• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Safe Journalists’ dhe organizatat partnere kundër kufizimeve për gazetarët në Kuvend/ LETËR Peleshit

11:10 : 19/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Rrjeti SafeJournalists, në bashkëpunim me partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe organizatat për lirinë e medias në Shqipëri, i është drejtuar me një letër të hapur Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për të shprehur shqetësimet serioze lidhur me propozimet për kufizimin e qasjes së gazetarëve në ambientet e Parlamentit.

Organizatat e medias ngrenë alarmin për disa ndryshime të propozuara nga shumica parlamentare. Organizatat paralajmërojnë se masa të tilla do të ulnin llogaridhënien, do të cenonin transparencën dhe do t’u mohonin qytetarëve qasjen në informacion të pavarur dhe në kohë reale.

“Parlamenti është një nga të paktat forume ku gazetarët ende kanë mundësi të drejtojnë pyetje direkte përfaqësuesve politikë. Kufizime të tilla do të përbënin një hap pas të madh për lirinë e shtypit në Shqipëri,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Në letër theksohet gjithashtu se qeveria dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo marrin pjesë në debate të pavarura, ç’ka e bën edhe më të rëndësishme ruajtjen e aksesit të lirë të medias në mjediset parlamentare.

Lexo edhe:

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

LETRA:

I nderuar z. Peleshi,

Ne, Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Media Freedom Rapid Response (MFRR), Reporterët pa  Kufij (RSF), dhe organizatat e lirisë së medias në Shqipëri, shprehim shqetësimin tonë të thellë  lidhur me propozimet e fundit nga shumica parlamentare për të kufizuar ndjeshëm qasjen e  gazetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këto propozime, sipas raportimeve të gazetarëve,  parashikojnë heqjen e filmimeve të pavarura në sallën plenare dhe zëvendësimin e tyre  plotësisht me një transmetim zyrtar të vetëm, si dhe kufizimin e të gjitha ndërveprimeve midis  deputetëve dhe medias në një hapësirë të vetme të përcaktuar si “doorstep”. Nëse zbatohen, një gjë e tillë do të eliminonte praktikisht kontaktin e drejtpërdrejtë dhe spontan mes gazetarëve  dhe përfaqësuesve të zgjedhur dhe do ta bënte llogaridhënien vullnetare.

Kufizime të tilla do t’ia hiqnin publikut një nga hapësirat e fundit për të mbajtur përgjegjës  deputetët dhe ministrat. Ndërkohë që mbrojtja e komunikimeve private të deputetëve është një shqetësim legjitim, ajo nuk mund të shërbejë si pretekst për heqjen e kamerave të pavarura nga salla plenare apo për ndalimin e gazetarëve që t’u afrohen deputetëve në hapësirat e Kuvendit.

Ne kemi ngritur më parë shqetësime për rregullat e reja të akreditimit mediatik të miratuara nga  Kuvendi në vitin 2021, të cilat tashmë kufizuan lirinë e lëvizjes së gazetarëve brenda Kuvendit dhe rritën varësinë nga transmetimet zyrtare. Që prej asaj kohe kemi dokumentuar raste të përsëritura pengesash dhe një model më të gjerë të kufizimit të aksesit.

Në Shqipëri, konteksti i përgjithshëm mediatik e bën edhe më shqetësues këtë propozim.  Përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e shumicës rrallë mbajnë konferenca për shtyp apo  marrin pjesë në debate televizive të pavarura, duke u mbështetur më shumë te komunikimi i kuruar përmes rrjeteve sociale apo materialeve audiovizive të parapërgatitura nga Agjencia për Media dhe Informim. Vonesat, refuzimet dhe centralizimi tashmë pengojnë qasjen në informacionin publik. Kuvendi ka qenë për këtë arsye hapësira e fundit institucionale ku gazetarët mund të pyesnin drejtpërdrejt dhe spontanisht përfaqësuesit politikë. Heqja e kësaj  hapësire do të ishte një hap i rëndë mbrapa për lirinë e medias dhe llogaridhënien demokratike.

Ne ju bëjmë thirrje, z. Kryetar, të ndërmerrni këto hapa:

– Të zhvilloni një dialog të hapur me gazetarët, organizatat e lirisë së medias dhe palët  e tjera të interesuara për të rishikuar sistemin e akreditimit parlamentar në mënyrë që të  balancojë privatësinë me transparencën dhe të garantojë akses domethënës.

– Të përafroni akreditimin me angazhimet ekzistuese, përfshirë Strategjinë e Kuvendit  2025–2030 dhe zotimet e Nismës “Parlamenti i Hapur” mbi transparencën,  llogaridhënien dhe marrëdhëniet konstruktive me median.

– Të vendosni protokolle të qarta për Gardën e Republikës për të parandaluar pengesat arbitrare ndaj gazetarëve, siç është vënë re në vitin 2024, veçanërisht gjatë momenteve të tensionit politik.

– Të ruani pika të shumta aksesi. “Doorstep”-i mund ta plotësojë qasjen, por nuk duhet të zëvendësojë korridoret, lobet dhe oborret që mundësojnë pyetje spontane.

– Të garantoni hapjen institucionale duke lejuar filmimet e pavarura krahas transmetimeve zyrtare, duke publikuar në kohë oraret dhe gjithë informacionin parlamentar përkatës, duke forcuar shërbimin e shtypit të Kuvendit, dhe duke u angazhuar për konsultime të ardhshme me gazetarët dhe organizatat e lirisë së medias përpara çdo ndryshimi tjetër.

– Të forconi transparencën e komunikimit publik duke vendosur konferenca të rregullta për shtyp, të udhëhequra nga gazetarët, me pjesëmarrjen e Kuvendit, deputetëve dhe ministrave, të mbajtura disa herë në muaj.

– Të krijoni një mekanizëm të pavarur apelimi në mënyrë që vendimet për akreditim  ose qasje të mund të kundërshtohen shpejt dhe në mënyrë të drejtë, duke garantuar trajtim të barabartë për të gjitha mediat e akredituara, përfshirë ato lokale, rajonale, online dhe formatet e reja të gazetarisë

– Të riafirmoni angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së. Hapja parlamentare dhe liria e medias janë elemente themelore të Klasterit 1 në negociatat e anëtarësimit. Zbatimi i këtyre standardeve do të tregojë angazhimin e Kuvendit ndaj transparencës dhe llogaridhënies, ndërsa masat kufizuese do të dëmtonin besueshmërinë demokratike  brenda dhe jashtë vendit.

Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të mbështetur institucionet shqiptare në përmirësimin e lirisë së medias dhe të shprehjes, duke theksuar se mbrojtja e fortë e gazetarisë dhe e fjalës së lirë janë themelore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Nënshkrues:

Rrjeti SafeJournalists
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Mediave e Malit të Zi

Etiketa: gazetarekuvendNiko Peleshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

RSF: Gazetarët në Shqipëri nën presion, qeveria nuk po mban premtimet

19:08 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

22:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti

11:53 : 22/06/2026
AKTUALITET

Opozita bojkoton seancën, mazhoranca miraton me 84 vota pro amnistinë penale

19:03 : 18/06/2026
Para

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë 2 deputetët e PD-së

TË GJITHA

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet