Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, në aksin Kakavijë–Gjirokastër, në vendin e njohur si “Ish-SMT”.
Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtues K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas informacionit zyrtar, është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.