• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekonomia reale, ajo kriminale dhe rruga përpara

17:06 : 27/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ka kohë që në këtë vend asgjë nuk habit më. As dalja në dritë nga gazetari investigativ italian Nello Trocchi e një sindikate të fuqishme krimi ndërkombëtar shqiptar që së fundmi u takuan në Aruban karaibeane me zyrtarë shqiptarë dhe me lidhje të forta me elitën sunduese në Shqipëri e cila është përfaqësuar me emisarët e saj dhe ndërkohë që eksponentët kriminalë disponojnë me qindra hektarë në rivierën shqiptare, nuk duket se trazon ujërat e ndenjura të republikës së bananeve anash Adriatikut. Madje as kur këmbanën e alarmit e lëshon hiç më pak se ministrja e punëve të jashtme të Ekuadorit Gabriella Sommerfeld bash në OKB së fundmi kur krahason me emër kartelet shqiptare në Amerikën Latine dhe Evropë duke i barazuar ato me kartelet famëkeqe “Sinaloa” dhe “Jalisco Nueva Generacion”. Edhe nëse e marrim të mirëqënë reagimin e MEPJ që ky lajmi raportuar nuk ka ndodhur, pra ministresha ekuadoriane nuk e ka përmendur specifikisht krimin e organizuar shqiptar, vetëm pak muaj më parë, Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka përmendur një strukture të supozuar kriminale ndërkombëtare me lidhje shqiptare, që ai e quan “junta e re e narkotrafikut”. Sipas Petros, kjo “juntë” funksionon nga Dubai dhe përfshin kriminelë të niveleve të larta nga disa vende, ndër to Shqipëria, Spanja, Italia, Meksika dhe Kolumbia dhe dyshohet e përfshirë në vrasjen e një kandidati presidencial opozitar në Kolumbi.

Natyrisht krahasuar me këto skandale të përmasave ndërkombëtare, duken si lojëra kungulleshash loja me shifrat e rritjes fiktive të eksporteve duke klasifikuar edhe ato që janë të Republikës së Kosovës si tonat dhe që vetëm sa kalojnë tranzit nëpër Shqipëri, ngjashëm si shtetasit e Kosovës që kalojnë tranzit nëpër Shqipëri për të përdorur Rinasin. Pra shifra të fryra që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi përpos atij propagandistik. Njëjtë me trukun për arritjen e 2 përqindshit të shpenzimeve të mbrojtjes si detyrim i vendit antar të NATOs etj. Apo edhe lajmet më dramatike të vijimit të boshatisjes së vendit, ku edhe sipas INSTAT-it pak të besueshëm, rënia neto e popullsisë së Shqipërisë në 1 janar 2025 krahasuar me një vit më parë është 1.2 përqind apo minus 29 mijë përsona, duke lënë në vend dicka më tepër se 2.3 milionë banorë. Por që natyrisht kombinimi i lindshmërisë së ulët me emigracionin e lartë sidomos te pjesa e “trurit” që ikën pa kthim, është një plagë sociale, pasojat e së cilës do t’i ndjejmë përherë e më tepër.

Ndërkohë që vazhdon merkato e mallrave në të zezë për mos të ofenduar termin shpesh të bërë bajat “Pazari i Roskovecit”, ku jo vetëm ish-deputetë e figura të larta politike kapërcejnë ylberin pa teklif, por edhe figurina dytësorë të cilët dikur përdoreshin si megafonë të prishur në funksion elektoral apo zhurrmues televizivë, tani shpërblehen me poste të pamerituara. Por që natyrisht janë pa vlerë ndërkohë që dhe vet shumica e ministrave janë realisht zv.ministra në funksion ndërkohë deputetët thjesht kartonë në rastin më të mirë apo idiotë të dobishëm kur u nevojiten si të tillë. Ndërkohë sistemi i karrierës ka kohë që është shprishur se ai i meritokracisë zor se ka ekzistuar ndonjëherë.

Ana tjetër e medaljes është edhe një paralajmërim indirekt për aradhën e antarësisë socialiste por edhe patronazhistëve pa tru që janë lehtësisht të zëvendësueshëm me kamikazë të palës tjetër që janë gati të shesin çdo grimcë dinjiteti personal për llokmën e sotme. Se reputacionin të paktë janë ata që e kanë në këtë vend dhe e ruajnë si gjënë më të shenjtë. Siç duhet në fakt të jetë në një vend normal. Por në një vend ku matrioshkat janë vetëm për dekor dhe i shërbejnë vetëm teatrit që luan kryeustai, të tjerat janë detaje pa rëndësi në luftën për pushtet absolut.

Lexo edhe:

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Ajo që është e dhimbshme në fakt, është se politikat sociale janë zbythur, hendeku ekonomik dhe financiar është rritur, varfëria është shtuar, oligarkët njëherazi dhe investitorë strategjikë janë majmur edhe më tepër, shtresa e mesme është rrudhur, fshati në kufijtë e mbijetesës, biznesi i vogël në luftë me kohën, ndërsa profesionistët e lirë janë pa perspektivë. Në fakt përherë e më pak vend ka për diskutime “me bukë” se si do të adresohet frenimi i parave të krimit dhe drogës në ekonomi, duke qenë një risk shumë herë më i madh se ai që jemi mësuar i ekonomisë informale në përgjithësi. Ekonomia kriminale prish tregjet, shkatërron konkurrencën dhe rrit tejskamërisht koston e jetesës duke filluar nga kosto e papërballueshme e shtëpive, çmimet e ushqimeve e me radhë. Për rrjedhojë, shqiptari mesatar ndjehet përherë e më i vjedhur, i pamundësohet gjithnjë e më shumë jetesa e ndershme në këtë vend që i ngjason përherë e më tepër një xhungle urbane ku mbijetesa literale e më të fortit është e vetmja ligjësi.

Politika publike të mençura në funksion të zhvillimit afatgjatë të vendit të tilla si investimet në zhvillimin e burimeve njerëzore, forcimin e shtresës së menaxherëve dhe profesionistëve të lirë përmes stimujve fiskalë, lehtësimin e tregtisë dhe rritjeve e kapaciteteve prodhuese, agropërpunuese dhe eskportuese janë jetike për zhvillim të qëndrueshëm. Natyrisht duhet patur në vëmendje turizmi por në shërbim të turistit dhe jo oligarkut vendor, të ruajtjes së mjedisit dhe zhvillimit të ekonomisë lokale jo të rritjes së kostove të jetesës dhe vjedhjes së ujit dhe burimeve të tjera për vendaliun që ta shtyjë drejt emigrimit pa kthim.

Gjithashtu, duhet stimuluar truri të qëndrojë në vend dhe të ketë politika inovative për të adresuar sidomos problematikën në arsimin parauniversitar që është nga plagët më të rëndëisshme të vendit, me qindra shkolla që mbyllen çdo vit, me renditjen e mjerë në PISA që është këmbanë alarmi për rritjen galopante të analfabetizmit funksional, me rritjen e bullizmit që po kushton jetë njerëzore dhe sigurisë reale nëpër shkolla. Duhet shumë më tepër fokus në kërkimin shkencor dhe inovacionin teknologjik, në industritë e së ardhmes dhe mendimin kritik dhe analitik në arsimin e lartë. Duhet gjitahshtu një reformë e thellë, e dhimbshme dhe strukturore në shëndetësi për ta bërë të aksesueshme dhe të përballueshme përpos rritjes së cilësisë për shqiptarin mesatar. Absolutisht që duhen konceptuar me urgjencë politika që adresojnë shkaqet e problemeve të thepisura si demografia në bjerrje, braktisja pa kthim e zonave të gjera të vendit, emigracioni në rritje, mungesa e investimeve cilësore të huaja (vitet e fundit ka dominuar vetëm blerja e imobiliareve që nuk sjell vlerë të shtuar por kryesisht spekullative), një bujqësi e modernizuar me prodhime organike dhe të çertifikuara për eksport, masa të prera për të frenuar depërtimin e parasë kriminale në ekonominë reale dhe politika proaktive për një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Elementë plotësues si një diplomaci aktive ekonomike, rritje të rrjetizimit ndërkombëtar të qëndrave të dijes, aftësia e përthitjes së studentëve ndërkombëtarë dhe punëtorëve të huaj të kualifikuar, politikat nxitëse të natalitetit dhe mbështetjes për familjet e reja, politikat e frenimit të rritjes së kostove të jetesës dhe ato mbështetëse për strehimin social, si dhe politikat shtytëse për hapjen e vendeve cilësore të punës, kërkojnë një know how të një niveli tjetër, kapacitete që sot janë si uji i pakët që mezi na vjen në rubineta në kupolën aktuale drejtuese. Kjo kërkon tjetër nivel vizioni, të tjera strategji zhvillimi, objektiva dhe indikatorë matës, të tjera burime njerëzore, të tjerë stimuj fiskalë dhe të tjera sinergji. Natyrisht kërkon dhe parakushte të rëndësishëm si kryesori i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pandikuara, mospengimin e opozitës në aktivitetin e saj parlamentar, respektimin e institucioneve, frymë bashkëpunuese, adresimin e kritikave të raportet ndërkombëtare etj.

Etiketa: ArubaEdi Ramaekonomiailir kalemajkaraibekrimikriminalepolitikaRamarealerruga përpara

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

15:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Berisha publikon VIDEO-n që tregon lidhjet e vrasësit të biznesmenit italian me PS

12:50 : 27/09/2025
AKTUALITET

“The Sun”: Baronët e drogës investonin pranë zyrës së kryeministrit Rama

12:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

22:18 : 26/09/2025
AKTUALITET

‘Takimi Rama-mafia një pjesë e vogël e tablosë’/ Trenova: SPAK të jap informacion nëse ka hetim

21:15 : 26/09/2025
Para

Vdes tragjikisht një grua në Lezhë, e zë korenti në oborrin e shtëpisë

TË GJITHA

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan në protestën për George Floyd

19:03 : 27/09/2025

Rama e lëvdoi se solli “Forbes Global” në Shqipëri, por “Capital Point” rezulton borxhlie në Tatime

18:49 : 27/09/2025

Atletico “turpëron” Realin në derbin e Madridit

18:40 : 27/09/2025

AKEP dhe ONE bllokojnë gazetën SOT

18:30 : 27/09/2025

Dinamo del nga kriza, fiton derbin me Tiranën/ Partizani prek fundin, e mund dhe Bylisi

18:23 : 27/09/2025

VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit vëllait të Gjestit, dhe Egli Tako merr pjesë në ceremoninë e varrimit

18:07 : 27/09/2025

Ky është biznesmeni italian që u vra në rrethana misterioze në Tepelenë

17:50 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com