Një shqiptar 49-vjeçar është mes të arrestuarve në një operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Milano, Itali, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti të organizuar narkotrafiku.
Ai u kap me 13,800 euro të fshehura në të brendshme, të dyshuara si të ardhura nga shitja e drogës, ndërsa bashkëudhëtari i tij italian kishte në makinë mbi një kilogram kokainë.
Operacioni, i zhvilluar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria pas muajsh hetimesh dhe përgjimesh, përfshiu kontrolle në disa apartamente dhe ndalime në rrugë, duke çuar në sekuestrimin e mbi 50 kg drogë, përfshirë hashash, marijuanë, kokainë dhe ketaminë, si dhe pajisje për paketim dhe një armë zjarri.
Në total, u arrestuan shtatë persona gjashtë italianë dhe një shqiptar duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të drogës në rajonin e Milanos.