• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

14:40 : 02/09/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shqipëri dhe duke e shfrenuar imagjinatën deri në qarkullimin e parave të drogës në çarterat që përdorin Aleksi dhe Edi Rama. Në konferencën për shtyp, ku kjo temë ishte refreni kryesor, i lideri i opozitës shpalli qëllimin madhor të tij për desorosifikimin e vendit.

Nuk ka dyshim se ky hov i ri i këtij fillim shtatori lidhet me ngjarjet e fundit në SHBA dhe qëndrimet e presidentit Trump, që kërkoi në 27 gusht, përmes një posimi në plaformën e vet, Truth Social dënimin e sorosëve, at e bir, sipas ligjit RICO (Racketeer, Influenced, and Corrupt Organizations Act).

Ky ligj federal, që daton që nga viti 1970, ka si qëllim luftën kundër organizatave kriminale, por ai u përdor nga administrata paraardhëse me një objektiv më të gjërë, kundër Donald Trumpit dhe përpjekjeve të tij për të përmbysur rendin kushtetues. Nisur nga kjo, duket se presidenti amerikan po kërkon një interpretim të egzagjeruar të RICOS – deri tani pa asnjë veprim konkret juridik, vetëm deklarata politike- për ta përdorur kundër armiqve të tij kryesorë.

Pikërisht në këtë kontekst është frymëzuar edhe Sali Berisha dhe ndonëse deklaratat e tij shpesh kanë mveshjen e një fantazie të çartur, nga pikpamja morale ai mund të ketë një farë të drejte. Ka shumë dyshime se rrjeti i fondacionit Soros është përfshirë, me anë të njerëzve të tij, në shpalljen e Berishës non grata dhe në shkatërrimin e opozitës në vend. Ai ka qenë një lobues i madh por regjimit të Edi Ramës. Ai ka shpenzuar mbi gjysëm miliardi dollarë, për këtë reformë në drejtësi, që sot po shndërrohet në gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Aleks Soros ka qenë pas nismave të rrezikshme si ajo për coptimin e Kosovës e më pas ka mbështetur Vuçiçin dhe Ramën fillimisht për mini Shengenin e pastaj për Ballkanin e Hapur, duke u vënë në dispozicion edhe diplomatët e SHBA-së që kontrollonte. Që nga koha që ka qenë në pushtet, Berisha e njeh mirë, influencën e Sorosit në administratën demokrate, kur një letër e tij dërguar Hillari Klintonit, solli menjeherë Miloslav Lajçakun për të negociuar krizën e 2011 në Shqipëri.

Lexo edhe:

Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

Pra nuk ka asnjë dyshim se përpos fasadës për të promovuar parimet e shoqërisë së hapur të Karl Popperit, Soros ka pasur edhe qëllime politike këtu tek ne. Dhe ai fillimisht e më pas i biri, i kanë vendosur të gjitha aksionet e tyre në mbështetje të regjimit të Edi Ramës.

Por thënë këtë, duke pranuar këtë rol okult dhe duke i dhënë Berishës të drejtë në luftën politike që i bën një aleati të rivalit të vet, a qëndrojnë akuzat e tij dhe a përputhen ato me realitetin?

Natyrisht që jo. Lapsi.al ka botuar pak ditë më parë një dossier me disa pjesë, për miliarderin spekulant të bursave. Gazeta e madhe e së djathtës franceze, Le Figaro është shumë larg ideve shpesh majtiste të Sorosit, por ajo megjithatë nuk e vizaton atë me ngjyrat e një djalli, siç bëjnë Berisha, Orban, apo një dorë konspiracionistësh perendimorë. Ajo ia vë në dukje gabimet, mëkatet, tradhëtimin e ideve të shoqërisë së hapur, ndonjëherë flirtimin me regjime e organizata anti demokratike, por ajo qëndron larg vizatimit si një demon.

Ky është pak a shumë Soros dhe fondacioni i tij edhe për shqiptarët. Ai është larg të qenit një trafikant që transporton para me valixhe dhe me siguri as e ka ëndërruar ndonjëherë të bëhet arkitekt i një narko shteti.

Ky është vetëm folklor politik. Prandaj dhe vrulli i Berishës për desorosifikimin e Shqipërisë më tepër i ngjan një daulleje të zhurmshem që shpreson të dëgjohet në Amerikë, sesa një pasqyrimi realist të asaj që ka ndodhur në Shqipëri. Po, Soros dhe fondacioni i tij e kanë mbështetur Ramën, me para, lobbying dhe rrjetin ndërkombëtar që i kanë vënë në dispozicion, ama ata nuk kanë qenë determinues në ngritjen e këtij regjimi. Prandaj të kërkosh desorosizimin e vendit, është e njëjta gjë si të duash të bësh deerdoganizmimin, demelonizimin, deblerizimin apo devuçiçizimin e Shqipërisë. Të gjithë këta, në një mënyrë apo në një tjetër, i kanë ngulur thika pas shpine demokracisë këtu. Por e keqja e madhe nuk janë ata. Kjo e keqe e ka tashmë emrin.

Të diabolizosh Sorosin, siç reket të bëjë Berisha, për t’iu përshtatur interesave amerikane të momentit, do të thotë të krijosh një pikturë të shtrembruar të problemit të vërtetë të autokracisë sonë. Nuk qe “bamirësi” i Shoqërisë së hapur që e shpuri Metën te Rama, në 1 prillin e 2013. As ai që i detyroi Bashën dhe Berishën të ngrinin duart me hov për votimin e reformës në drejtësi. Për të justifikuar këtë të shkuar nuk na vlen imazhi i një Sorosi më të zi se çështë. Ai ka plot mëkate për ato që kanë ndodhur këto dhjetë vite, por nuk ka qenë përcaktues  në drejtimin që kanë marrë gjërat. Pikërisht për këtë, duke propozuar desorosifikimin, mund të bësh propagandë, por nuk ke zgjidhur asgjë për të ndryshuar gjendjen./Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiBerishadesorosifikohetfondacioninevojeRamaShqiperiaSorosTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpikjet teknologjike të Ramës që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

14:57 : 02/09/2025
AKTUALITET

“Taksat e larta i paguan shumica”/ Tabaku: Shqiptarët janë më të varfër, oligarkët më të pasur

12:16 : 02/09/2025
AKTUALITET

Politico: Shqipëria humbet shkëlqimin e saj si një perlë e fshehur

21:52 : 01/09/2025
SPORT

La Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami zhduk komentet nga rrjetet sociale pas kritikave

21:08 : 01/09/2025
SPORT

Ndeshja ndaj Letonisë, Jasir Asani: Duhet të marrim 3 pikët në Tiranë

19:51 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
Para

Plagosje në Mallakastër! I riu qëllon me thikë 45-vjeçarin pas sherrit

TË GJITHA

‘Vdekja e Greqisë’, postimi i Elon Musk mbi demografinë dhe mbylljen e shkollave ndez rrjetin

22:20 : 02/09/2025

Lamine Yamal, kundër kritikave të Flick-ut: Nuk ishte çështje egoje

22:04 : 02/09/2025

Dosja/ Si e v*au kryeplaku Piro Prronin në mes të parcelës me d*ogë në Shkodër

21:55 : 02/09/2025

Macron: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:52 : 02/09/2025

Avokati zbulon shifrat, sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

21:35 : 02/09/2025

VIDEO/ Diplomati indonezian në Peru q*llohet për vde*je jashtë shtëpisë së tij

21:31 : 02/09/2025

V*asja e Fatos Cenajt në Itali, nën hetim fqinji! Shkak i ngjarjes dyshohet konflikti për pronën

21:14 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com