• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka vjedhur Veliaj në emër të Ajolës?

18:36 : 01/08/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Publikimi pak ditë më parë i dosjes së SPAK për marrjen të pandehur të çiftit Ajola Xoxa – Erion Veliaj e ka futur opinionin në një qorrsokak, duke provokuar një debat shterpë mes atyre që këmbëngulin dhe të tjerëve që s’besojnë në pafajësinë e tij.

Ata që nuk e duan kryebashkiakun ende në detyrë të Tiranës po botojnë dhe propogandojnë fragmente nga skema e zbardhur nga hetuesit. Sipas tyre, bashkëshortja e Veliajt ka ngritur një kostelacion të tërë OJF-sh fiktive, kryesisht me prirje artistike, të cilat nën emra te rremë kanë marrë fonde drejtpërdrejt me firmën e kryebashkiakut, në konfikt të pastër interesi. “Ajola krijonte organizata fiktive dhe aktive ndërsa Veliaj firmoste fonde dhe pagesa për OJF e bashkëshortes, që ishin krijuar vetëm për vjelje fondesh”, thuhet në dokumentin e SPAK, ku përmenden njëra pas tjetrës Qendra Byla, Muza, Bash art, Forbolous, etj dhe aktivitetet që ato kryenin të komanduara nga znj. e parë e Tiranës.

Ky version i vjedhjes është fortifikuar edhe nga shumë dëshmi bashkëpuntorësh që kanë pranuar para prokurorëve se ata firmosnin fiktivisht, në mënyrë servile, për përfitimet që merrte bashkëshortja, të detyruar nga pushteti i madh i Veliajt.

Por, nga ana tjetër, mbrojtësit ligjorë të të burgosurit dhe mediat që vijojnë ta mbrojnë atë, kanë hedhur në treg një hipotezë tjetër. Sipas tyre e gjithë sa po thuhet është vetëm “agjitacion e propagandë”, një proces populist që nuk ka për qëllim zbardhjen e së vërtetës, por njollosjen e personit që është paracaktuar të linçohet. Ata këmbëngullin se Erion Veliaj nuk ka të bëjë aspak me këto akuza, pasi realisht s’ka qenë ai që vendoste për projektet artistike. Ata pretendojnë se këtë rol e luante që në vitin 2016, me miratim të Këshillit Bashkiak, një bord prej 9 personalitete të njohura në fushën e kulturës. Madje madje, thonë ata edhe nënshkrimi formal i fondeve, nuk bëhej nga Veliaj, i cili prej shtat vitesh ia kishte deleguar këtë kompetencë njërit prej nënkryeatarëve.

Lexo edhe:

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

Po ta lexosh kështu këtë histori të duket sikur ka vërtet një kontadiktë. Një person që majftohet me kaq do të kishte ngritur pyetjet legjitime: A e dinte Lali se ç‘bënte gruaja? A miratonin me sy mbyllur 9 antarët e bordit artistik, apo ndaj tyre bëhej presion? A ishte në të njëjtën pozitë nënkryetari i bashkisë të cilit i ishte deleguar firma? Dhe në fund të fundit, edhe për këdo që është i bindur se kjo qe një skemë mbrojtjeje e kamufluar, dilema mbetet: a mjafton hipoteza se ai ka pasur djeni për të fajësuar një njeri, kur vendimet formalisht i kanë ndërrmarë të tjerët?

Personalisht si qytetar (po jo si prokuror apo gjykatës që është i dënuar ti vërtetojë bindjet e tij) unë besoj se Veliaj i ka kryer këto krime. Ai ka qenë në djeni të gjithçkaje. Njësoj si në rastet kur korruptonte me projekte grevëthyesit e protestës tek teatri, njësoj sikur blenet gazetarët që i punësonte në ndërmarrjet që vareshin nga bashkia, në atë institucion Veliaj vendoste për çdo gjë.

Por sa më i vendosur dhe i bindur që të jem për anën që duhet mbajtur në debatin fallco se a kishte dijeni Veliaj për paratë që shkonin te Ajola, aq më qesharak dhe tallës më duket ky qorrsokak ku na kanë futur eunukët e SPAK.

Sepse, problemi madhor i drejtimit për gati një dekadë të Tiranës, nuk është nëse shkuan disa para tek Harabeli, nëse u shpik një rrugë për tu rriur vlera e apartamentit të krushqisë, nëse familja Veliaj përfitoi një vilë në Golem.

Po këto mund të përbëjnë shkelje për të cilat edhe mund të përfundosh në burg. Por, të para në kontekstin e përgjithshëm, ato nuk janë asgjë më shumë sesa një pikë uji në oqean. Ato janë grimca dhe lëshime vetëm që Erionit mos i çante trapin gruaja. Ato janë dhurata për të përkëdhelur vanitetin e asaj me të cilën herë pas here ndante shtratin. Por, vetëm kaq. Pjesa e padukshme e ajzbergut të korrupsionit në bashkinë e Tiranës duhet kërkuar tek firma për inceneratorin, tek paratë e 5 D që shkonin për vjedhjen e zgjedhjeve. Ama SPAK është i tredhur që ti hyjë kësaj rruge. Njësoj si për Tahirin që u dënua për Habilajt dhe jo për projektin e kanabizimit, njësoj si për Beqen që hetohet për faturat e restorantit dhe jo për koncesionet në shëndetësi, njësoj si për Ahmetajn që i kanë bllokuar vilat e grave, duke i harruar djegësat e Elbasanit e Fierit edhe Velian po e shpien të turrën e druve si një njeri që nuk përmbante dot ekseset e gruas.

Pikërisht për këtë arsye ne jemi zhytur sot në një polemikë, sa absurde po aq dhe qesharake, nëse e dinte apo jo “Lali”, nëse ka firmosur apo jo ai për Ajolën.

Ky është kontributi real i SPAK-ut në shoqëri. Ndërsa prokurorët specialë daravisin vemendjen e publikut me këto kotësi, ndërsa ata provokojnë polemika shterpë dhe përplasje qesharake për mëkatet minore të Veliajt, ai në emër të të cilit kryebashkiaku i Tiranës u bë therror, vazhdon të mos figurojë në asnjë dosje. Çakallin e kanë këmbyer me Harabelin.

/Lapsi.al

Etiketa: ajola xoxaAndi BushatidosjaErion VeliajkrimespakVeliajvjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit

20:45 : 13/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur në krye të shtetit, habit Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së!

15:59 : 13/11/2025
AKTUALITET

“Balluku po mbrohet hapur”/ Bardhi: Ja dallimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar

15:39 : 13/11/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13:54 : 13/11/2025
AKTUALITET

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

12:54 : 13/11/2025
Para

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com