Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i një automjet tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe për pasojë mjeki ka përfunduar jashtë rruge dhe është përmbysur.
JNë mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes.














