• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A po vë gjobë Policia? Delvina Gas të gjitha punimet me leje dhe të ligjshme, impianti ka përfunduar 3 vjet më parë

12:30 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Me urdhër të Edi Ramës, Policia e Shtetit ka shtrirë në të gjithë territorin aksionin për ndërtimet pa leje, të cilat shpesh herë po keqpërdoren për qëllim gjobëvënie.

Në shumicën e rasteve uniformat blu por edhe IKMT po veprojnë me dy standarde, ku miqtë me lidhje të ngushta me pushtetarët por edhe oligarkët favorizohen duke mos u prekur bizneset e tyre të cilat shpesh herë janë në shkelje të ligjit.

E kundërta ndodh me bizneset e qytetarëve të cilët jo vetëm u mbyllet aktiviteti por edhe ndiqen penalisht pavarësisht se aktiviteti i tyre mund të jetë në përputhje me ligjin.

Një rast tipik “gjobënëvie” ka ndodhur ditën e sotme ku policia e shtetit me urdhër nga lart ka mbyllur aktivitetin e firmës “Delvina Gas”, pavarësisht se nuk rezulton asnjë shkelje ligjore.

“Ky aktivitet është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, thekson kompania “Delvina Gas”.

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

Në një reagim sqarues, kompania “Delvina Gas” thekson se ushtron aktivitetin në vendburimin e Delvinës në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës së hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.

“Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, është një shoqëri e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit si degë e një shoqërie të huaj, konkretisht shoqërisë “Delvina Gas Company” Ltd, me seli në British Virgin Islands (BVI). Aktiviteti i shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ushtrohet në Vendburimin e Delvinës në bazë të të drejtave dhe detyrimeve që i janë lëshuar nëpërmjet Marrëveshjes Hidrokarbure “Për prodhimin, zhvillimin dhe kërkimin e hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës” (hyrë në fuqi me VKM Nr.509, datë 08.08.2007), Instrumentit të Transferimit datë 22.08.2016, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të fushës së hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.

Për të vijuar, duke ju referuar edhe Nenit 2.2, gërma “c” të Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë (i cili në vetvete referon te Seksioni 3.2 i Licencë Marrëveshjes për Vendburimin Delvinë), përcaktohet e drejta e shoqërisë “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj, si mbajtëse e të drejtave dhe detyrimeve të operimit në Vendburimin e Delvinës, për të ndërtuar dhe instaluar të gjitha mjetet dhe pajisjet (duke përfshirë grumbullimin, trajtimin, tubacionet dhe mjetet e tjera të transportit) të kërkuara për operacionet hidrokarbure. Në bazë të pikës 35 të Nenit 2 të Ligjit Nr. 7749, datë 28.07.1993 “Për Hidrokarburet”, i ndryshuar, citohet shprehimisht se: “Zhvillim” është ndërtimi dhe instalimi i pajisjeve për prodhimin e hidrokarbureve dhe shpimi i puseve të shfrytëzimit, në zbatim të Marrëveshjes Hidrokarbure përkatëse dhe në përputhje me një plan zhvillimi të miratuar. (të cilin e disponojmë)”, thuhet në njoftimin sqarues të firmës “Delvina Gas”.

Më tej, kompani sqaron se aktiviteti është kryer në përputhje me ligjin dhe bazat ligjore të miratuara nga qeveria Rama.

BAZA LIGJORE:

1. Ligji Nr. 7749, datë 28.07.1993 Për Hidrokarburet (Kërkimi dhe Prodhimi), i ndryshuar;
2. VKM Nr. 509, datë 08.08.2007 për miratimin e Marrëveshjes Hidrokarbure të Vendburimit Delvinë;
3. Marrëveshja Hidrokarbure për Prodhimin, Zhvillimin dhe Kërkimin e Hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës, me datë efektive 24.08.2007;
4. Licencë Marrëveshje për Zhvillimin dhe Prodhimin e Hidrokarbureve në Vendburimin e Delvinës, datë 04.07.2007.

Kompania “Delvina Gas” përgënjeshtron lajmet e publikuara nga dy media pranë qeverisë të cilat në mënyrë dashakeqëse pretendojnë se ky aktivitet është i paligjshëm.

“Delvina Gas” sqaron se të gjitha punimet janë kryer me lejë dhe të ligjshmë, pasi impianti ka përfunduar 3 vjet më parë.

“Për sa më sipër, duke qenë se dy media të mëdha tashmë e kanë bërë lajm, duam të theksojmë se Impianti i Pastrimit nuk është TEC, por është pjesë integruese e pusit të gazit në Vendburimin e Delvinës. Ky impiant pastrimi ka 3 (tre) vjet që ka përfunduar ndërtimin dhe dy inxhinierët ishin thjesht mirëmbajtës të impiantit të pastrimit, i përfunduar tashmë së ndërtuari kohë më parë. Shoqëria “Delvina Gas Company”, degë e shoqërisë së huaj ka zbatuar çdo detyrim dhe rregullore duke ju përmbajtur hap pas hapi kuadrit ligjor në fuqi në sektorin hidrokarbur”, nënvizon kompania “Delvina Gas”.

  • Çfarë njofton policia?

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi pretendohet se po ndërtonin pa leje një impiant gazi në Delvinë në pronë publike.

Në pranga janë vënë shtetasit Luan Metaj dhe Elton Malkaj, ndërsa pronari i kompanisë, S.M dhe administratori J.I u shpallën në kërkim.

Ata akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”. Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

“Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Etiketa: arrestimbiznesiBurgDelvina Gasdy standardeEdi Ramagjobaikmtligjioligarkëtpoliciaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg kush lëviz me automjete pa i bërë kolaudimin, duke sjellë ndotje dhe rrezik

21:49 : 29/07/2025
AKTUALITET

“Më rrahu shefi i komisariatit”/ Policia pas denoncimit të qytetarit: E goditi vetë me kokë murin

20:55 : 29/07/2025
AKTUALITET

Komeditë e Rilindjes/ Policia thotë se kapi në flagrancë një TEC, i cili ka 3 vjet që del në çdo media

17:27 : 29/07/2025
AKTUALITET

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, procedohet 48-vjeçarja

17:05 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ksamil/ Ndihmohet nga babai, 35-vjeçari bën për spital xhaxhain! Arrestohen nga policia

16:08 : 29/07/2025
AKTUALITET

Fshihet në Dubai/ Zbulohet FOTO-ja e të shumëkërkuarit me tre identitete, pjesë e trafikut të drogës

13:56 : 29/07/2025
Para

Kapet në Tiranë "koka" e një organizate kriminale ndërkombëtare. Tentoi ti ikte policisë/ EMRI

TË GJITHA

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

22:36 : 29/07/2025

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com