• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali në Gjykatën e Lartë/ Zbulohet audio, si e shpalli kancelarja të pavlefshme votën për Naureda Llagamin!

14:39 : 16/10/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Pikëpyetjet për përzgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses vazhdojnë.

Tch shkruan se ka siguruar audion dhe procesverbalin e mbledhjes së posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator, ku ishin të pranishëm 15 anëtarë për të votuar kandidatët, materiale të cilat nuk përputhen plotësisht.

Hijet e dyshimit shtohen për votimin, ku u shpall fitues për vakancën, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Asim Vokshi me 6 vota, ndonëse Naureda Llagami mori 3 vota më shumë se ai, por njëra nuk u quajt e vlefshme, duke pamundësuar arritjen e kriterit të 3/5 të votave për emërimin.

Në procesverbal shihet mungesa e zbardhjes së plotë të audios me zërat kundërshtues të gjyqtarëve që nuk pranojnë vlerësimin si të pavlefshëm në fletën e votimit për kandidaten më të votuar, Naureda Llagamin.

Lexo edhe:

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

Nuk është pasqyruar as ndërhyrja e kryetarit Sokol Sadushi që i mbyti zërat dhe ju dha të drejtën e vlerësimit sekretarëve.

Diskutimi i plotë:

Anisa Kulo (kancelarja): “Përsa i përket një fletë votimi, ku një nga shkaqet e pavlefshmërisë së votimit është çdo shenjë tjetër përveç shenjës së votimit, do të konsiderohet e pavlefshme. Komisioni e vlerëson të pavlefshme këtë fletë votimi, dhe për hir të transparencës, te numri 2 është bërë një shenjë tjetër përveç shenjës së votimit.”

Gjyqtarët: “E vlefshme, është po te numri 2 shenja.”

Anisa Kulo (kancelarja): “Po, meqë është një nga shkaqet përveç shenjave, asnjë lloj shënimi tjetër.”
(Zhurmë)

Sokol Sadushi: “Ju lutem, e ka komisioni fletën në dorë, asnjë nga anëtarët nuk ka të drejtë të konsultohet. Komisioni le të vendosë. Atëherë opinioni… vendimi juaj?”

Anisa Kulo (kancelarja): “Vendimi ynë është të konsiderohet i pavlefshëm kjo fletë votimi!”

Në padinë e ngritur nga Naureda Llagami te Gjykata Administrative deri te vetë Gjykata Kushtetuese, ku kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit dhe deklarimin e rezultatit të votimit në favor të saj, ajo cilëson vendimmarrjen e marrë nga Komisioni Teknik të përbërë nga kancelarja e gjykatës, kryesekretari dhe një sekretare gjyqësore si procedurë të parregullt dhe jo të parashikuar në ligj.

“Nëse ka dyshime për një votë të pavlefshme, nuk mund të jetë struktura kompetente Komisioni i votimit për shpalljen e kësaj vote të tillë. Çështja duhet t’i shtrohet Mbledhjes së Përgjithshme të Gjyqtarëve dhe të ketë një vendimmarrje të vetë gjyqtarëve për pavlefshmërinë apo jo të kësaj vote”.

Gjyqtarja Naureda Llagami bën paralelizmin me Kodin Zgjedhor dhe përshkruan qartësinë e vullnetit të votuesit për emrin e saj.

“Fleta e votimit e konsideruar e pavlefshme nga komisioni përkatës ka të qartë zgjedhjen e bërë për kandidaten Naureda Llagami. Shënimi është bërë vetëm në rreshtin përkatës, nuk del asnjë vijë e shënimit tek rubrikat e kandidatëve të tjerë, dhe për pasojë nuk është votuar për më shumë se një kandidat. Ndërkohë që vendosja e rrethit tek numri 2 veçse përforcon zgjedhjen e qartë dhe që nuk cënon me zgjedhjen e asnjë kandidati tjetër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rast identik kur ka këto dy shenja, në të njëjtën mënyrë dhe formë në një fletë votimi për një subjekt zgjedhor, i ka konsideruar në Manualet e tij të Punës për vlerësimin e votave si vota të vlefshme të dhëna në favor të subjektit zgjedhor përkatës”.

Rasti i shpalljes së pavlefshme të votës në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese është një sfidë për integritetin e sistemit gjyqësor shqiptar.

Ndaj pyetjet kanë mbetur ende pa përgjigje… A do të triumfojë forma mbi përmbajtjen, procedura mbi ligjin, dhe administrata mbi gjykatësit? Fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese./Top Channel

Etiketa: Asim VokshiGjykata e larteNaureda Llagami

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Përplasja” Sadushi- Llagami për Kushtetuesen, reagon Delegacioni i BE-së: Jepini zgjidhje

12:17 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës

14:09 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shalli i enverit “çlirues” i drejtësisë politike

16:45 : 21/10/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen në Apel me trupë tjetër gjykuese

15:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë anulon dënimin e Bashkim Dedjes, do rigjykohet në GJKKO

14:42 : 21/10/2025
Para

Itali/ Po trafikonte 1.2 kg kokainë, shqiptari kapet në momentin e shkëmbimit

TË GJITHA

Horoskopi, 6 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 05/11/2025

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Dumani: Nuk ndikon në hetimet e SPAK

22:40 : 05/11/2025

Dumani kritikon Policinë e Shtetit: Ka mbi 10 mijë efektivë në terren, por referimet në SPAK kanë rënë 40%

22:39 : 05/11/2025

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025

SPAK përballet me kërcënime, Dumani: Presionet vijnë edhe nga politika

22:02 : 05/11/2025

Tuneli i Llogarasë, gazetarja: SPAK të hetojë kush i mori dhjetëra mln euro nga fryrja e fondit limit

22:00 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com