• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debate në Konferencën e Kryetarëve! Opozita-mazhorancës: Trembeni nga transparenca

11:03 : 29/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Është shoqëruar me debate Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ku opozita akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores dhe shmangie të debatit mbi çështje të rëndësishme.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi thirrjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin e Kryetares së Kuvendit dhe denoncoi injorimin e mocionit me debat për programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se kalimi i çështjeve pa debat shkel Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, duke përmendur rastet kur raportet e institucioneve raportojnë në komisione të papërshtatshme.

“Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është një detyrim që ju duhet ta respektoni.

Kemi depozituar gjithashtu një kërkesë për ripërsëritjen e seancës së datës 12 shtator. Kalimi i çështjeve pa debat, siç e kemi argumentuar, është në shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit. Kjo kërkesë duhet të përfshihet.

Çështja e tretë: kemi dorëzuar një kërkesë për Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Sipas rregullores, ky mocion duhej të ishte përfshirë në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje të Konferencës së Kryetarëve. Sot është dita e tretë që, sipas afateve të rregullores, përfundon pa asnjë njoftim për mbledhje tjetër.“, tha Bardhi.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Deputetja Jorida Tabaku kritikoi mazhorancën për kalimin e raporteve në komisione të gabuara, duke theksuar se kjo shkel rregulloren që vetë mazhoranca ka miratuar. Ajo shtoi se disa çështje, si raporti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk duhet të kalojnë te Komisioni i Ligjeve, por tek komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut.

“Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk dihet pse duhet të kalojë te Komisioni i Ligjeve. Komisioni përgjegjës për këtë çështje është Komisioni i ri për të Drejtat e Njeriut. Nuk mund të ketë komisione “kryesore” dhe të “dorës së dytë”. Po shkelni vetë rregulloren që e keni miratuar.”, tha Tabaku.

Nga ana e tij, Agron Gjekmarkaj akuzoi PS se po manipulon të vërtetën dhe po i shmanget llogaridhënies pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Ai tha se mazhoranca i trembet debatit mbi korrupsionin dhe dështimet e saj, duke krijuar një realitet të rremë për të fshehur problemet reale që ka vendi.

“Pavarësisht se vini nga zgjedhje farsë, Kuvendi ka zgjedhur një Kryetare dhe nuk është e nevojshme të zgjedhim një tjetër për të kontrolluar atë që kemi zgjedhur. Nuk doja të flisja, por zoti Balla, si gjithmonë, ka krijuar një të vërtetë të tijën, duke folur për “arritje”.

Në fakt, dje doli një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit. Kuvendi duhet të krijojë hapësirë për të diskutuar mbi ato çështje themelore që ngrihen në raport: krimi, korrupsioni, një realitet i zymtë. Por ju po i ikni të vërtetës, duke ndërtuar një realitet fals. I shmangeni përgjegjësisë për të diskutuar mbi qeverisjen tuaj, sepse i trembeni transparencës.”, tha Gjekmarkaj .

 

Etiketa: gazment bardhikonferenca e kryetarevePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në PD, nis numërimi i votave në selinë blu

22:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
AKTUALITET

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton EMRAT e kandidatëve

19:16 : 15/07/2026
AKTUALITET

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD/ Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

17:20 : 15/07/2026
AKTUALITET

‘Territorialja’/ Tabaku kërkon dëgjesë me Bashkinë e Tiranës: Administron 1.3 milionë qytetarë

16:39 : 15/07/2026
Para

Para samitit të BE, Danimarka ndal të gjithë dronët civilë

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş