• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Burg për gazetarët që zbulojnë “sekretet” dhe për komentet “intimiduese” ndaj drejtësisë

20:55 : 27/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, të bërë nga Arben Rakipi i shkollës së Magjistraturës dhe i prezantuar të premten nga Ministria e Drejtësisë.

Në draftin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit apo të ndikojnë mbi perceptimin publik për proceset gjyqësore.

Sipas parashikimeve të nenit 534, çdo koment apo publikim që ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj gjykatës, manipulimin e provave, apo nxitjen e mosbesimit tek pavarësia e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite.

Neni 536, ndikimi në pavarësinë e gjykatës

“Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.” – shkruhet në draftin e ri të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

Ndërkohë, Neni 515, parashikon dënimin për ata që zbulojnë të dhëna sekrete të hetimit, duke përfshirë prokurorin, gjyqtarin, avokatin, oficerin e Policisë Gjyqësore, apo edhe gazetarët.

Sipas nenit në fjalë, publikimi i akteve të hetimit që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në 4 vite.

Neni 515

Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete të procedimit penal

    1. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, gjyqtari apo sekretari gjyqësor, avokati ose çdo subjekt që vjen në dijeni për to për shkak të detyrës gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
    2. Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga cilido, që është paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, e shton dënimin e parashikuar në paragrafin e parë deri në një të tretën e tij. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet e tjera parashikuar në nenin 123 të këtij Kodi.
    3. Publikimi i akteve sipas paragrafit të parë të këtij neni, që sigurohen nga nëpunës apo burime zyrtare, që synojnë shfrytëzimin e tyre për interesa të çfarëdoshme të publikuesit duke u sjellë dëm interesave publike që lidhen me hetimin apo gjykimin e çështjeve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet. Nëse kjo vepër kryhet nga personat juridikë dënohet me gjobë ose me një nga dënimet sipas nenit 123 të këtij Kodi.
Etiketa: aktetBurgdrejtesiagazetarethetimiKodi i Rekodi penalkomentet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burgjet shqiptare më shumë si izolim sesa si rehabilitim

19:51 : 24/06/2026
BOTA

Ish-ministri spanjoll dënohet me 24 vite burg për korrupsion

15:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Vranë me armë zjarri 45-vjeçarin në Shijak, arrest me burg për dy autorët (Emrat)

11:13 : 22/06/2026
AKTUALITET

Video/ Flamur Noka: Vajza që largohet nga burgu i Peqinit është eskortë, burgu si motel. Po Tiku i burgjeve a di gjë?

18:07 : 20/06/2026
AKTUALITET

U arratis nga burgu në Itali, i riu shqiptar kapet në zonën ku banonte e dashura e tij

13:48 : 19/06/2026
AKTUALITET

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari

12:55 : 15/06/2026
Para

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

TË GJITHA

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet