• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trupat e palestinezëve të kthyer nga Izraeli mbajnë thuajse të gjithë shenja torture

20:45 : 27/10/2025
në BOTA

Indinjata po rritet çdo ditë ndaj gjendjes së trupave të palestinezëve të kthyer në Rripin e Gazës nga Izraeli. Që prej 13 tetorit 2025, 195 trupa janë dorëzuar në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin, me raportin 15 trupa për çdo peng izraelit të vdekur të kthyer. Deri tani, vetëm rreth 50 prej tyre janë identifikuar me siguri, ndërsa rrethanat e vdekjes së pothuajse 200 palestinezëve mbeten të paqarta.

Megjithatë, një fakt është i padiskutueshëm: shumica dërrmuese e trupave mbajnë shenja torture. Sipas shërbimit të mjekësisë ligjore të spitalit Nasser në Khan Younis, “pothuajse të gjithë” të ndjerët “janë ekzekutuar”.

Trupat e kthyer nga baza ushtarake izraelite Sde Teiman

Sipas The Guardian, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Mounir al-Bourch, dhe një zëdhënës i spitalit Nasser, kanë konfirmuar se nga dokumentet brenda qeseve mortore rezulton që trupat vijnë nga baza ushtarake izraelite Sde Teiman, në shkretëtirën e Negevit. Kjo bazë përdoret si qendër mbajtjeje për gazasit dhe depo për trupat e tyre. Burime mediatike izraelite dhe ish-roje burgu kanë pohuar se Izraeli ruan rreth 1 mijë e 500 trupa palestinezësh të vrarë në Gaza.

Luftëtarë apo civilë?

Lexo edhe:

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

Izraeli pretendon se të gjithë trupat e kthyer janë të “luftëtarëve të Gazës”. Por mjekët palestinezë thonë se është e vështirë të përcaktohet nëse bëhet fjalë për militantë të Hamasit apo civilë të vrarë. Ndërsa disa trupa mbajnë ende shenja të Hamasit ose veshje ushtarake, shumica janë të zhveshur ose me rroba civile, ndërsa shumë janë në gjendje dekompozimi.

Anëtari i komitetit të Hamasit për pranimin e trupave, Sameh Yassine Hamad tha se Izraeli ka dorëzuar dokumente identiteti vetëm për gjashtë nga 195 trupat, dhe se pesë prej tyre rezultuan të rreme, një përpjekje, sipas tij, për të fshehur identitetin e viktimave.

Dëshmitarë të shumtë në Gaza kanë identifikuar të afërmit e tyre mes trupave të kthyer, duke theksuar se ata nuk kishin marrë pjesë në asnjë luftë.

Mungesë mjetesh për identifikim

Spitali Nasser po përballet me mungesë të kapaciteteve frigoriferike dhe pamundësi për të kryer analiza ADN-je, tha kreu i mjekësisë ligjore, Ahmad Dheir.

Trupat e ngrirë, kur shkrijnë, dekompozohen shpejt, duke e pamundësuar analizën e dhëmbëve apo metodave të tjera identifikimi. Për momentin, mjekët po marrin mostra dhe dokumentojnë gjendjen e çdo trupi, me shpresën se në të ardhmen do të mund të bëhet krahasimi gjenetik.

Shenja torture dhe ekzekutime

Në disa raste, trupat janë gjetur me sytë e lidhur dhe duart e lidhura pas shpine. Disa kanë shenja të qarta të plagëve nga plumbat në distancë të afërt apo gjymtyrë të shtypura nga zinxhirët e tankeve.
Një rast i raportuar nga The Guardian është ai i Mahmoud Ismaïl Chabat, 34 vjeç, që kishte shenja varjeje në qafë dhe këmbët e shtypura nga mjetet ushtarake.

Një tjetër dëshmi tronditëse vjen nga Nada Mohammad Zougrah, e cila ka identifikuar trupin e babait të saj në spitalin Nasser. Ai kishte humbur më 7 tetor 2023 dhe nuk kishte qenë pjesë e ndonjë grupi luftarak.

Kampi Sde Teiman, qendër torture

Sde Teiman, i përshkruar nga organizata izraelite për të drejtat e njeriut B’Tselem si “kamp torture”, është përmendur në raporte të shumta për abuzime dhe vdekje arbitrare të të burgosurve palestinezë.

Më 16 tetor 2025, ministri i Shëndetësisë në Gaza publikoi në X se trupat ishin “të lidhur si kafshë, me sytë e mbuluar dhe me plagë të rënda torture e djegiesh”, duke i cilësuar si prova të “krimeve të kryera në fshehtësi”.

The Guardian dhe BBC kanë verifikuar fotografi që tregojnë trupa me duart e lidhura dhe plagë që dëshmojnë se lidhjet janë bërë gjatë jetës. Në një rast, një mjek ligjor i spitalit Nasser, Alaa al-Astal, tha: “Në një trup kishte një shenjë të dukshme në qafë. Për të përcaktuar nëse ishte varur apo mbytur, do të duhej autopsia, por trupi ishte i ngrirë dhe nuk mund të disektohej.”

Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 75 palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite që nga 7 tetori 2023, ndërsa shumë të tjerë mbeten të zhdukur.

Burimi: Lorien Le Jour 

Etiketa: GazaIzraelipalestinezettorturatrupat

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026
BOTA

Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në jug, ndërsa Izraeli vijon sulmet

21:50 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli kundër shitjes së avionëve F-35 në Turqi, Hegseth anulon vizitën në Izrael

14:24 : 08/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026
AKTUALITET

Ron Yafet, miku izraelit i Ramës që u përfshi në “projektin e korruptuar” të armëve me Kayo

12:48 : 28/06/2026
Para

Izraeli heq gjendjen e jashtëzakonshme në jug, për herë të parë pas 2 vitesh

TË GJITHA

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026

BE-ja, drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 13 vjeç

18:32 : 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş