një jetë të dyfishtë mes biznesit të muzikës dhe aktiviteteve kriminale, sipas autoriteteve suedeze.

Në natën e sulmit, vrasësi me pagesë Anis Hemissi – një kikboksier profesionist nga Suedia – i maskuar fillimisht me uniformë pastruesi rrugësh dhe më pas me maskë lateksi, u shfaq para derës së tyre dhe zbrazur armën mbi Beqirin. Ai u dënua më pas me burgim të përjetshëm.

Pas humbjes së bashkëshortit, Debora u zhvendos nga Londra dhe filloi studimet dhe karrierën ligjore nga e para. Ajo ka punuar më herët në fushën e parandalimit të pastrimit të parave në Londër dhe ka drejtuar disa kompani të vogla konsulence dhe pasurish të paluajtshme, sipas të dhënave të LinkedIn.

Sot, në Dubai, Debora merret me çështje të mëdha ligjore që përfshijnë klientë të profilit të lartë nga e gjithë bota. Historia e saj shihet si shembull i një rikthimi të fortë nga trauma drejt një jete të re profesionale, larg hijes së të kaluarës që dikur e përndiqte.

Etiketa: bandadebora krasniqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

14:32 : 06/05/2026
AKTUALITET

500 mijë euro nga Dubai për eliminimin e “Sakatit” dhe “Qorrit”, bandat e Vlorës në luftë edhe për kumarin?

21:54 : 25/03/2026
AKTUALITET

Goditet banda e ‘skifterëve’ në Itali, arrestohet një shqiptar, sekuestrohen armë dhe sende me vlerë

16:39 : 21/03/2026
AKTUALITET

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë

20:49 : 06/02/2026
AKTUALITET

Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut

21:12 : 01/02/2026
AKTUALITET

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

18:00 : 28/12/2025
Para

Shira të dendur nga veriu në jug, ja si parashikohen temperaturat për sot

TË GJITHA

Evropa në alarm, i nxehti rekord pritet të vazhdojë përtej qershorit

17:26 : 24/06/2026

Propaganda e Ramës në krizë/ Kur Tirana ta përmjerr Parisin

16:57 : 24/06/2026

Laboviti akuza Ramës për kapjen e Urdhrit të Psikologut: Jepni dorëheqjen!

16:44 : 24/06/2026

Uji i zi në çezmet e durrsakëve, banorët e bulevardit “Epidamn”: Do na zërë kolera!

16:36 : 24/06/2026

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş