• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Jeff Bezos lëshon raketën ‘New Glenn’, pritet të mbërrijë në Mars në 2027-n

19:53 : 14/11/2025
në BOTA, Teknologji

Blue Origin e Jeff Bezos ka lëshuar me sukses raketën e saj të madhe “New Glenn” dhe ka rikuperuar për herë të parë booster-in, duke shënuar një moment të rëndësishëm në garën me SpaceX të Elon Muskut. Dy sondat Escapade të NASA-s janë nisur drejt Marsit dhe priten të mbërrijnë në vitin 2027 për të studiuar ndërveprimin e erës diellore me atmosferën marsiane

Blue Origin ka realizuar fluturimin e dytë të raketës së saj gjigante New Glenn, duke nisur dy sonda drejt Marsit dhe duke arritur për herë të parë rikuperimin e booster-it, një hap kyç në garën hapësinore me SpaceX-in e Elon Musk.

Lëshimi ndodhi nga Cape Canaveral në Florida, pas katër ditësh vonesash për shkak të motit dhe dy pezullimeve të tjera të enjten. Në bord ishin dy orbitues të NASA-s, të quajtur Escapade, që pritet të mbërrijnë në Planetin e Kuq në vitin 2027.

Por suksesi më i madh ishte ulja vertikale e fazës së parë. Booster-i u ul me sukses 600 kilometra larg brigjeve të Atlantikut, mes brohoritjeve të stafit — hera e parë që kompania e Jeff Bezos arrin këtë feat me një raketë kaq të madhe.

Lexo edhe:

Jeff Bezos vlerëson Trump: Më i pjekur dhe i disiplinuar në mandatin e dytë

Rusia lëshon “djallin”, raketa mund të godasë deri në 35 mijë kilometra

Misioni i parë provë në janar arriti të dërgonte një satelit prototip në orbitë, por dështoi në uljen e booster-it. Rikuperimi i sotëm konsiderohet thelbësor për uljen e kostove dhe konkurrencën me SpaceX, që tashmë e ka standardizuar këtë proces.

New Glenn, e quajtur sipas astronautit amerikan John Glenn, renditet ndër raketat më të mëdha aktive, edhe pse më e vogël se Starship-i i SpaceX apo raketat Saturn V të epokës së Hënës.

Dy sondat e NASA-s, të quajtura Blue dhe Gold, do të studiojnë se si era diellore ndikon në mjedisin magnetik të Marsit dhe si kjo kontribuon në humbjen e atmosferës së planetit.

Me rikuperimin e booster-it, Blue Origin bëhet konkurrent i drejtpërdrejtë për misionet shkencore të NASA-s, duke hyrë në një fazë të re të garës hapësinore komerciale.

Etiketa: Jeff bezosmarsraketë

Lajme të lidhura

BOTA

Jeff Bezos vlerëson Trump: Më i pjekur dhe i disiplinuar në mandatin e dytë

15:46 : 20/05/2026
BOTA

Rusia lëshon “djallin”, raketa mund të godasë deri në 35 mijë kilometra

15:25 : 13/05/2026
BOTA

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale, me rreze veprimi deri në 6,000 km

10:57 : 06/05/2026
BOTA

NATO rrëzon një tjetër raketë në hapësirën ajrore turke

11:33 : 13/03/2026
BOTA

Irani vijon sulmet mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave/ VIDEO

20:25 : 07/03/2026
AKTUALITET

Raketa në hapësirën ajrore të Turqisë/ Reagon Tirana zyrtare: Sulmet e Iranit rrezikojnë të destabilizojnë rajonin

21:32 : 04/03/2026
Para

Probleme me çaktivizimin e minave në Kursk, mijëra specialistë koreano-veriorë zbarkojnë në rajon

TË GJITHA

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026

Fallxhorja me 23 milionë ndjekës paralajmëron: Alienët do pushtojnë ndeshjen Skoci–Brazil! Reagon FBI

18:49 : 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş