• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Lubia ia ka vënë syrin Bankersit, duan ta përzënë! Me ne pagoi 600 mln euro vetëm rentë

13:51 : 07/07/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për mediat, është rikthyer sërish të flasë për aferën “Bankers Petroleum”, për të cilën Prokuroria e Fierit pak ditë më parë lëshoi 14 urdhër-arreste për evazion fiskal dhe skemë mashtrimi.

Lideri demokrat sulmoi prokurorin e çështjes, të cilin e konsideroi si të inkriminuar, pasi sipas tij, mashtron kur thotë se “Bankers Petroleum” prej 20 vitesh nuk ka paguar taksa.

Berisha tha se koncesioni me Bankers në radhë të parë është firmosur nga Qeveria e Fatos Nanos, një kontratë për të cilën ata nuk ishin dakord, madje vendosën dhe një nen që kontrata nuk duhet të ndryshonte.

Por, Berisha tha se kur erdhi në pushtet, vendosi një rentë, 10% të shitjeve të përgjithshme, e cila sipas tij, ishte më e lartë prej tatimit dhe vetëm prej rentës, në Qeverisjen e tij ka paguar 500-600 milionë euro. Më tej shtoi se “Bankers” ka paguar edhe pagesën koncesionere për Albpetrolin, e ciola i shkon deri në 200-300 milionë euro.

Lideri demokrat denoncoi më tej se Belinda Balluku dhe Edi Rama i kanë vënë syrin “Bankers Petroleum” dhe e kanë gjetur si mënyrë për t’i përzënë dhe për t’ia u dhënë atyre që duan, duke i dhënë për vete.

Lexo edhe:

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

Sali Berisha: Tani, reagimi im ishte ndaj një pyetje. Dhe prapë këtu, konstatoj se para dy ditësh, tre ditësh, mediat, të dezinformuara në mënyrë kriminale nga prokurori politik i Fierit, i cili në komunikatë thoshte se nuk ka paguar në 20 vite asnjë taksë, asnjë detyrim, me të drejtë filluan të flasin për qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha dhe qeverinë e mëvonshme. Sepse kishin përpara një mashtrim publik të një prokurori pa dinjitet. Të inkriminuar. Pse e them këtë? Sepse kontrata e Bankers Petroleum është firmosur jo nga qeveria jonë, është firmosur nga qeveria e Fatos Nanos, e cila pasi është firmosur kontrata me kushtet që ne nuk do ta firmosnim, është vendosur edhe një klauzolë në të cilën thuhet, neni 18 i kontratës, se nuk mund të bëhet asnjë ndryshim në këtë kontratë pa miratimin e dy palëve. Ky nen quhet neni i stabilitetit të kontratave, përndryshe kontrata çdo muaj rrëzohet. Ne, çfarë bëmë?

Kompania kishte fushën më të madhe të naftës në Europë. Fusha më e madhe naftëmbajtëse, jo në det, por në tokë, është Patos Marinzëë, e cila me përllogaritjet e asaj kohe, besohet se ka 6 miliardë fuçi, por do metoda më të veçanta për t’u nxjerrë. Pra ka një kosto pak më të lartë për t’u nxjerrë. Ne, duke ndjekur kontratën, ne vendosëm të vendosim rentën. Renta, dhe këtu e kam vendimin e Këshillit të Ministrave, ndaj dhe të thuash se edhe qeveria- pastaj bën mashtrime, renta ishte 10 përqind e shitjeve të përgjithshme, shumë më e madhe se tatim fitimi pra. Me këtë taksë, të cilën e pranoi kompania, nuk shkoi në arbitrazh, mund të shkonte, mund ta fitonte, por nuk shkoi, ajo ka paguar gjatë periudhës që kemi qenë ne në pushtet, mbi 500-600 milionë euro vetëm rentë. Ka paguar pagesën koncesionere për Albpetrolin. Një përqindje e naftës që nxjerr, kompania është e detyruar t’ia dorëzojë Albetrolit. E ka paguar rregullisht. Në tërësi në të gjitha vitet mund të shkojë në 200-300 milionë euro. Përveç këtyre, tatimet tona vendosën të tatojnë holluesin në hyrje dhe në dalje, që më për mua ishte e padrejtë sepse kjo sasi nafte mund të trajtohej në hyrje, por jo në dalje, sepse e taton dy herë. Por unë nuk kam ndërhyrë, edhe pse atëherë dhe sot kam pasur këtë mendim. Po ata duhet ta zgjidhnin me gjykatë dhe jo me kryeministrin. Se ishte një problem që po u ndërhyri kryeministri tatimeve, ato nuk bëjnë më, i shkatërron. Kanë paguar sigurime shoqërore për 1500 punëtorë, përveç rrogave. Kanë paguar taksën e karbonit. Refuzuan njëherë, por u detyruan ta paguajnë.

Po si mund të thuash atëherë në këtë mënyrë? Këto tregojnë se dikush i ka vënë syrin, ka bërë pazaret. Lubia, kush tjetër? Rama me Lubinë janë këtu, nuk mund ta bëjë kush tjetër, nuk guxon kush tjetër. Kanë gjetur mekanizmat për t’i përzënë dhe për t’ia dhënë atyre që duan, për ta marrë për vete. Nuk mund të them se çfarë ndodh këtu. Nuk e njoh fare kompaninë që e ka marrë. Ajo tjetra ka qenë kompani publike kanadeze e listuar në bursë. Është kompani kineze, nuk e di a është publike. Duhet të jetë e listuar në bursë sepse ka blerë Bankersin, kompaninë nënë. Kështu që ia kanë vënë syrin këta me dikë tjetër. Por një gjë ka, të mos përpiqen me përbaltë në këtë mënyrë dhe të servirin mashtrime dhe gënjeshtra. 20 vite nuk ka dhënë një qindarkë. Çfarë është kjo? Në 20 vite ka dhënë 1 miliard, po të marrësh edhe pagesën ndaj Albpetrolit dhe të tjera me radhë.

Etiketa: BankersBankers Petroleumbelinda ballukuBerishalubiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026
AKTUALITET

Prapaskenat/ Pse po e vonon SPAK kërkesën për arrestimin e Ballukut

18:02 : 29/06/2026
AKTUALITET

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Ramës

13:22 : 29/06/2026
AKTUALITET

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

12:32 : 29/06/2026
AKTUALITET

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

13:31 : 28/06/2026
AKTUALITET

Thirrjet e protestuesve për burg, Berisha: Paguhen nga Sorosi!

12:54 : 27/06/2026
Para

6 vatra zjarri aktive në vend

TË GJITHA

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026

“Rama i frikësuar”, zv.president i PE: Nuk keni pse duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion

22:11 : 29/06/2026

Jonaid Myzyri i OBP i fal 1.1 milion € kunatit të Belës, oligarkut në SPAK Arbër Abazit

21:50 : 29/06/2026

Eurodeputetja Christina Guarda – Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart

21:47 : 29/06/2026

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio