• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, RAJONI

Në Raportin e Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore thekson se, gjatë këtij viti rritja u ngadalësua për shkak se inflacioni zbehu rritjen e konsumit dhe rritja e pasigurisë frenoi tregtinë dhe investimet, pavarësisht rritjes së fortë të pagave dhe kredive. Politika fiskale, ndonëse disi e lehtësuar, mbeti e disiplinuar, ku deficiti ishte nën 3% dhe borxhi publik vijoi trajektoren rënëse.

Raporti parashikon që rritja ekonomike e kombinuar e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të arrijë në 3.0% në vitin 2025, që është 0.2 pikë përqindje më e ulët se parashikimet e mëparshme. Rritja parashikohet të përshpejtohet në 3.1% në vitin 2026 dhe 3.6% në vitin 2027.

“Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të përshpejtohet me ritme të moderuara në vitin 2026 dhe të rimëkëmbet më fortë në vitin 2027, e mbështetur kryesisht nga rritja e eksporteve dhe investimeve, ndërsa pasiguritë në ekonominë globale zbuten”, nënvizon Banka Botërore.

Por, për të mbështetur progresin drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, institucioni financiar ndërkombëtar sugjeron se rajoni duhet të fokusohet në krijimin e vendeve më cilësore të punës.

Ballkani Perëndimor përballet me një paradoks të tregut të punës: mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë e pranishme në disa sektorë, paralelisht me shkallën e lartë të papunësisë, mbi 10%, dhe pjesëmarrjen e ulët në forcën e punës, e cila mbetet nën 55%, veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe të moshuarit.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

Tendencat demografike po i përkeqësojnë akoma më shumë këto sfida. Popullsia në moshë pune ka rënë ndjeshëm dhe parashikohet të tkurret me gati 20 përqind deri në vitin 2050. Nëse tendencat aktuale të popullsisë, rritjes ekonomike dhe të tregut të punës do të vazhdojnë, rajoni mund të përballet me një mungesë prej më shumë se 190,000 punëtorësh gjatë pesë viteve të ardhshme.

Për t’i hapur rrugë rritjes ekonomike, Banka Botërore thekson se, Ballkani Perëndimor duhet të investojë në infrastrukturën bazë, e cila është thelbësore për krijimin e vendeve të punës. Kjo përfshin forcimin e sistemeve të arsimit dhe shëndetësisë dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës – veçanërisht për gratë. Investimi në infrastrukturën e transportit, mjedisit dhe energjisë do të ndihmonte në një lidhje më të shpejtë dhe më efikase të bizneseve me punonjësit, duke përmirësuar kështu produktivitetin.

Së dyti, forcimi i qeverisjes dhe mbështetja e politikave për krijimin e bizneseve, së bashku me një mjedis rregullator të parashikueshëm, janë thelbësore për funksionimin dhe rritjen e sektorit privat. Nxitja e konkurrencës në sektorë kyç si energjia dhe transporti, reformimi i ndërmarrjeve shtetërore, thjeshtimi i rregullave dhe mbështetja e bizneseve të reja inovative (startup-eve) do t’u japë mundësi bizneseve të zgjerohen dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve.

Së fundi, mobilizimi i kapitalit privat duhet të mbështesë bizneset me financim, investime, garanci dhe sigurime, duke inkurajuar gjithashtu përdorimin e teknologjive më të reja digjitale dhe të gjelbra./SCAN

Etiketa: ballkani perendimorBBekonomiaraporti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
AKTUALITET

Ra ky raport e u pamë!

20:31 : 24/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Ndërkombëtarët janë arbitër shumë i keq”/ Lubonja: Na konsiderojnë shtet të dorës së dytë

22:22 : 23/10/2025
Para

Vizita në Shqipëri "i kushton shtrenjtë" kryebashkiakut të New York-ut

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com