• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

12:14 : 31/07/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal jashtë kamerave me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë dhe mbulojnë institucionin e SPAK.

Nga Kodi i ri Penal, kufizimi i konmpetencave të SPAK, apo tek çështjet e Veliajt me Gëllçit, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve për disa çështje që mbulon institucioni që ai drejton.

Në bashkëbisedimin jashtë kamerave, Dumani tha se SPAK është përballur me një periudhë të ngarkuar, si me hetime të reja, ashtu edhe me dosje të trashëguara.

  • Kodi i ri Penal, Dumani: S’jemi të përfshirë! Nuk e komentoj pa parë draftin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar ndryshimet e propozuara nga qeveria për Kodin e ri Penal.

Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK u shpreh se debati për draftin ishte i pritshëm, por theksoi se diskutimi është “a ishte i nevojshëm një Kod i ri”.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

Altin Dumani deklaroi se nuk janë përfshirë në hartimin e draftit dhe do të japë mendimin kur t’i vendoset në dispozicion.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme komentoi reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm duke shtuar se “në disa aspekte bie dakord me të”.

“Debati për draftin është i pritshëm, si në nivel profesional ashtu dhe shoqëror. A ishte i nevojshëm një kodi i ri? Ky ishte debati që duhej bërë. Diskutimi duhet filluar në këtë mënyrë ‘a duhej një kod i ri’. Ne nuk jemi përfshirë në hartimin e këtij drafti

Ende nuk na është vënë në dispozicion drafti. Kur të na vihet në dispozicion do te japim mendimin tonë.

E kam ndjekur reagimin e prokurorit të përgjithshëm. Dhe në disa aspekte bie dakord me të”, theksoi Dumani.

  • Kufizimi i kompetencave të SPAK, Dumani: Vendimi është i politikës

Gjatë bashkëbisedimit, Dumani është pyetur në lidhje me kufizimin e kompetencave të institucionit që ai drejton. Sipas Dumanit, kufizimi i kompetencave të SPAK është vendim i politikës.

“Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo ti reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit te partnereve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani.

  • Krimet zgjedhore/ Dumani: Në total ka pasur 193 materiale të administruara

Kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi sot një takim me dyer të mbyllura me gazetarët, ku në qendër të diskutimit ishte krimi zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Dumani bëri me dije se janë depozituar disa kallëzime për shitblerje votash, por sipas tij, ato nuk janë shoqëruar me prova konkrete.

“Strategjia e SPAK ka pasur efekt parandalues, në total ka pasur 193 materiale të administruara”, është shprehur ndër të tjera Dumani.

Ai theksoi se SPAK ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me përfaqësues të forcave politike dhe me Policinë e Shtetit, ndërsa për secilin pretendim janë kryer verifikimet përkatëse.

  • Rasti i Gëllçit, kreu i SPAK: Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni

Ndërsa për rastin e fitores së Thoma Gëllçit në Strasburg, kreu i SPAK, Altin Dumani thotë se nuk ishin vënë në dijeni nga Avokatura e Shtetit për rastin.

Dumani tha për gazetarët se në Strasburg kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar.

“Avokatura e Shtetit nuk na vuri në dijeni për rastin “Gëllçi” në Strasburg. Ka pasur një mungesë të theksuar koordinimi, duke na ulur mundësinë për të mbrojtur vendimmarrjet tona. Kanë shkuar të dhëna të pasakta. Thoma Gëllçi është arrestuar, ndërkohë që në Strasburg është dërguar informacion sikur është vetëdorëzuar”, tha Dumani.

  • Pyetjet e Veliajt, Dumai: S’i përgjigjemi të pandehurve! Kemi një fraksion tjetër nga dosja

Po ashtu Dumani thotë se nuk i përgjigjet 7 pyetjeve të drejtuara publikisht nga Erion Veliaj dhe se për kryetarin e bashkisë së Tiranës ka një fraksion tjetër hetimor dhe po hetohen disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.

Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani.

  • “21 Janari”/ Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se po zhvillohen hetime intensive në lidhje me ngjarjet e 21 janarit 2011, konkretisht për dy vrasje, tre plagosje dhe pengim të zbardhjes së të vërtetës.

Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës, një prej viktimave të protestës së asaj dite.

Ai bëri të ditur se është administruar një audio e siguruar nga gazetari Artan Hoxha, e cila është aktualisht në proces ekspertimi.

“Po kryhen hetime intensive për 2 vrasje, 3 plagosje dhe pengim të zbardhjes sa të vërtetës. SPAK ka parasysh vendimmarrjen e Strasburgur për çështjen Aleks Nika. Është administruar audio e paraqitur nga gazetari Artan Hoxha dhe është në ekspertim”, u shpreh Dumani në takimin me gazetarët.

Hetimi për ngjarjet e 21 janarit është rihapur nga SPAK një vit më parë, pas vendimmarrjes së Gjykatës së Lartë që urdhëronte Prokurorinë e Posaçme të hetonte një kallëzim të bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, njëri prej 4 viktimave të 21 Janarit.

  • Rikandidim në krye të SPAK/ Dumani: Ndryshimet kushtetuese s’duhet të bëhen për një person të veçantë

Kreu i SPAK Altin Dumani u pyetur nga gazetarët nëse ka ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve për ndryshime ligjore në mënyrë që prokurorët e posaçëm të kenë mundësi rikandidmi për mandat të dytë. Ai tha se ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë

Pyetje: Ju thatë që reforma në drejtësi u bë dhe si vullnet i ndërkombëtarëve, a ju kanë shprehur ata vullnet për ndryshimin e ligjit për një mandat të dytë tuajin?

Dumani: Në Shqipëri ndryshimet ligjore nuk duhen bërë duke patur parasysh një person të veçantë. Unë nuk jam dakord që ndryshimet kushtetuese të bëhen për një emër të caktuar që ju e lidhni me emrin tim.

  • Jo më sekuestro celularësh pa vendim gjykate, Dumani për vendimin e Kushtetueses: Nuk komentojmë, të detyruar ti zbatojmë

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim me gazetarët komenton edhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për rastin ndaj Oneida Ymerit, ku doli me vendimin se s’mund të ketë më sekuestrim celularësh pa vendim gjykate.

“Nuk komentojmë, jemi të detyruar ti zbatojmë”, tha shkurt Dumani.

 

 

 

Etiketa: DumanigellcihetimeVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, 3 të plagosur

12:52 : 23/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Prrenjas/ 69-vjeçari lyen guan me benzinë dhe i vë flakën

12:31 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

09:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

DOSJA e grupi të Call-Centerave tek ‘Delijorgji’/ Zbulohen KODET e fshehta mes operatorëve

09:09 : 23/06/2026
Para

“21 Janari”/ Dumani: Hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

TË GJITHA

Soni Malaj flet për herë të parë pas Ferma Vip, zbulon raportin me Flor Mumajesin

12:21 : 24/06/2026
Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş