• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Karamuça i ngul “Saranda Tower” 32 katëshe qytetit bregdetar

13:40 : 02/08/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Një tjetër vendim skandaloz i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit ka ndezur alarmin urbanistik në jug të vendit: leja për ndërtimin e një kulle 32-katëshe në mes të Sarandës, një qytet tashmë i zhytur në kaosin ndërtimor dhe bllokimin infrastrukturor.

Projekti me emrin “Saranda Tower”, përfshin një strukturë kolosale me 32 kate mbi tokë, 9 kate shtesë dhe 4 kate nëntokë – në zemër të qytetit, pikërisht në atë segment ku rrugët ngushtohen, ku trafiku veror është bërë makth dhe ku pamja e detit është i vetmi aset natyror që i ka mbetur qytetit bregdetar.

Por leja për këtë “kullë të betonit” nuk është thjesht një projekt urbanistik. Pas saj qëndron një emër i njohur për publikun dhe për prokuroritë: Shefki Karamuça, ish-kryetar i Bashkisë së Vorës dhe figurë e vjetër politike e LSI-së. Ai është përfituesi përmes kompanisë së tij “G&P” sh.p.k.

Leje pa zë qytetar dhe pa transparencë

Vendimi për lejen u dha në maj 2025 – në kulmin e sezonit turistik, kur zhurma, nxehtësia dhe fluksi i pushuesve e bëjnë të pamundur mobilizimin e komunitetit vendor. Asnjë dëgjesë publike, asnjë analizë ndikimi mjedisor, asnjë konsultim me qytetarët. Një akt i qartë i planifikimit autoritar dhe klientelist, që shkel mbi interesin e banorëve të Sarandës.

Lexo edhe:

Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë me 3 vila në “Secret Garden” të Shefki Karamuçës. A janë bërë ndërtime pa leje?

Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

Zona ku do të ngrihet “Saranda Tower” ndodhet në qendrën e qytetit, në një kodër të pjerrët dhe të tejngarkuar, ku çdo ndërhyrje voluminoze përkthehet në katastrofë vizuale, funksionale dhe urbane. Nëse kjo kullë ngrihet, qindra banorë dhe turistë nuk do ta shohin më detin, por vetëm hijen e një godine që simbolizon pazaret mes ndërtimit dhe pushtetit.

Kush është Shefki Karamuça? Një emër me histori abuzimesh dhe konflikti interesi

Emri i Shefki Karamuçës nuk është i panjohur. Ai ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Vorës në vitet 1999-2003 dhe më vonë është rikthyer në pushtet në mënyrë të pazakontë.

Në vitin 2020, pas dorëheqjes së nënkryetares së Bashkisë, Laureta Omeri, dhe më pas të kryetarit Hekuran Brahimaj, Karamuça vetëshpallet kryetar i bashkisë pa kaluar fare nga Këshilli Bashkiak, një veprim që ngriti dyshime për manipulim të procedurave administrative.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, ai filloi ndërtimin e një objekti privat ngjitur me Bashkinë e Vorës, pa leje, dhe më pas punësoi në bashki stafin e firmës së tij ndërtuese, të cilët sot zënë zyra me qira në godinën që vetë Karamuça ndërtoi.

Me pak fjalë, kryetari i bashkisë i jep vetes qira për zyra në godinën që ka ndërtuar pa leje  një rast tipik i konfliktit flagrant të interesit dhe abuzimit me detyrën.

Karamuça dhe dosjet e abuzimeve në Vorë

Emisioni investigativ “Stop” dokumentoi dy raste abuzimi gjatë menaxhimit të pasojave të tërmetit në Vorë, që lidhen drejtpërdrejt me emrin e Shefki Karamuçës:

  • Rasti i pallatit nr. 8 në lagjen “Demokracia”, që u shpall i dëmtuar pa qenë i tillë.
  • Rasti i gllabërimit të 250 m² truall ndaj biznesmenit Hamid Mema, i cili kishte të gjithë dokumentacionin ligjor.

Saranda si trofe ndërtimi për klientelën politike

Leja për “Saranda Tower” është një tjetër provë se si qytetet shqiptare janë kthyer në trofe ndërtimi për klientelën politike, ku figura me të shkuar të dyshimtë ose me lidhje me pushtetin vjelin miliona në kurriz të qytetit dhe mjedisit.

Në vend që të mbrojë horizontin, trashëgiminë dhe frymëmarrjen urbane të Sarandës, shteti i hap rrugën betonit dhe interesave personale – dhe këtë herë, jo në periferi, por pikërisht në zemrën e qytetit./ Publik.al

Etiketa: abuzimegodinakullesarandeShefki Karamuça

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë me 3 vila në “Secret Garden” të Shefki Karamuçës. A janë bërë ndërtime pa leje?

15:19 : 14/11/2025
AKTUALITET

Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

21:31 : 12/11/2025
Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi,
AKTUALITET

Saranda në kolaps! Përmbytet qyteti, rrugët ‘kthehen’ në lumenj – VIDEO

21:50 : 10/11/2025
AKTUALITET

Të përfituara nga krimi sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Sarandë, ja kujt i përkisnin

11:23 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tendera të dyshimtë/ Ku përfundojnë mbetjet spitalore? Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan një nga aktorët kryesorë

22:19 : 05/11/2025
AKTUALITET

Zhduket jetimorja “Zyber Hallulli”/ Rama i hap rrugë “përbindëshit” 17-katësh në zemër të Tiranës

21:47 : 05/11/2025
Para

Juventusi ndalet në miqësore, barazim 2-2 ndaj Reggiana-s

TË GJITHA

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025

Serbia në krizë nafte, pritet rritje e çmimit të karburantit

15:19 : 15/11/2025

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

15:05 : 15/11/2025

Plagosën malazezin te “Uji i Ftohtë”, arrestohen dy vlonjatët (EMRAT)

15:03 : 15/11/2025

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025

Panairi i 28-të i Librit, ja ndarja e çmimeve për këtë vit

14:43 : 15/11/2025

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com