• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjatë pranverës së këtij viti, për rreth dy muaj rresh, Erion Veliaj shkruante “ditarin” e tij të burgut, me objektiv sulmesh prokurorin e SPAK-ut, Ols Dado. Në një prej teksteve të çartura, kryebashkiaku i Tiranës pretendonte se ai po qëndronte në paraburgim, pasi akuzohej, ndër të tjera, se i kishte dhënë me korrupsion leje ndërtimi për godinë dy-katëshe në Yrshek “katundarit” Meriman Palushi.

“Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori”, shkruan Veliaj.

Ai, në funksion të sulmit të tij publik, sajoi një lloj dialogu imagjinar me prokurorin e çështjes, Dado: “…E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës”.

Në foto: Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

Deklarimet për Palushin janë pjesë e morisë së të pavërtetave ose gjysmë-të vërtetave që përcjell Veliaj në “ditarin e burgut”, të cilin e nisi që prej ditës kur është arrestuar për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, në 10 Shkurt 2025.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Në postimin e tij, kryebashkiaku i arrestuar “harroi” të tregojnë se Meriman Palushi dhe kompania e tij, “Palushi” shpk kanë marrë prej tij leje, jo vetëm për “dy-katëshin në katund”, por edhe leje për shumëkatëshe, në zona elitare të Tiranës.

Në foto: Godinë e ndërtuar nga “Palushi” shpk në rr. Tefta Tashko Koço, pranë “Pazarit të Ri” (foto: Boldnews.al”)

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme përmenden edhe të paktën dy leje ndërtimi të tjera të firmosura nga Veliaj në favor të “Palushi” shpk; njëra për një 8-katësh në zonën e Pazarit të Ri, shumë pranë qendrës së Tiranës; dhe tjetra, për një godinë 10-katëshe në bulevardin “Bajram Curri”, një prej akseve kryesore të qytetit.

“Boldnews.al” kreu një vëzhgim në terren për këto dy objekte. I pari, ai pranë qendrës së Tiranës, ishte përfunduar dhe kishte nisur banimi. Tjetri, ishte në fazën e ndërtimit.

8-katëshi tek Pazari i Ri

Në 10 Shkurt 2019, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, miraton lejen e ndërtimit për “godinë banimi dhe shërbimi 8 kate + 2 kate nëntokë”, në favor të shoqërisë “Palushi” shpk., në rrugën “Tefta Tashko Koço”.

Në foto: Tabela e punimeve për godinën e “Palushit” tek “Pazari i Ri”

Godina është pak metra larg rreth-rrotullimit të Pazarit të Ri dhe rreth 200 metra nga qendra e Tiranës.

Leja kishte afat maksimal 48-mujor. Tashmë, siç konstatoi “Boldnews.al”, pallati 8-katësh është ndërtuar dhe ka nisur të jetë funksional pjesërisht. Në një pamje me sy të lirë, thuajse të gjithë apartamentet ishin të banuar, ndërkohë që njësitë tregtare ende nuk ishin vënë në funksion plotësisht.

Megjithatë, falë vendit shumë të favorshëm, shumë pranë zemrës së Tiranës, duket se “Palushi” shpk nuk do të ketë pasur asnjë vështirësi në shitjen apartamenteve dhe dyqaneve.

10-katëshi tek “Materniteti i Ri”

Disa qindra metra më larg, pranë Maternitetit të Ri, në buzë të Bulevardit “Bajram Curri”, kompania e Meriman Palushit është duke ndërtuar një godinë 10-katëshe.

Në 29 Prill 2024, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, miratoi lejen për “godinë banimi 4, 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 kate, me 2 kate nëntokë”, në favor të “Palushi” shpk.

Në foto: Tabela e punimeve për godinën e “Palushit” tek bulevardi “Bajram Curri” (foto: Boldnews.al)

Afati i lejes është 60 muaj. Megjithatë, sipas konstatimit të “Boldnews.al”, ndërtimi i godinës duket se ka ecur me ritme të shpejta.

Ndërtesa masive, e cila nis në anë të bulevardit dhe shtrihet më në thellësi të zonës, aktualisht thuajse është mbyllur si karabina.

Në foto: Godina e “Palushi” shpk tek bulevardi “Bajram Curri” (foto: Boldnews.al)

Kompania “Palushi” shpk është krijuar në vitin 2001 dhe administrohet nga 60-vjeçari Meriman Palushi. Në kohë të ndryshme, subjekti ka realizuar ndërtime godinash në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Edhe në rastin e dy godinave shumë-katëshe në zonat elitare të Tiranës, të miratuara nga Erion Veliaj, subjekti ka rënë dakord me pronarët e truallit dhe ka realizuar ndërtimet.

Por, ajo që e ka shndërruar Palushin në subjekt të hetimit penal, me aktor kryesor Veliajn, janë raportet e subjektit ndërtues me grupin e kompanive të menaxhuara drejtëpërdrejtë ose në hije nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në foto: Pamje ballore e godinës 10-katëshe në ndërtim nga “Palushi” tek blv. “Bajram Curri” (foto: Boldnews.al)

Dhe, duket qartë, se “Palushi” shpk nuk është ajo kompania e “katundarit të shkretë që ka marrë leje për një dy-katëshe në Yrshek”, siç e prezanton Erion Veliaj në statuset e tij në rrjete sociale.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dyshon se Meriman Palushi ka kryer “korrupsion aktiv”, duke kryer pagesa për Ajola Xoxan, në këmbim të favoreve nga Bashkia e Tiranës.

Palushi në dosjen e SPAK

Gjatë periudhës që “Palushi” shpk kishte raporte me Bashkinë e Tiranës për lejet e ndërtimit, subjekti privat ka financuar me 50 mijë euro dy organizata joqeveritare, “BYL-A” dhe “Eventus”.

Sipas SPAK-ut, të dyja këto qendra, si edhe disa të tjera, menaxhohen në hije nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliaj.

Në dosjen hetimore thuhet se, më 6 shtator 2023, qendra “Eventus” i ka faturuar subjektit “Palushi” shpk shumën 30 mijë euro, me përshkrimin “Financim aktiviteti artistik”. Po në të njëjtën datë, organizata “BYL-A” i ka faturuar shoqërinë “Palushi” shpk shumën 20 mijë euro, me përshkrimin “Financim aktiviteti artistik”.

Në lidhje me aktivitetin e këtyre dy faturave ka rezultuar se nga komunikimet mes Adela Kondakçiut dhe Albana Koçollarit.

Kondakçiu është financierja që mbante bilancet e qendrave të dyshuara si të lidhura me Ajola Xoxan. Ndërsa Koçollari është drejtuese e zyrës ‘ANK Architecture”, e cila ka projektuar 10-katëshin e “Palushi” shpk në zonën e Maternitetit të ri, njëkohësisht është edhe motra e Albana Koçollari, një bashkëpunëtore e ngushtë e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore, ku përmendet kompania “Palushi” shpk

Në bisedën mes zonjave Kondakçiu-Koçollari, të zhvilluar më datën 5 shtator 2023, konstatohet se kjo e fundit i kërkon Adela Kondakçiut t’i niste faturat që në total bëjnë 50 mijë euro.

Paraprakisht kësaj kërkese, Albana Koçollari, i kërkon Adela Kondakçiut që faturat të lëshohen pa TVSH nga persona fizikë, pa përcaktuar se cilët duhet të ishin këta persona.

Kjo, -thotë SPAK- në mënyrë që “Palushi” mos paguante më tepër sesa kishin rënë dakord. Prokuroria e Posaçme vlerëson me interes faktin se për faturat flitet mes Adela Kondakçiut dhe Albana Koçollarit dhe jo me përfaqësuesit e “Palushit”, si dhe të dyja faturat me këtë përshkrim lëshohen në të njëjtën datë dhe me të njëjtin përshkrim, pa TVSH, sipas kërkesës së bërë më parë nga Albana Koçollari.

Etiketa: dosjaErion VeliajkatundarikullalejemalsoriMeriman PalushipallatepalushiPalushi shpkspakVeliajzone elitare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
Para

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

TË GJITHA

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025

“Fshati u kthye në zonë lufte”/ Breshëri me 2,000 plumba në Kretë, 3 të vrarë dhe disa të plagosur

15:28 : 01/11/2025

44-vjeçari godet policen bashkiake në Shkodër për shkak të detyrës

15:22 : 01/11/2025

Drejtori teknik i ARRSH-së, Nikollaq Mihali paraqitet në SPAK

15:11 : 01/11/2025

Nga maskat te besëtytnitë, teologu zbulon rrënjët fetare të Halloween-it

14:56 : 01/11/2025

Lëvizje e mistershme e Musk në SpaceX, a planifikon një shitje masive të Bitcoin?

14:46 : 01/11/2025

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com