• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plane për vrasje, dhe lidhje me zyrtarë në Durrës, zbardhen përgjimet e “Rrumit të Shijakut” në SkyECC

16:45 : 05/10/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Në dosjen voluminoze të SPAK-ut që përfshin grupin kriminal të njohur si Avdylajt dhe “Rrumin e Shijakut”, janë zbardhur dhjetëra biseda të zhvilluara përmes aplikacionit të koduar SKY ECC, ku dokumentohen planet për vrasje, gjobëvënie, frikësim qytetarësh dhe furnizim me armë të rënda në qytetin e Durrësit.

Në qendër të këtij rrjeti dhune, sipas hetimeve, qëndrojnë Elidon (Aldo) Avdylaj, Ermir Dedja dhe Astrit Balliu (i njohur si Astrit Avdylaj), të cilët përmes komunikimeve të koduara, ndajnë porosi, gjurmojnë persona, dhe vendosin “gjobat” për të mbjellë terror në zonë.

“Duhet të vdesin njerëz që t’i zërë paniku”

Një nga episodet më të rënda daton më 29 korrik 2020, kur Astrit Balliu i shkruan Elidon Avdylit një mesazh që tregon qartë mënyrën e mendimit dhe veprimit të grupit:

“Me këto durrsakët kaq. Kupto, duhet të vdesin njerëz që t’i zërë paniku… Kujdes çdo lëvizje, pallat i ri, ka kamera, japin info në polici… Zona e plazhit është e mirë, duhet mend. Tirona problem.”

Lexo edhe:

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

Nga përmbajtja e bisedës, hetuesit konkludojnë se qëllimi ishte krijimi i një klime frike në Durrës, nëpërmjet kërcënimeve, dhunës dhe eliminimeve fizike, për të kontrolluar territorin dhe aktivitetet kriminale.

Gjobat dhe indimidimi: “E kapëm, u terrorizua fare”

Më herët, në 27 dhe 28 korrik 2020, bisedat tregojnë se Elidon Avdyli kishte “vendosur gjobë” ndaj një personi. Në vijim, Ermir Dedja i dërgon foto të një makine dhe një shtëpie, duke raportuar:

“E kapëm vlla. O terrorizu fare viktima. E kena kap spektakël fare, po u trem. Kur takohemi, ta shpjegoj nga afër.”

Këto episode, sipas SPAK-ut, tregojnë koordinimin në kohë reale për ndjekjen dhe intimidimin e qytetarëve, si dhe funksionimin e grupit si një strukturë të mirëorganizuar kriminale me role të ndara.

Armatimi: “4 kallashë, një snajper që mat erën”

Në një tjetër komunikim më 6 gusht 2020, Ermiri i raporton Elidonit për gjetjen e një sasie të madhe armësh:

“Kam gjet 4 kallasha me tuba e dylbi, një snajper që mat erën, pistoleta… Të gjitha na i len për 1350 euro. Janë 2020, fare të reja.”

Ky mesazh, sipas dosjes hetimore, dokumenton furnizimin e grupit me armë të sofistikuara, që përdoreshin për atentate dhe frikësim rivalësh apo biznesmenësh në Durrës.

“Rrumi” dhe afera e pronave në Gjirin e Lalzit

Hetimet e SPAK nuk ndalen vetëm te veprimet e dhunshme. Në një pjesë tjetër të dosjes, që lidhet me Aleksandër Lahon (Rrumin) dhe bashkëpunëtorët e tij Vullnet Muçën dhe Agron Bejdollin, zbulohet rrjeti i tjetërsimeve të pronave bregdetare në Gjirin e Lalzit përmes falsifikimeve në ZRPP Durrës.

Në një bisedë të datës 2 gusht 2020, Rrumi dhe Muça diskutojnë për ryshfete ndaj juristit dhe zëvendësdrejtorit të ZRPP-së:

“Ky Leo kërkon 5 milionë me kalu ato dyja. Po i merr përsipër juristin dhe drejtorin. Duhet t’i motivojmë pak, po me foto firmën.”

Sipas SPAK, këto komunikime provojnë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të grupit me zyrtarë të institucioneve shtetërore, për të legalizuar prona të marra me mashtrim në zonat më të kërkuara bregdetare.

Vëllai i deputetit socialist dhe frika nga zbërthimi i EncroChat

Një tjetër personazh që del në dosje është Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së në Durrës, Loer Kume, i arrestuar gjatë operacionit të fundit të SPAK. Ai dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021.

Në bisedat e tij me Elidon Avdylin, Enea shfaq shqetësimin se zbërthimi i aplikacionit EncroChat mund të çojë në arrestime masive:

“Po u hap ENCRO jemi për mal, s’ka zgjidhje tjetër. Bashkohemi, blejmë ca armë e rrimë në mal vlla… Zgjidhje tjetër s’ka.”

Në një tjetër bisedë, Elidoni i kërkon të shohë nëse “gruaq” (dyshohet për viktimën Bregu) po dilte nga shtëpia, ndërsa përmendet edhe pagesa prej 300 eurosh për Ermir Dedjen, i cili kishte qëndruar në pritje për ekzekutimin e atentatit.

“Rrumi i Shijakut” ndiqte “këmba-këmbës” Plarent Dervishajn: “Duhet goditja, janë bërë të fortë”

Dosja e SPAK ka zbuluar edhe biseda midis Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Elidon Avdylit, ku tregohet se Rrumi ndiqte “këmba-këmbës” Plarent Dervishajn në shtator 2020.

Në komunikimet e përgjuara, Laho i thotë Avdylit se ka marrë informacion se Dervishaj ndodhej në Durrës me një BMW të blinduar, ndërsa shton se “duhet goditja, janë bërë shumë të fortë”.

Bisedat tregojnë se grupi i Lahos kishte organizuar survejim dhe ndjekje të armatosur, duke paralajmëruar kujdes pasi “Lenti ka dalë me Dorianin për të parë punë te Kalëshi”.

Sipas SPAK, këto komunikime faktojnë bashkëpunimin mes Lahos dhe Avdylajve dhe përfshirjen e tyre në konfliktet për kontroll territori e hakmarrje në Durrës e Tiranë.

Pjesë e bisedës: 

Elidon Avdyli: Të fala vllait. Mos u kape me ta se do vish në qendër. Më kupton?

Aleksandër Laho: Po, të fala shok. Jemi aty ku thua ti. Kemi vënë re disa lëvizje. Janë afër fare. Ke të drejtë. Kujdesi duhet.

Elidon Avdyli: Mirë vëlla. Po tani niset (Rumi dhe Kili) për në Tiranë. Janë me makinën e blinduar.

Aleksandër Laho: Është një shok, ai tha që ka parë dikë që në orën 7 në mëngjes në Durrës me të blinduarën.

Elidon Avdyli: Të fala vllait. Mos u kape me ta se do vish në qendër. Më kupton?

Aleksandër Laho: Po, të fala shok. Jemi aty ku thua ti. Kemi vënë re disa lëvizje. Janë afër fare. Ke të drejtë. Kujdesi duhet.

Elidon Avdyli: Mirë vëlla. Po tani niset (Rumi dhe Kili) për në Tiranë. Janë me makinën e blinduar.

Aleksandër Laho: Është një shok, ai tha që ka parë dikë që në orën 7 në mëngjes në Durrës me të blinduarën.

 

Etiketa: Avdylajspak“Rrumi i Shijakut”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026
AKTUALITET

I kërkuar nga SPAK, kapet në Dubai Jetmir Pepa

18:18 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Fut më pak kokainë në çanta se u mpinë punëtorët”/ Zbardhen bisedat mes Dizdarit dhe Aliut!

16:38 : 22/06/2026
Para

FOTO/ Ky është Imer Krrashi, 31-vjeçari me precedentë penalë që përplasi 9 makina

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş